Greqia në zgrip të humnerës

I pari i Pasok-ut, Venizellos, pati fatin e dy të parëve: dështoi në gjetjen e një shumice në parlamentin grek e në krijimin e një qeverie. Çfarë ndodh tani? Presidenti Papulias do të tentojë të bindë Fotis Kouvellis, kreun e të majtës demokratike me 19 deputetë, që të bëhet në një kolacion me Demokracinë e Re dhe me Pasok-un. Kouvellis-in duan ta bëjnë kryeministër të këtij koalicioni, por ky është duke e shoshitur këtë ofertë. Të pranojë don të thotë të humbasë elektorat, pasi deri më sot ka qenë kundër reformave me BE-në; të mos pranojë i bie sërish keq, pasi sondazhet thonë që zgjedhësit e tij janë të prirur të bëhen me partinë tjetër, Syriza-n, në zgjedhjet e ardhshme.
Nëse dështon çdo gjë, do të ketë zgjedhje të reja pra. Në qershor. Por sondazhet thonë se parlamenti që mund të dalë do të jetë po kaq i pashpresë. Parti e parë do të dalë Syriza me leader Aleksis Qipras-in (me 27% të votave), dhe një koalicion qeverisës ose do të jetë njësoj i pamundur, ose do të jetë mes forcave që duan të rinegocjojnë termat e marrëveshjes me BE-së, gjë që kjo e fundit s’mund ta pranojë.
Shkurt, Greqia është në zgrip të humnerës në çdo rast. E tok me të dhe Europa, s’ka gjë se ministri gjerman i financave thotë se “BE-ja mund të vijojë rrugën e vet edhe pa Greqinë”.
M.N.
Comments
Ke te drejte, po ra ne

Ke te drejte, po ra ne humnere Greqia, qe eshte si nje gur i madh ne qafe te Europes, do ta terheq dhe ate. Per statistike : 75 % te borxhit grek e kane blere qeverite e EU-s ! Ne qofte se Europa nuk do te nxjerr 'eurobondin' ne treg, do te kemi akoma me shume thellim te krizes financiare, me shume falimentim institucionesh financiare, sepse nuk shlyhen borxhet vetem me masa drastike shkurtimesh horizontale por duhet edhe rigjallerim i zhvillimit ekonomik, do 'kortizon' ekonomia...Europa ne fund te fundit di dhe si vepron me Greqine , po ne i dime rrjedhojat qe mund te kemi ?!

Ishalla bie, gjithe ajo

Ishalla bie, gjithe ajo perbuzje ndaj shqiptarve dhe ai shfrytezim dhe ajo mendjemadhesi. dhe ajo tendence per te vjedhur dhe zhvatur trojet shqiptare...................Nuk ka si behet me mire.

Gjermania eshte gati te hedhe

Gjermania eshte gati te hedhe nen autobuz gjysmen e Europes. Kjo eshte Europa kurve. Deshen te behen si ShBA por mbeten vetem nje kopje e shemtuar e saj.Projekti i euros me keto politika eshte i deshtuar. Anglezet nuk qene idiote qe nuk hyne ne euro, greket ishin sepse ishin optimiste per Europen dhe ata i bene kurban. Vendet e varfera duhet te jene pale e te mbeshtesin njeri tjetrin sepse kane histori te ngjashme. Dhe jo te urojne fatkeqesine e tjetrit duke mbjelle urretje reciproke. Rrofte Greqia.

Thembra e Akilit te Europes

Thembra e Akilit te Europes eshte Greqia !

Eshte per tu misheruar , kush
Eshte per tu misheruar , kush gezohet per fatkeqesite e tjetrit.
Fragmentizimi i politikes greke ka ne pasoje te menjehershme, me 15 maj.
Ne 15 maj, greqia nuk do mund te kete ne qeveri, dhe po ne 15maj, skadon ne pjese e borxhit te saj ne tituj prej 430 milionesh..Mbajtesit e ketyre titujve jane nga ata qe nuk lane pranuar shkurtime.Dhe pas pak do ta terheqin Athinen neper gjykatat nderkombetare, si te ishte nje matrapaz i rendomte. Miliona njerez me litar ne fyt. Nje komb i tere i poshteruar nga gangstere financiar qe duan interesat e nje borxhi te papagueshem.
Sakrifica per te shpetuar euron ju thone. Nje vendi qe i kane hequr sovranitetin te shtyp monedhe, ta zhvleresoj ate, te ver barriera doganale, te mosnjohe borxhin. Per te shpetuar euron, qe nuk dime kush e pret kete monedhe, qe pret copa letre, jashte c'do norme mbi te cilen, monedhe vete eshte shpikur. Duam akoma, europen e popujve dhe kombeve sovrane, europianet skllever te bankave. Greqia votoi"keq" ,do ta bejne te votoje "mire".jemi ne europen e imponuar, burgun e popujve.
Fajin Greqise s'ia ka Europa

Fajin Greqise s'ia ka Europa apo Gjermania, fajin ia ka Klasa e vet Poltike qe eshte e zhytur ne korrupsion dhe qe dhane te dhena false per futien ne euro dhe nuk permbusheshin standardet dhe ja pasojat.......ne fund e hane popujt, sic po ndodh me Shqiperine qe Fajin e ka klasa politke qe prej 20 vjetesh e ka futur vendin ne kete gremine ne fund e hane turmat.......Sa per Greqine dhe sot e kesaj dite vazhdon te pretendoje Detin dhe tokat ne jug te Shqiperise......do me me dhe nuk njeh pavarsine e Kosoves.....Kjo eshte greqia folklorike e Ballkanit............

