“Pëllumbi” Pollo: Pakti i Ramës, një lloj poshtërsie

Postuar në 24 Shtator, 2011 01:42

Përgjigjen e parë në të nxehtë ndaj paktit të propozuar prej Ramës për integrimin europian e dha dje ministri Genc Pollo në emisionin “Debat" të Alfred Pezës në “Vizion Plus”. Ai kishte dëgjuar në radio për paktin me 10 pika të Ramës, gjatë rrugës për në studion e emisionit, dhe nuk komentoi me hollësi për të. Por, gjithsesi, ai e dha një vlerësim të përgjithshëm. Pollo, i cili shquhet ndër ministrat e qeverisë Berisha si një “pëllumb” në komunikimet publike, zgjodhi dje të jepte një përgjigje “skifteri”. Ai tha se propozimi i paktit prej Ramës një ditë pasi partia e tij nuk kishte votuar në parlament disa ligje që kërkonin shumicën e cilësuar prej 3/5 ishte “një lloj poshtërsie”. Sipas Pollos, e enjtja ishte afati i fundit për t’i dhënë BE-së sinjalin se politika shqiptare po bashkëpunonte për të realizuar 12 detyrat e famshme që na ka caktuar për të na dhënë statusin e vendit kandidat brenda këtij viti. Ai tha se progres-raporti për Shqipërinë aprovohet në 12 tetor dhe tani nuk ka më praktikisht mundësi që të ndryshohet.

Cilësimi “një lloj poshtërsie” që Pollo i bëri në të nxehtë propozimit të Ramës, është shumë shpresëhumbës. Kur Pollo, ndoshta politikani më europianist i mazhorancës, flet me këtë gjuhë, mesazhi që mund të lexojmë është se fryma e përgjithshme në kampin qeverisës është shumë refraktare ndaj çdo kompromisi me opozitën. Pavarësisht se Pollo u mundua të shpjegonte me argumente burokratike pse është e pamundur këtë vit të ndryshohet kursi i procesit të vendimmarrjes së BE-së për statusin e vendit kandidat për Shqipërinë, dukej qartë se objektivi i tij ishte që fajin t’ia vinte opozitës për dështimin.

Në fakt, mesazhi i fortë i ministrave të jashtëm të Italisë dhe Greqisë në Tiranë të krijonte përshtypjen se e enjtja e kaluar nuk ishte vërtet afati i fundit për t’i dhënë BE-së sinjalin e normalizimit të politikës shqiptare. Një nënshkrim i shpejtë prej Berishës i paktit të propozuar nga Rama do të ishte një sinjal, që sado i vonuar, mund të mos injorohej nga Komisioni Europian deri në 12 tetor, kur do të publikohet progres-raporti i Shqipërisë. Por edhe sikur të injorohej nga Komisioni Europian deri në 12 tetor, mund të mos injorohej nga Këshilli i Ministrave të BE-së në 12 dhjetor, kur merret vendimi përfundimtar për statusin e Shqipërisë. Një zhvillim kaq i rëndësishëm paqësor i politikës keqazi të përçarë shqiptare do të merrej parasysh nga Këshilli, edhe pse mund të mos jetë pasqyruar në progres-raport.

E.Z.

Comments

Submitted by Reformer (not verified) on

Ky quhet "sikleti nga Pakti". Ne fakt maxhoranca nuk ka fare hallin e paktit dhe aq me pak ate te pranimit ne Europe. Qeveritaret tane kane "halle" te tjera!

Submitted by Fatmiri (not verified) on

Po jetojme nje nje kohe te genjeshtert, kur "statusin" po na e shesin si me te rendesishem sesa ndertimi i nje demokracie funkionale dhe i shtetit te se drejtes. Duke pare te gjitha zhvillimet e koheve te fundit (po me mire qe prej Gerdecit), kujtojme se do ti hedhim hi syve europes me nje "shtrengim duarsh" te Rames me Berishen, per ti treguar se ketu gjerat shkojne vaj.

