Berisha gjen “fajtorët” për gjendjen e sistemit shëndetësor

Postuar në 11 Maj, 2012 06:35

Mungesë ilaçesh dhe mjetesh të tjera shërbimi elementare (aq sa edhe pambukun duhet të shkosh ta blesh vetë), infrastrukturë përtokë, shërbim që jo në pak raste lë për të dëshiruar, kjo është panorama me të cilën përballen shpesh qytetarët që iu bie rruga nga spitalet.

Një problematikë e tillë është kthyer edhe një herë në qendër të debatit publik këto ditë, sidomos pas publikimit të një fotoje të ambienteve të QSUT-së nga disa deputetë të PS-së (foto që shoqëron shkrimin). Në lidhje me këtë, foli sot edhe Kryeministri Berisha, i cili e ka shpallur shëndetësinë prioritet të qeverisjes që në krye të herës. Duket se Berisha e ka gjetur më në fund fajtorin; është mungesa e menaxhimit. “Erdhëm nga një sistem dizastër në këtë plan, pa menaxhim nuk ka sukses. Janë bërë disa hapa përpara të rëndësishëm. Nuk përballohen nevojat duke rritur gjithnjë buxhetin, ato përballohen duke shfrytëzuar në mënyrën më racionale fondet e disponueshme, kërkohet plejadë e re menaxherësh”, - tha ai gjatë një aktiviteti të organizuar paradite nga Organizata Botërore e Shëndetësisë.

Në fakt, shëndetësia nuk ka qenë ndonjëherë prioritet i asnjë qeverisje. Në momentet e negociatave për formimin e maxhorancave, Ministria e Shëndetësisë është përdorur si mjet shkëmbimi dhe iu është kaluar kryesisht aleatëve të partive kryesore. Më shumë se për të përmirësuar shërbimin, spitalet janë përdorur si zyra punësimi apo si burim i mirë të ardhurash nga korrupsioni i drejtuesve.

 

S.E.  

Comments

Submitted by Gingi (not verified) on

Jam gjithnje e me i bindur se qyteterimi, shkalla e ndershmerise se nje populli , korrektesise , sensit qytetar, raporti mes te drejtes dhe ligesise,civilizimit te nje vendi,matet nga gjendja e spiataleve dhe sherbimit shendetesor. Ne foto, pa lezuar dicituren, duket si lager nazist. Vend denimi, vend ku vdes dinjiteti. Ky realitet eshte nje grusht ne stomak.
Nje pasqyre, ku te shihemi te gjithe. Te shohim felliqesine tone. Maskarallekun e atyre qe na qeverisin. Kushdo qe eshte edhe per nnje qindarke te vetme, pergjegjes per ate gjendje , kalofte ditet e ekzistences se tij ne ate ferr ne toke.Te ajo dhome.
U mbytshin nga babezia e tyre.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.