Emrat e deputetëve të diplomuar te Kristali

Gazeta “IDEA”, një botim i studentëve dhe pedagogëve të gazetarisë me mbështetjen e fondacionit “Për një shoqëri të hapur”, ka bërë një investigim (s’është dhe aq e vështirë, pasi mjafton të futesh në sitin e Kuvendit; por duhet çmuar fakti që u ka shkuar mendja), nga i cili ka rezultuar se pesë deputetë shqiptarë janë diplomuar nëUniversitetin Kristal. Është fjala për diploma të freskëta, që ata i kanë marrë pasi kanë marrë mandatin e deputetit. Diplomat, që të pesta, janë të së njëjtës fushë a lëndë akademike; janë diploma të juridikut. Emrat e deputetëve janë: Skënder Hasa, deputet i PS-së, Bedri Hoxha, deputet i PD-së, Ndue Paluca, deputet i PD-së, Rrahim Çota, deputet i PD-së, Artan Gaçi, deputet i PS-së.
Për të evituar spekullimet apo lidhjen me ngjarjen “Renzo Bossi”, duhet thënë se nuk ka asnjë provë që këto diploma janë të rreme, apo të pamerituara. Thjesht janë diploma të marra në Universitetin Kristal.
Re.Pu.
Comments
A moj Shqipni moj e mjera

A moj Shqipni moj e mjera Shqipni. Ne dore te kujt kemi mbetur. Ne kete vend duhet tja mbathesh njehere e mire edhe Naten biles

Redaksia, ju duhet te sqaroni

Redaksia, ju duhet te sqaroni se keto diploma kata deputete i kane te dyta sepse me pare jane diplomuar ne universitet shteteror (publik) por ne fusha te tjera.

Nese vihet re ne faqen

Nese vihet re ne faqen zyrtare zoterijnte diplomen 2 vjecare !!!!! tek Universiteti Kristal e kane te dyte.... por nderkoh do ju rekomandoja te investigoni dhe per deputetin e PS, Azir Gashi, Qarku Durres i cili e ka diplomen e Kristalit si Univeritet te pare, gje qe nuk figuron tek CV e faqes zyrtare te parlamentit. Gjithsesi un sdo shqetesohesha shume per keto deputete sepse gjithsesi ato bejne pjese ne ate grup deputetesh qe jane aty sa per numer, Un do interesohesha per diplomat Mjekesore qe leshon Universiteti Vitrina e ndoshta dhe Zoja e Keshillit te Mire sepse te dashur bashkkombas ato neser do jene mjeket qe do na kurojne, do jene mjeket te cilet do kene ne dore jeten tone dhe te femijeve tone....

Njeri nga keta

Njeri nga keta individe..Gjate kohes qe bente kryetar bashki rezulton te kete qene edhe student ne nje fakultet prane universitetit kristal. Edhe sikur mos kete asnje gje ne kundershtim me legjislacionin,keta individe jane perfqesues te popullit. Dhe nuk eshte e denje per dike qe perfaqeson shtesa,te kujtohet 10 vite perpara se te dal ne pension te ndjek studimet !!!

Beh,,ska zgjidhje per kesisoj problematikash ne shqiperi !!!

Kryetari i ri i Kontrollit

Kryetari i ri i Kontrollit të Shtetit ka jo dy, por tre diplloma (nëse s'ka marrë të katërtën). Asnjë nga profesionet, për të cilat është lauruar, nuk e ka ushtruar ndonjëherë si profesion. Thjesht, i ka marrë për dekor, si stoli, njëlloj siç gratë, që për të tërhequr vëmëndjen e për t'u dukur më të bukura, shtojnë në trupin e pamjen e tyre aksesorë, si unaza, byzylykë, vathë, të kuq buzësh, e të tjera xhingla. Meshkujt e shekullit të ri shqiptar, krahas orve të shtrenjta dhe zinxhirve të floririt, kanë shtuar dhe dipllomat. Kush shqiptar kujton se me sasinë e dipllomave që marrin parallinjtë, shtohen shanset që vëndit t'i jepen prosperitete zhvillimi, konsiderojeni pa druajtje si mëndërisht të disekuilibruar. Arsye dhe Arsim kanë vetëm rrënjën dhe origjinën etimologjike të përbashkët, por jo përmbajtjen.

Kryetari i KLSH diplomen e

Kryetari i KLSH diplomen e pare e ka per inxhinjeri ne shtet se ashtu ishte atehere te detyronin ku te studioje ndersa tjetren e ka marre menjehere pas 90 per Finance ne shtet, keshtu qe analogjia jote kushdoqofsh nuk qendron.

