Alfred Lela: Të bisedosh me Kadarenë është si të lexosh një nga librat e tij

Postuar në 12 Maj, 2012 11:21

Gazetari i Mapos, Alfred Lela, e ka takuar Ismail Kadarenë për herë të parë, dhe shkruan mes të tjerash: “.... E takoj shkrimtarin në një bar të preferuar të tij. I tutem idesë se mund të jetë zhgënjyes. Një orë e ca më vonë e kuptoj se biseda ishte si të lexuarit e një prej librave të tij. Ka një humor të errët, të njëjtë me groteskun e romaneve. Është i kthjellët dhe i thellë si një burrë i shkëlqyer, e hokatar si një fëmijë që s’druhet para asgjëje. Nganjëherë nëpër sy i lexohet ngrysja e një turbullimi që duket sikur do i ngjitet mbi ballë për t’u shndërruar në re e rrfe zhgjetare. Kjo zgjat veç pak, por mjafton për të kuptuar se ky errësim, kjo luhatje mes burrit e fëmijës, është atu e një race të përzgjedhurish. Mund të jetë përgjigje për pyetjen nga vijnë perlat në letërsi: Nga ç’ditë, ç’gra e ç’ngrysje?!

Nuk mund të iki, në një ditë plot zheg dhe ethe presidenciale, pa lëshuar një xanxë politike. “E dini pse do të ishit ideal për President të Republikës, zoti Kadare?” Më sheh. “Sepse për nja katër vjet nuk do jepnit asnjë dekoratë”. Një dritëz plot me rrengje i shkëlqen në bebëza: “Jo vetëm kaq”, më thotë, “por do të hiqja edhe ato që janë dhënë viteve të fundit”.”

Re.Pu.

Comments

Submitted by Ilir (not verified) on

Po cfare Kadare flet apo i ben reklam pasi i duhet ndonje cmim. U mundua me te gjtiha metodat te ndryshoje te shkuaren po pret si duket te iki edhe N.Hoxha pastaj te dal tamam "Disident". Po mundohet me lloje menyrash ti bej arnime se shkuares se tij. Vepra e tij  eshte e bukur pasi ngre Folklorin ne Nivel Shkencor duke bere paralelizma me Eposin Grek. por fatkesqesisht Vepra e tij eshte e e prshkuar tej e mbane nga filli komunist, kete nuk duhet ta mohoj qe nuk ka besuar. Ne te kundert minimumi do kishte perfunduar ne Spac, n,q,s do ishte kunder ne mendime. Ka qene edhe NenKryetar i Frontit Demokratik........Pra fatkeqesisht talenti i tij mbeti ne ate sistem.......

Submitted by Jari (not verified) on

Kadare nuk eshte shkrimtar i madh. Ai eshte thjesht shkrimtari me i madh shqiptar. Stili i tij nuk eshte origjinal por i kopjuar andej kendej nga meta fiksioni e tek realizmi magjik. Aftesia e tij eshte qe kete stil ia ka pershtatur klimes shqiptare. Demi me i madh qe Kadareja ka bere ne letersine shqipe eshte se ka vendosur nje standard te cilin te gjithe duan ta kopjojne pa pasur origjinalitet. Kulti i tij eshte i demshem si ne letersine shqipe ashtu edhe ne kulturen tone.Perceptimi i letersise se mire vjen i turbullt nese si standard merret letersia e Kadarese. Shoqeria shqiptare duhet te lirohet nga kulti i vetendertuar i tij. Kur do vije dita qe ta shohim mretin me te vertete te "zhveshur"?

Submitted by Adrian (not verified) on

Kontaktin e pare dhe te fundit me Kadarene e kam patur ne sallen e madhe te Qytetit Studenti ne vitin 1992, muaji tetor apo nentor. Hera e pare qe kthehej nga Franca dhe na "nderoi" me nje si tip bashkebisedimi. Une isha viti i pare dhe cdo gje me bente pershtypje, sidomos emri dhe fama e tij. Por zhgenjimi qe i njellojte per te gjithe ne salle kur pas nje pyetje (pyetja shkruhej ne nje cope leter dhe i shkonte ne dore) ai uleriu si i terbuar: "Kush e ka shkruajtur kete?" E perseriti disa here, pa marre pergjigje. E nderpreu bashkebisedimin duke lene sallen. Cfaredo qe te shkruhej ne ate leter, a nuk meritonte nje pergjigje? Cfare i dogji aq shume? Ose te pakten te respektonte audiencen dhe te reagonte me finese ose me ate "humorin e erret" sic thte gazetari me lart. Brenda meje u thye "miti", ndoshta indirekt vertetoheshin ato qe kishin filluar te thuheshin lart e poshte per "zullumet" e tij. Mund te jem dhe i padrejte, por u zhgenjeva vertet.

Submitted by Kosovari (not verified) on

Cfaredo qe te jete, duhet te jesh i pagdhendur ta mohosh se eshte me i madhi i letrave. P.sh mund te themi qe ishte me i perkdheluri i komunizmit, ose mund te themi (kot) qe ishte kriminel poashtu, ama si mund te themi qe nuk eshte shkrimtari me i madh shqiptar ???

Submitted by neverria (not verified) on

komunizmi e kishte per nder te perkedhelte nje njeri te tille. Njerez pa te meta nuk ka. Por ky eshte si drite krahasuar me shume te tjere + talent te jashtezakonshem. Per mua eshte pakrahasim pena e pare shqiptare  e te gjitha koherave. Prandaj respek ju o zvarranike.

Submitted by Paul Tedeschini (not verified) on

Me neverite personi qe ketu identifikohet me termin "neverria" kur thote "Per mua eshte pakrahasim pena e pare shqiptare  e te gjitha koherave. "

Ti nuk ke lexue asnji nga pendat shqiptare para Kadares. Keto èenda i burgosen komunistet, i torturuen neper hetuesina, i gjykuen si armiq te popullit dhe te partise komuniste, qe kerkojshin Lirine borgjeze prendimore (qe kemi neve sot), dhe mjaft prej tyre i pushkatuan. E jo vetem kaqe, por ua shkyen librat, ua ndaluen librat dhe kush i kishte denohej me burg.

E ku din ti or qyqar te krahasosh Kadaren me ato qe ti nuk i ke lexuar ?!? Pikrisht kete kishte per qellim komunizmi tue zhduke shkrimtaret antikomunist, te cilve u doli fjala se komunizmi do ta zhgatrroje popullin dhe kulturen e tij. Tue i zhduke te tjeret, do te mbette vetem Kadare dhe ti do te thojshe me vone se "Per mua eshte pakrahasim pena e pare shqiptare  e te gjitha koherave.". A e kupton tani te verteten ?!? Mos gabo tjeter here te bejsh krahasime pa baza.

Add new comment

Plain text

• No HTML tags allowed.
• Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
• Lines and paragraphs break automatically.