Ambasadori turk përshëndet nisjen e trupave shqiptare në Afganistan: Dëshmi e lidhjeve vllazërore në shekuj

Postuar në 06 Qershor, 2016 13:27

Një kontingjent i Batalionit Komando të Forcave të Armatosura shqiptare u nis me mision paqeruajtës në Afganistan, në kuadër të kontributit të FARSH në operacionin e NATO-s “Resolute Support Mission”.  Kontigjenti i katërt paqeruajtës i FA shqiptare do të shërbejnë për një periudhë 6 - mujore në Afganistan dhe do të veprojnë në përbërje dhe varësi të Komandës Rajonale turke në Kabul. Ambasadori i Turqisë në Shqipëri, Hidayet Bayraktar, në fjalën e tij përshëndetësë tha se "FA turke dhe FA shqiptare, kanë rritur performancën e tyre në fushën e mbrojtjes, duke treguar lidhjen e ngushtë mes popujve tanë, mbështetur në lidhjet vëllazërore në shekuj".

Në njoftimin e Ministrisë shqiptare të Mbrojtjes, nënvizohet se rreth 6 mijë ushtarakët e FA shqiptare janë trajnuar me afate të shkurtra apo të gjata në Turqi, ose në Shqipëri nga FA turke. Z. Bayraktar shprehu bindjen e tij se kjo njësi e re që do të niset për Kabul, do t’i përmbushë më së miri detyrat e saj ashtu si edhe tre kontigjentet e mëparshme.

Comments

Submitted by Ubs (not verified) on

Turp, se çlidhje kemi ne me Afganistanin apo Turqine nuk e di.
Atdheu nuk mbrohet ne Afganistan.

Submitted by Tfagos2 (not verified) on

C'thot ai ambassadori islamist turk?
Ju te albanistanit keni lidhje shekullore vellazerore nw turqit?
Bravisimo felliqesira turq te regjimit Rama!

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.