Përshëndetje Vlora! E di që

Përshëndetje Vlora! E di që të parën e ka marrë para '90-tës. Ajo me të cilën ju mund të ndihmonit në koment do ishte nëse mund që të na thuash, a e ka ushtruar si profesion ndonjë nga 3 diplomat? Qëllimi im nuk është të denigroj personin, por nëpërmjet shëmbullit të demaskoj sistemin arsimor të sharlatanve. Unë munda të marr vetëm një diplomë dhe profilin e saj e përdora parreshtur 30 vjet. Kështu ka qenë në kohën time. Diplomat nuk ishin stoli.

Pse, po ti kene diploma te

Pse, po ti kene diploma te dyta dhe te blera, i ben me pak pergjegjes ne nje fare menyre? C'jane keto budallalleqe!!! Dihet qe keta deputete i kane blere dhe nuk kane qene asnjehere neper kurse. Si mundet ti ndjekesh klasat duke qene ne pune dhe madje deputet?! Si mundet te mendoni qe nje deputet shqiptar te ndjeke 3 apo 5 vjet tek nje universitet si Kristali ku studjojne kryesisht 'shpellare'. Tek Kristali i japin diplomat pa shkuar studenteve ordinere qe jane askushi dhe notat 6-7 e ke te garantuar, pasi ne Kristal nuk ka mbetur njeri deri tani, jo me nje deputet qe e bejne te diplomohet me 9-10 pa shkuar fare. Puna eshte nuk ke si ta vertetosh qe personi nuk ka shkuar ne mesim, dhe prandaj duhej te ishte nje rast ekstrem si Enzo Bossi qe nuk mund ta merrte dot ne shqip dhe pa qene fizikisht qe te provohej, por kjo nuk eshte gje tjeter vetem maja e ajsbergut per ate cka ndodh ne Kristal. Pa beji nje here provim shteti ketyre deputeteve, pa pyeti nje here pedagoget e tyre a i shifnin ndonjehere ne klase! E vetmja menyre eshte nje provim i thjeshte qe ti dali lyci!

Ne Inspektoratin Qendror

Ne Inspektoratin Qendror Teknik, si shef i sektorit te IT eshte nje person qe vazhdon per regjisur ne itali,dhe bleu nje diplome te ing elektronike fallco te Kristali...ka gati dy vjet qe ai punon ne kete pozicion...si ky ka dhe shume te tjere po ne kete institucion

Anonim! Di plot raste, por

Anonim! Di plot raste, por njëri është hata fare. Tropojan me 8 klasë, nuk e ka të mesmen, punon jurist në një dikaster. Po u hymë këtyre, nuk mbarojmë. Tirana është mbushur plot, por jo vetëm që atyre nuk do u hyjë gjemb në këmbë, por neve ka rrezik të na hyjë ndonjë hy në b... E lëmë fare më mirë. Flasim për ndonjë muhabet sporti.

Pse nuk nxirrni dhe nje liste

Pse nuk nxirrni dhe nje liste me deputetet qe japim mesim ne Universitetet private, ose udheheqin diploma, etj. nxirrni dhe shperblimet qe kane marre ne keto 3 vjet

dhe do te kuptoni shume mire qe shteti eshte kapur. Te dhenat duhet t'i kete zoti Llalla, pasi per te qene te ndershem ata i deklarojne.

Beheni dhe per ca zyrtare te larte te KM, Ministrive dhe institucioneve te Pavarura.

Universitetet tona perfshire edhe ate shteteror jane te mbytur nga korrupsioni nga fiktiviteti dhe nga cilesia teper e ulet e mesimdhenies dhe e studenteve qe i ndjekin ato. Jane te paket studentet qe e kane merituar diplomen e nje univrsiteti. Korrupsioni i ketyre 20 vjeteve e ka degraduar arsimin tone ne nje shkalle te papare sa mjafton te shohesh se sa gabime ortografike ben nje student per te pare nivelin e arsimit tone. Pa u goditur fenomeni Korrupsion ne cdo drejtim shqiperia do shkase ngadale ne injorance dhe publiku do te bjere ne dore te te paafteve te c'do profesioni dhe rangu. Mungesen tone te qytetarise per te kerkuar me force ndalimin dhe denimin e e ketij fenomeni (korrupsionit) qe po permbyt si cunam c'do fushe te jetes do ta paguajme me injorancen, padrejtesine,varferimin,shendetin dhe te ardhmen tone.

Add new comment