Anila & Eva e çojnë në Gjykatë Florenc Hoxhën

Postuar në 10 Maj, 2012 12:19

Ju kujtohet lajmi që kish për personazh Florenc Hoxhën, drejtor i Policisë Bashkiake, i cili – kështu thosh lajmi – ushtroi dhunë më 6 shtator 2011 ndaj dy punonjësve ‘socialiste’ të Bashkisë? Tani ajo çështje, falë këmbënguljes së dy grave-viktima të dhunës së tij, ka kaluar për gjykim. Ja ç’thonë Anila & Eva në një njoftim të tyrin: “Më në fund, prokuroria pas disa muajsh hetime konkludoi se provat që ne paraqitëm për dhunën e ushtruar përbënin shkelje ligjore, prandaj dosja iu përcoll Gjykatës së Tiranës. Me gjithë përpjekjet që u bënë nga ana e drejtorit të Policisë Bashkiake, z. Florenc Hoxha për të ndikuar në proces që dosja të mbyllej, me këmbënguljen dhe vendosmërinë tonë arritëm që ta bindnim ligjërisht organin e akuzës që drejtësia të bëjë punën e saj. Vendosmëria jonë për t’i shkuar deri në fund kësaj çështjeje, tashmë është konsoliduar dhe përpjekjet tona nuk do të reshtin. Jo vetëm për dinjitetin tonë moral, por dhe për dinjitetin e fëmijëve dhe familjeve tona, por ç'është më e rëndësishme, për kauzën e lirisë dhe dinjitetit të gruas shqiptare. Në rast se ne do dyzoheshim apo do të demoralizoheshim, çfarë mund të presin nga shteti, nga shoqëria si dhe nga organizatat në mbrojtje të tyre ato zonja që dhunohen në mënyrë barbare në familje dhe që nuk kanë potencialin dhe zërin e duhur për ta përballuar këtë luftë?!

Unë dhe Eva do të kërkonim që në seancat tona gjyqësore të merrnin pjesë perfaqësues nga ju për ta bërë me zë dhe sinjifikative betejën tonë tashmë të përbashkët kundër dhunës kudo që ajo shfaqet. Do të shpresonim në solidaritetin tuaj duke ju njoftuar se seanca e parë fillon më dt.15 Maj 2012, ora 9:30 në Gjykatën e Tiranës, me gjyqtar z. Petrit Çomo.

Me respekt,

Anila & Eva”

Re.Pu.

Comments

Submitted by Anonim (not verified) on

<p>Sa per drejtorin e ri e kam te qarte cfare plehre mund te jete por per Anilen dhe Even kam nje pyetje. Si e moret vendin e punes ne bashki??&nbsp;</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.