A do të veprojë prokuroria kundër Fahri Balliut?

Postuar në 25 Shtator, 2011 05:26

Videoja e re e përgjimit të Dritan Prifitit ka gjasa të publikohet së shpejti, por ajo nuk pritet të kapë në befasi ndokënd, pasi përmbajtja e saj dihet, tanimë. Është fjala për një bisedë midis Dritan Priftit dhe Fahri Balliut në po atë zyrë, ku u bë dhe biseda tjetër e famshme, ajo mes Priftit e Ilir Metës. Videoja është në prokurori, dhe Prifti ka kërcënuar se do t’i hapë dritën jeshile publikimit të kësaj videoje veç nëse prokurorët nuk do të vihen në lëvizje.

Gazetat e sotme, në mungesë të prononcimeve të dorës së parë nga Dritan Prifti, i janë referuar shpjegimeve që ka bërë deputeti I PS-së, Erion Braçe, në profilin e tij në facebook. Afera ka të bëjë me skrapin, që kanë dashur t’ia shesin me kontratë një kompanie ruse. “Njeriu i afërt i Berishës dhe përmbaruesi i punëve të Ilir Metës shprehet në një moment të bisedës me Priftin se ‘ka aty plot për të gjithë, edhe për mua, edhe për Ilirin, edhe për ty’”, hedh dritë Braçe mbi përmbajtjen e videos. Kuptohet, “njeriu i afërt i Berishës dhe përmbaruesi i punëve të Metës” është Fahri Balliu, emri i të cilit ka dalë edhe në aferën e Gërdecit..

Prokuroria nuk ka vepruar deri tani, dhe nuk ka gjasa që të veprojë. Fahri Balliu vijon të jetë mik familjar i kryeministrit, gjë që duket dhe nga fotoja që shoqëron këtë lajm.

E.G.

Comments

Submitted by InA-N (not verified) on

<p>Do veproje aq sa veproi ne ceshtjen e Gerdecit ku fahroja dhe e bija rezultojne ndertues te fabrikes se vdekjes. Por, kjo nuk do te thote se s&#39;kane per t&#39;u ndeshkuar asnjehere. Gjithkush eshte i denuar te pergjigjet per mekatet e tij nje dite.</p>

Submitted by Gjeto (not verified) on

<p>Fahria me rusin? Edhe me rusin? C&#39;mendon valle i lumi bord drejtues i instiutit &#39;Alcide de Gasperi&#39; per kete devijim te ri Abatit Faria nga rruga e drejte dhe e shenjte? Me rusin? Edhe nje here? Ah...</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.