Nese nuk fillohet realisht te punohet per ndertimin e kesaj demokracie, per reformimin e sistemit te felliqur gjyqesor (ku njerzit ta ndjejne praktikisht veten te barabarte para ligjit) nuk ka cna duhet ftesa per "statusin". Me kete ftese, do ti shtohet jeta Berishes (sic ndodhi me NATO-n) dhe asgje nuk ka per te ndryshuar.

Njerez, mos u genjeni nga keto perralla te bukura!

Submitted by Artur 68 (not verified) on

Ne nje kafaz skifterash, siç eshte P.D-ja, nuk ka vend per pellumba dhe  delfine.Behet fjale per skiftere te maskuar si pellumba te cilet ne rastin me te pare bihen pre e instikteve te kushtezuara prej liderit te tyre.

Submitted by Anonim (not verified) on

Kushdo duhet ta kuptoje se Berishes nuk I shqeteson fort kjo ceshtje e raportit Evropian per bashk/asoci dhe ne forma infantile perpiqet ta paraqes si pergjegjesi e Rames. Ai perpiqet te luaje me Ramen si macja me miun dhe ta kompleksoje kete te fundit ne cdo hap (dhe duket seja ka dale mbane mjaft here). Fati apo e ardhmja e vendit eshte totalisht sekondare per Berishen, pasi "loja politike" dhe mbajtjae pushtetit eshte qellim ne vetvete per cdo diktator. Kostoja e shkaterrimit dhe abuzimit qe ky ngaterestar do te lere mbrapa do te jete po aq ne mos me e made edhe per ata birbo qe e ndjekin mbrapa apo e mbeshtesin kete psikopat shoqerisht te rrezikshem. Me Berishen nuk mund te behen marreveshje dhe te kesh mirekuptim politik, berisha merr vesh vetem drurin dhe hurrin. Pa dyshim qe ka mbledhur rreth vetes kriminel ordiner te hurrit dhe litarit dhe ka marre peng pothuaj gjithe institucionet dhe bizneset e vendit, por ai nuk shumicen e popullit me vete dhe ai edi kete. Nje ditedo ti vije fundi edhe atij dhe eshte detyra historice e opozites qe te jete ne krye te ketij populli opozitar jo te merret me editoriale shpesh patetike. Nese Rama nuk e di se cfare do te bej pas 10 pikave qe Sejmenet e Berishes po e poshterojne perseri atehere me mire te ike sa me pare nga ai rol dhe te vazhdoje luftene tij si opozitar I thjeshte ...

Submitted by backa (not verified) on

tehere Rama duhet te beje dhjete poshtersira qe te quhen Pakt.Ky kuqalashi ben sikur eshte gjithmone ne letargji,po kur s'e ke mendjen te kafshon.

Pune gjarperinjsh.

Submitted by sinan hibro (not verified) on

Ne fakt reagimi i pare pas propozimit  10 pikash te E.Rames , erdhi nga nje " rose " si Adriana Gjoni , po te perdornim nje term te ngjashem me pellumb e delfine etj. qe perdoren rendom ne komentet e mesiperme ; zonje ne fjale ish apo akoma zv.ministre , nuk merrej vesh si e mori iniciativen te reagonte e para ; jo vetem per momentin , kur BE pret sinjale kompromisi, por edhe vete per staturen e saj ne PD , ajo eshte e kategorise 7 apo 8 ne hierarkine e PD. Me pas doli Pollo ....kuptohet me idene qe " ustai " qe ndodhet perteh detit , ta mbaj shenim ... Duke mos patur as tagrin as kellqe qe te bente analizen apo reagimin ndaj propozimit , e beri veten qesharak , duke e quajtur ate thjesht " poshtersi ".Nuk eshte e udhes te perdoresh ne shkrime apo komente fjalor te papershtatshem - ne fakt ne gjuhen e sotme ka fituar qytetarine fjale " plehre ". Me kohe vras mendjen cfare " plehre " duhet te jete nje njeri qe di gjuhe te huaj, ka mbaruar shkolle te larte ...etj.

Add new comment

Plain text

• No HTML tags allowed.
• Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
• Lines and paragraphs break automatically.