Liria dhe Graria

Postuar në 13 Shtator, 2024 17:36

Kjo që po konsumohet në Parlament – me vetëdije të plotë – me Olta Xhaçkën, deputete dhe ish-ministre, ardhur nga shoqëria civile dhe shkolluar në Perëndim, shtron nevojën e një diskutimi të pastër për rolin e femrave në jetën publike dhe në politikë në veçanti. Përfshirja e femrave në mënyrë të barabartë në jetën publike nuk ka ndonjë gjë inovatore në Shqipëri. Për emancipimin e femrës flitej gjerësisht edhe në regjimin e Enver Hoxhës dhe në të vërtetë dalja e femrës nga shtëpia në konvikt është revolucioni i parë real.

Loja mediatike me inkuadrimin e femrës në kuota të siguruara përfaqësimi zbardhi një agjendë disi cinike që e sheh gjysmën e shoqërisë si pakicë të margjinalizuar, ndërkohë që hapja e dyerve në këtë mënyrë, ishte një rrugë e shkurtër që eliminoi kriterin bazë dhe universal të sistemit: konkurimin.

Flitet për barazi shansesh dhe jo barazi përfaqësimi, pasi kështu eliminohet gara.

Megjithatë, politika katundareske e Shqipërisë e bëri të vetën këtë agjendë: ajo miratoi kuota dhe mbrojti me të madhe, si arritje madje përfshirjen e madhe të femrës në vendimmarrje. Kanë kaluar 2 dekada me këtë lodër dhe ne mund të japim një gjykim fillestar për bilancin e kësaj politike.

Çfarë kanë sjellë femrat në jetën publike në Shqipëri? Më shumë liri, më shymë frymëmarrje, më shumë ndjeshmëri për jetën, etikë të re, moral ndryshe? Faktet na thonë që Jo. Nëse marrim shoqërinë civile, na shfaqen të njëjtat fytyra, tashmë të plakura e rrëgjuara, që sa hapin gojën kuptohen që janë kurtizane të mirëqenies së vet dhe asgjë më shumë.

Nëse marrim politikën e kemi edhe më të thjeshtë të kuptojmë majat e reja të vanitetit dhe cektësisë në krye të vendit. Mban mend kush një fjalim të vetëm në Parlament nga një deputete? Një fjalim të denjë për t’u quajtur Parlamentar? 

Ish-kryetarja e Kuvendit, Topalli, ishte shembulli i Hallë Esmasë në oxhakun e Mato Grudës, ku Mato nuk kishte, por ndonjë Tosun Baç edhe po.

Femrat socialiste, kjo kategori e politikës së pudrës, hyjnë në kronikën politike me prezantimin e përzgjedhjes të më të mirave, të edukuara, të civilizura, nga familje të mira dhe sidomos: të veshura mirë! Për kujtesë: këto dallojnë nga modeli Dade, që ishte në politikë që ditët e para të pluralizmit. Socialistet e Bashkisë së Tiranës, shndërruar mandej në Amazonat e Rilindjes dhe Buxhetistanit u sollën për dore në parti e mandej në qeveri. Si shpurë shumëngjyrëshe dhe festive e dikujt që i kishte mbushur mendjen vetes se ishte i pari në çdo olimpiadë. Në fakt z. Rama I shpërbleu jo pak: ministre Mbrojtjeje, kryetare Kuvendi, zv.kryeministre e me radhë, të gjitha në linjën e parë të skandaleve dhe me një vetëçensurë të habitshme.

Gafë pas gafe, e kasetë pas kasete, këto zonja tashmë që kanë hedhur pas shkëlqimin e zonjushave të dikurshme janë asgjë më shumë se dekori i një njeriu të vetëm, që flasin kur duhet, si duhet, qeshin në mënyrë automatike dhe heshtin sikur të ishin në tabelë të nderit. Ato flasin me prezencën e tyre, jo me mendjen.

Ta heqim mënjanë Mirela Kumbaron nga ky grumbull grash, sepse zonja ka një emër profesional dhe publik para hyrjes në politikë edhe pse shpërfytyrimin publik e ka arriitjen e vet kryesore.

Çfarë të çudit me këtë stallë të diplomuarash kudo, është se në finalen e tyre, ato nuk thonë asgjë. Njëherë të vetme! Një polemikë, një replikë serioze pa referuar “siç e ka thënë kryeministri”, asnjë akt politik për t’u shënuar.

