Konfirmohet se eshtrat e Seviljes janë të Kolombit. Spekullohet për origjinë hebreje ose Agote

Postuar në 13 Tetor, 2024 15:35

A ishte Kristofor Kolombi një hebre? Në kontekstin e një lufte të ndezur në Gaza, përkundrejt një Izraeli që po kryen genocid të pastër duke vënë në pikëpyetje të gjithë kauzën morale të hebrenjve si viktima unike të qytetërimit perëndimor, në media në Perëndim po qarkullon ky lajm rehabilitues që duket se u kujton të gjithëve anën e ndritur të Hebreut. Çështja ka dalë në Spanjë, pas hulumtimeve 20 vjeçare të drejtuara nga Antonio Luentes i universitetit të Granadas dhe konsiston në studimin genetik të atyre që mendohen se janë eshtrat e Kolombit.

Trupi i eksploratorit mbahej në një katedrale në Sevilje që nga viti 1899 kur Spanja humbi kontrollin e Kubës ku edhe qëndronte deri më atëherë. Për shkak se trupi përgjatë shekujve është zhvendosur disa herë, nga Valadolidi në Santo Domingo e mandej në Havana e mandej Sevilje, ka patur spekullime nëse bëhet fjalë për origjinalin apo jo. Në vitin 2003 u dha leja për të hapur varrin dhe nisur hulmutimin genetik.

Gazeta spanjolle “El Pais” e cek përciptazi origjinën eventuale hebraike të Kolombit - Cristobal Colon në spanjisht - duke e cilësuar “spekullim” duke qëndruar më shumë në faktin se eshtrat e Seviljes janë të Kolombit. Ndonëse po qarkullon edhe një spekullim tjetër se Kolombi i përket një pakice pak të njohur – Agotëve, që supozohen se rrjedhin nga fisi gjermanik i visigotëve që u zhvendosën në Mesjetë nga Franca në Navarra. Ndërkohë mediat britanike kanë rendur te sensacioni i origjinës hebraike të eksploratorit që deri më tani e dinim për italian të lindur në Xhenova.

Në kromozimin Y dhe në atë të mitokondrisë të djalit të tij Hernando, ka gjurmë të përputhshme me origjinën hebraike

citohet Lorente.

Idenë e përforcon edhe deklarimi i një historiani si Francesc Albardaner, sipas të cilit Kolombi rridhte nga një familje endësish mëndafshi nga rajoni i Valencias. Me ligjin e kohës sipas tij, Kolombi mund të qëndronte vetëm tri ditë në Xhenova si hebre që ishte. Persekutimi ndaj hebrenjve sefardikë çoi në deklarimn e Kolombit si katolik. Një tjetër hulumtim që rrëzon hipotezën e origjinës italiane është kaligrafia e tij. Studiuesit spanjollë spekullojnë se ai ishte me orgjinë nga Mesdheu perëndimor, harkua i Spanjës mesdhetare apo ishujt Balere.

40 letrat e firmosura prej tij dëshmojnë për një shkrim në kastiliane pa ndikimin kaligrafik italian, ndërkohë që Albardaner nënvizon se ndonëse në Siçilinë e kohës kishte rreth 40 000 hebrenj, ishulli në atë kohë ishte nën kurorën e Aragonës. Të gjitha këto janë mbledhur në një dokumentar të posaçëm që duket se rihap një diskutim të vjetër.

s.zaimi

Comments

Submitted by Marjan (not verified) on

Na rastin me te mire eshtrat jane te ekploratorit te famshem dhe pas analizave dalin qe ka nje filiz ebraik ne to. E pastaj? Pse qenka ky nje lajm qe ekuivalenton krimet e luftes te ushtareve te shtetit te sotem ebraik?
Nese ne ndonjefare menyre pranojme kete, a duhet te pranojme edhe qe Adof Hitler dhe Raihu i III coi boten nje hap me perpara me ndertimet infrastrukturore dhe perparimin teknolgjik qe solli?

Submitted by redaksia on

Kush tha qe ekuivalenton? U vu ne dukje qasja e ndryshme e mediave spanjolle nga ato britanike. Keto te dytat cilesojne Lajm origjinen hebraike te Kolombit, nderkohe qe objekti i hetimit ka qene ishin apo jo te Kolombit ato eshtra. Ne Wikipedia p.sh "origjina hebreje" e kujtdo qe ka nje kontribut theksohet perhere, si nje vecanti per te cilen duhet te informohemi perhere ne menyre te posacme. Nuk ka asgje te keqe, por eshte politike. Kaq kuptohet. 

Submitted by marjan (not verified) on

Nuk e dija qe paska vende si puna e Wikipedia, qe nese dikush qe ka dhene kontribut te cfaredolloji qofte, por nese eshte edhe ebre, ndjehet detyrim te shkruhet. veprim qe nuk shihet i nevojshem psh nese eshte kinez a gjerman, viking a pakistanez. Te them te drejten qe kur doli FB, e mendova si nje version teen te wikipedias. Kush di shkrim e kendim i jep te drejten vetes (padyshim bazuar ne te drejtat e njeriut tashme te firmosura nga shumekush) te shkruaje romane, te publikoje rezultate kerkimesh, te beje analiza te gjata, te gjera e te thelluara.
Me kete nuk kam asgje kundra.
Por, kur pastaj na dalin ca si me te barabarte mes te barabarteve, qe nese hane groshe nga ajo e mira lara lara, e ndjejne te nevojshme te thone "pa pa pa sa lezecem pjerdh ky...." si askush me pare. Aq me shume qe kur diku aty nga java dikush ia fut nje pordhe, fillojne krahasimet "a ishte e te njejtit nivel me ate te shek VI BC? A ishte po aq virtuoze sa te klasifikohet afer me ate qe e bejne vetem ata?
Ketu me prishet kandari pastaj.
Une nuk dua, po se si me dalin vete krahasime si ai me lart.
Gjithsesi ne rastin konkret, duket se vertete po shkruajne se Kolombi eshte nje ebre spanjoll. Nga e cila per rregull treshi, gjithe cka prek Kolombi i shkrete me dore i bie te jene te tille. Dhe meqe nga kontinenti i ri sot shyqyr zotit jane shperndare anembane botes, i bie qe gjithe bota te jete e tille.
Nese ecim me kete logjike, i bie qe keta vrasin njeri-tjetrin.

Submitted by Aqif (not verified) on

Kasaphana qe Israeli po ben ne Gaza dhe Liban do te ndalonte menjehere sikur BE dhe USA te nderprisnin furnizimin me armatime te ketij etniciteti te mbjellur ne Palestine. Por, qe te dy kontinentet nuk duan. Njeriu i bardhe nder shekuj ka shfarosur miliona njerez ne te gjitha kontinentet, perfshi ketu edhe ne kete Kontinent.

Pastaj, SHBA nuk do te ndalet kurre ne kasaphanat kundra arabeve. Ajo e ben ne rradhe. Kur ndalet, ja fillon Israeli. Arabet jane si shqiptaret, nuk ecin perpara pa patur mbi supe padronin Perendimor.

Palestinezet , Kashmirasit, irlandezet, Mauritius dhe Qipriotet jane viktima te Britain Britanikeve.
Genocidi do te vazhdoj deri sa Baba Mondi te na zbarkoj Palestinezet nga Pomporet ne Drac.

Submitted by Plaku Xhuxhumaku (not verified) on

PSe me Kristofor Kolombi nuk ka qene shqiptar??? Ai duket nga hunda qe eshte shqiptar 24 karatsh, sigurisht nga ata te parapushtimit turk.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.