Sqarojme me pare se c'fare
Sqarojme me pare se c'fare kriptojme me Europe, teknokratet dhe banken qendrore europiane, e bankat trans nacionale,apo nje bashkim kombesh sovran. C'fare kuptojme me Gjermanine, bankat gjermane, apo deutschland,si koncept etimologjik dhe shpirteror perkitjeje.
Eshte pushteti absolut i finances qe ben ligjin, eshte ai qe qe financon e emeron klasat politike. Ne greqi, gjermani! Itali e Shqiperi pushteti eshte tjeterkund. Qeverite jane ushtare te bankava. I bindeshin e i binden urdherave. Ishte kaq e veshtire te kontrolloheshin trukimete bilanceve, apo ishte e planifikuar te shkonte keshtu? Sklleverim i perjetshem dhe sekuestrim i pasurive te verteta. Se deti e nafta jane pasuri e jo letrat pa vlere te quajtuara euro. Te shtypura ne menyre arbitrare nga nderrmarje private, te quajtuara banka.BCE. Politikanet ne Shqiperi, kane me pak pushtet se nje kryetar kooperative,as shesin as blejne dete, i binden urdherave te atyre qe i veshen me pardesy gri ne 89 , i prene floket, i hoqen pantalonat e dokut, i dhane celsat e kashtes e i thane ,je Berisha, meta e nano...marionetat tona. Ah, un jam cam, dhe ajo cope deti, ka nje nje tjeter simbolike, ka brenda varre, jete te shkaterruara e te tjetersuara, perfshire e imja.
Ku jane ekonomistet alla Soros alla EUT, alla universiteti europian i biznesit, neoliberistet, pse nuk na e shpjegojne si funksionon economia boterore, europiane, shqiptare.
C'far eshte FMN, banka boterore, BAnca shqipetare, monedha, si funksionon sistemi multilevel i finances.
Cili eshte ndryshimi mes teknokracise dhe demokracise. Merr nje kart monedhe te para 1990 dhe nje te sotme. Schio mire ndryshimet dhe detajet, aty ku fshihet djalli.
Dakortesohem me konceptet

Dakortesohem me konceptet tuaja 'Gingi', pasi ekonomia dhe financat e saj nuk kane lidhje me nacionalizmat e patriotizmat e tundjeve te flamujve e himneve me parimin 'flamurin pa hame dhe bare'. Greqia nuk kembenguli per te hyre ne Europe, Europa e kerkoi me kembengulje si 'faren' e demokracise dhe per hir te saj emertuan dhe monedhen 'Euro' me emrin e lumit qe ndan Europen nga Azia dhe me emerimin grek te kesaj pjese te kontinentit. Madje i pari qe prere monedhen e pare ka qene Simitis, ish kryeministri grek. Kjo per histori...Kur bhesh anetar i nje familjeje te perbashket do te thote qe te jemi te barabarte, te hame njelloj, te pime njelloj,dhe te kontribuojme sipas medhesise e fuqise. Meqenese Greqia ishte e vogel dhe donin t'i rrisnin 'mireqenien' ne thonjeza, filluan t'i jepnin kredi me te medhenjte; dhe per cfare ? Fillimisht, duke acaruar konfliktet me Turqine, duke i ndertuar nje barrikade 'fallco', stimulonin armatimin grek duke shpenzuar jashtezakonisht shume te ardhura buxhetore, me pas duke ekspasionuar ekonomine greke nga firmat elektronike gjermane e produktet 'gabi' gjermane 'Lidl' etj, gjithmone duke u dhene kredi te cilat ishin si 'jorgani qe te le kembet jashte'. Grekt duke u besuar ju hodhen konsumit e abuzimit me 'koke' pa e ditur qe 'pishina' ishte e ceket dhe i beri me trauma...Tjeter; Europa e perdori Greqine si 'kavje' ne rastin e krizes dhe me shume Gjermania, pasi Greqi i kerkoi zhdemtimin e luftes se dyte boterore, qe shkon afersisht sa borxhi publik, kjo Gjermanise nuk i pelqeu dhe nisi t'i shterngoje litarin pak e nga pak. Por populli grek voti kesaj rradhe per ata politikane qe duan te rishikojne 'memorandumin', qe duan te shtyjne afatet e shlyerjes se borxheve, qe duan te 'shtetezojne' bankat duke investuar kursimet ne zhvillimin e ekonomise, etj. Por keto i dhembin Merkelit, jo si individ, por si politike prijese ne Europe. Ndaj dhe hedhin ndonje deklarate presioni ndaj Greqise, por jo me te njejtin ritem e kercenim si gjate kohe se miratimit te marreveshjes, pasi tani 'radikalet e majte' kercenojne qe nuk i njohim firmat e te meparshemve sipas deshires popullore. E cdo beje Europa ?! Do pres kur t'i behet grekut per t'i kthyer borxhet ? Jo dhe jo se ne fund te fundit kestet e 'ndihmes' me interes qe i jepen qeverise greke jane sa per te shlyer detyrimet qe ata kane ndaj shteteve e bankave europiane. Kjo eshte loja e institucioneve financiare;madje te japin kredi qe ti tua japesh bankave qe ato te mos falimentojne sepse u preken interesat por e justifikojne me depozitat edhe pse nuk jane te siguruara kund 100 %. ndonese fitimet i kane terhequr 'golden boys-at'...Tani Caves-i do sundoje ne ekonomine europiane ?Ndaj me prishjen e ekuilibrave politike me Hollande duhet dhe do te rishikohen reformat ne Europe ne dhjeteditorin e trete te Majit, ne favor te zhvillimit e jo te shtergimit. Pleshti nuk ka me dhjame!...

meshiruar o gingi

meshiruar o gingi meshiruar... si ti dhe shqipja jote

Shqiperia e mbeshtet

Shqiperia e mbeshtet fuqimisht daljen e Greqise nga Euro.

Add new comment