Berisha flet kodra pas bregut për ekonominë ballkanike
Kryeministri ynë Berisha foli sot në Samitin e Liderëve të Ballkanit me temë "Një vizion për një të ardhme të përbashkët", të mbajtur në New York. Duke diskutuar për investimet e ndërsjellta në rajonin ballkanik, Berisha tha: “Fakti është që rajoni tani ka një dinamizëm të madh në shkëmbime, investime. Do t’ju jap dy shembuj. Në një hark të shkurtër kohor, prej vitit 2005 deri në vitin 2010, invesitmet turke në Shqipëri janë rritur katër herë. Katër vjet më parë, Kryeministri Erdogan më propozoi marrëveshjen e tregëtisë së lirë dhe unë rashë dakort me të. Në vendin tim, disa njerëz më thonin se do të përballesha me vështirësi të mëdha me këtë marrëveshje. Unë u thashë jo, padyshim do ta ratifikojmë dhe ndodhi që e ratifikuam përpara parlamentit turk. Cilat ishin rezultatet? Absolutisht, një histori e qartë kristal win-win. Investime nga vende të tjera ballkanike po vijnë.”
Duket që Berishës nuk ia ka sqaruar njeri se janë zonat e lira ato që rrisin investimet e një vendi të huaj në vendin që i krijon këto zona. Ndërsa tregëtia e lirë mes dy vendeve rrit eksportet e vendit që ka eficencë më të lartë në prodhimin e produkteve…
E.Z.
Comments
Nuk edi pse lodheni me te

Nuk edi pse lodheni me te sepse ai nuk di te flas.......se si eshte aty ai edi ?

Brekcjerruri tregton me

Brekcjerruri tregton me brekgrisurin dhe brekpalari e konsideron arritje.

HAHAHAHAHAAHA E BUKUR KJO DHE

HAHAHAHAHAAHA E BUKUR KJO DHE E VERTETE. MOS NA DALI DHE KY MONTAZH

Shtetet qe zhvilluan

Shtetet qe zhvilluan industrine e tyre paten nje mbrojtje nga shteti nepermjet poltikave proteksioniste.Nje nga shtetet me te fundit qe e aplikoi kete ishte Koreja e Jugut.

Ne Ballkan do kete moszhvillim per divergjence(se ka zhvillim per konvergjence)si hipotezohet ne zonen e euro-s.Ketu mund te kete kolaps te industrive te vendeve te varfra

si ne,dhe fuqizim te industrive te pak vendeve(Serbia dhe Rumania).S'ke ç'i ben se ka nje marreveshje per liberalizimin e tregut dhe shteti eshte pa nje dyshke.

Kam idene se Berisha po te loze kalçeto dhe ne fund te pyese te tijte dhe ti thone qe ndeshja mbaroi 5 me kater per skuadren kundershtare si prape do ngrihet me buje:-

Fituam,fituam,fituam,fituam...Ka nje feeling me fitoret sa dhe humbja me e thelle nuk ia shuan dot entuziazmin.

Tregti e lirë, ose si

Tregti e lirë, ose si Shqipëria importon gjithçka dhe nuk prodhon asgjë. Por tregtia e lirë ka avantazh për importuesit nga Turqia që marrin fitimin e transportit dhe janë pikërisht këta që i pëshpërisin në vesh qeverive PS-PD. Duke qenë se prodhimi kërkon investime, kokëçarje dhe planifikim më të madh se tregtia dhe duke qenë se kapitalistat e sotëm Shqiptarë janë dru, atëhere ngelet që tregtia të jetë aktiviteti më i favorizuar nga shteti që e ka veshin nga tregtarët.

Mirëpo tregtia ka një të keqe, mobilizon shumë pak krahë pune dhe Shqiptarët ngelen pa punë.

Shkurt, Shqipëria po falimenton dhe Saliu flet prralla.

Duhet bind pjesa e Shqiptarëve që e votoi se po shkojmë për lesh por ktu dalim te të metat e opozitës që nuk është më mirë.

Une kam pershtypjen qe Sala e

Une kam pershtypjen qe Sala e njef ekonomine e tregut ,por ne kete rast te tregetise se lire po ben autogol --Dhe aty duke folur ne ate menyre po tregohet shume naiv ,ose me mire te themi , po trgegohet Koqe kandari loooooool

-E ka kete zakon Sala nga qe i pelqen te flasi gjithmone me entuziazem sikur eshte ne fushate elektorale......

Add new comment