Berisha në botimin e vjetër: Do mbështes një personalitet të PD-së

Që Fatos Nano nuk ka marrë atë që priste nga Sali Berisha, kjo u mor vesh në orën 15.10, kur ai doli më shpejt se sa pritej nga takimi, dhe kur iku pa u takuar me gazetarët. Por në njoftimin e dalë nga kryeministria lidhur me këtë takim (është një njoftim më i gjatë se sa duhej), të bën përshtypje qëndrimi i Berishës; qëndrimi i Berishës, jo ndaj Nanos, por ndaj momentit presidencial. Ja ç’thuhet nga spin doctor-ët e kryeministrit (në fakt është po ky vetë, hëm doctor, hëm spin): “Kryeministri theksoi, se qëndrimi i bërë tashmë publik në mënyrë të përsëritur prej tij ndaj kandidaturës së zotit Nano për President të Republikës, ka lidhje tërësisht me spektrin politik, detyrimet që rrjedhin nga përkatësitë e ndryshme në këtë spektër dhe se ai mbështet dhe do të mbështesë një personalitet të shquar të Partisë Demokratike në postin e Presidentit të Republikës.”
Paska ndryshuar mendje! Është kthyer në pozicionin e tij të fillimit, nja gjashtë a shtatë muaj më parë, kur Topalli nanurisej me ëndërrën presidenciale. Qyqja ajo! Do të fillojë të nanuriset sërish pas kësaj deklarate. Por do ta ketë kot.
M.N.
Comments
Me thene te drejten nuk e

Me thene te drejten nuk e prisja te ishte kaq eksplicit pas takimit me Nanon !? Per mendimin tim variantet jane dy:

Ose e ka ndare mendjen te zgjedhe nje te PD dhe do zgjidhet nje i PD.

Ose perdor strategjine e tij te zakonshme qe deklaro ekstremitetet qe dhe kur ti beje Rames ndonje leshim sa per sy e faqe, ketij te fundit ti duket se cfare u be.

Edhe une jam dakort me

Edhe une jam dakort me Bracen. Ti Muci je shume siperfaqesor por ske faj se te vjen nga fakti qe je i trashe.

Berisha eshte politikan,

Berisha eshte politikan, eshte me plot kuptimin e fjales ! Edhe 'bathet' po te mos i kete, ai di fare mire ti trazoje me 'miq' e 'armiq', qe ujrat t'i cojne ne mullirin e tij, ku do te bluaj cfare i do kokrra e qefit. Dhe 'mokrat' po rrotullohen...

...dhe ne ate version e duam

...dhe ne ate version e duam o Muco! T'i beje lemsh keta politikanet tane amatore! Dhe sic thote edhe nje miku yt zullumi keputet duke u trashur...

Add new comment