Pse vallë kjo mykosje? Ky kufizim! Pse kjo dorëheqje nga liria e të menduarit!

Femra në politikë është padyshim një pasqyrë e femrës së zakonshme në Shqipëri, e cila ka fituar përherë e më shumë pavarësinë ekonomike, e me këtë edhe të drejtën e pronës mbi trupin e vet, deri më dje domen i Familjes dhe Familjarit. Po çfarë po bën me këtë liri, këtë pavarësi? Asgjë thuajse. Përherë e pasigurtë, përherë në Instagram dhe jo rrallë duke u rrahur e pështyrë rrugëve. Jetojmë në një kohë që ka një të mirë të madhe: sot profilin e femrës e bën ajo vetë, jo shoqëria, komuniteti e kështu me radhë. Shpërdorimi i kësaj mundësie dhe reduktimi i saj në rënkimin e përjetshëm të femrës që sa del nga pragu i shtëpisë ka një botë burash të ligj, është alibia që ushqen pikërisht lodrën e politikës për të cilën folëm më sipër.

Në fund të fundit: nuk ka një femër të vetme në jetën publike të cilën e dëgjon kush. Qameti e Shohin! Dhe kjo jo për paragjykim dhe përçmim, por sepse me zgjedhje, një pjesë e tyre janë aty si bishti i dikujt.

PS: Fotoja është vetëm për qëllim ilustrues. I njëjti karakterizim vlen edhe për rolin e femrës në media, ku fatkeqësia është edhe më e madhe sesa në politikë

s.zaimi

Comments

Submitted by Aqif (not verified) on

Te permendim edhe Ministren e Arsimit me shqipen e saj te cale, qe Rame na e solli nga matane kufirit ( pasi qikat tona mungonin) ket qike kosovare, Besen e Shahineve, qe e shnderroi kete Ministri ne Mejhane.

Iliteralet ne Shqiperi mungonin sepse shumicen Rama i beri Deputat, prandaj shkoi ne Kosove dhe na solli dy min e jashtem dhe kete hajvanen.

Submitted by Tahir Gashi (not verified) on

O qirie Qifis, o letyre astronomike!
Ministre nga Dardania, nga Arta apo Tetova jane normalitet, jane Shqiperi!
Edhe nje shkrim qe shpreh qarte nje shqetesim qytetar, mundohesh ta kanalizosh ne llumin antishqiptar.
Nuk e kuptoj se si Asfalia paguan nje gjysem robi si ti, je shume i lexueshem!

Submitted by Mbesa e Tahir X... (not verified) on

Qe besa boll mir ki fol bre mixha jem.
Kom me shku edhe un ne Shqypni e kom me u desh cullak per inat te qifit. Se sun na ban kurgja.
Asht tuj e pagu srbija boll mir. Kurse ti mixha je je kah shet botht atje namerik me zezak.

Submitted by Marko (not verified) on

Fundja dhe ty plako ste ka sjell lejleku!
Po asnje media nuk refuzon te nxjerri keto lloj zonjushash, biles media dhe shoqeria i inkurajojne.
Te shkruash qe femra ska opinion dhe eshte e pasigurte se na paska burra te keqij eshte sikur te tallesh. Me keto mbushin dhe ju mediat emisionet dhe klikimet.
Modele vajzash dhe grash te zgjuarash ka plot, thjesht nuk i interesojne shfaqjet mediokre. Pastaj mashkulli ketu ka ngel akoma "e pamja".

Submitted by redaksia on

D.m.th të shkruash një mendim, edhe të gabuar e bën për klikime zhurmë e të tjera? D.m.th pêrjashtohet kategorikisht si mendim në vetvete? 

Po flasim për femrat në jetën PUBLIKE, jo Mari Kyritë e heshtura. 

Submitted by Marko (not verified) on

Eshte gati cinike te kritikoni ate qe shisni.
Mari Kyrite dhe bota e televizionit nuk mendoj se do takohen ndonjehere ketu ne Shqiperi por te pakten ke figura publike si Inva,Emonela,Mira,Arta qe ka sjell risi ne art dhe teknologji. Figure publike nuk quhet kur te ben shefi te famshme, se mbase ke keqkuptime ne koncept.
Pudrosjen e kerkoni per te shitur pamjen; ndryshe cfare do i sjellesh nje popullli qe ate njeh dhe ate kerkon?!

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.