Dështon ndërzimi patriotik i elitave. Rasti i një gazetari nga Shqipëria që "e dinim idol, por doli karikaturë"
Gazetari Adi Krasta, i njohur në Tiranë për shkak të një varieteje të prodhuar nga RTSH në vitet ’90, është gjendur së fundmi nën një sulm publik në Kosovë, ku kryen detyrën e Drejtorit të Përgjithshëm të RTK-së aty. Çështja ka natyrë politike dhe me aq sa lexohet në disa raportime, Krasta ka bërë atë që di të bëjë më mirë se çdo gjë një individ që gatuhet në Shqipëri: të mos bëjë kurrë transparencë.
Kreu i Bordit të Radiotelevizionit, Besnik Boletini ka dhënë dorëheqjen. Mediat në Kosovë shkruajnë se shkak për këtë veprim është bërë se Krasta nuk pranon të zbatojë raportin e Komisionit Hetimor për shkeljet etike dhe profesionale të këtij televizioni ndaj dy mediave online. Një prej këtyre mediave, “Nacionale” e Berat Buzhalës ka mbledhur disa kritika bashkë, mes të cilave atë të Fitim Salihut dhe Milazim Krasniqit që nuk kursejnë akuzat dhe sulmet.
Duke mos i nxjerre para pergjegjesise urdheruesit e shemtise se transmetimit te lajmit te rrejshem te "Sllobodna Bosnes", Adi Krasta dhe marionetat e tjera te Albin Kurtit ne RTK, nga sot vendosen ta bejne RTK-ne si RTS-in e Sllobes. Radio-televizioni qe paguhet me parate e te gjithe qytetareve, nga sot do te jete nje altoparlant propagandistik i lajmeve te rrejshme te regjimit
citohet Salihu.
E kemi pas idol, na doli karikaturë
redaktori në KTV, Besnik Krasniqi.
Ne vend te bashkimit kombetar, LVV e ka vendosur Kosoven nen mbikeqyrjen e disa ikanakeve nga Shqiperia. Kosova e meriton kete kujdes. Deri sa te arrije nivelin e Himares, ku shqiptaret qallamiten ndermjet tyre, duke perkrahe dy greke per kryetarë. Ne rastin tone Dejona e Adi jane kandidat ideal per kryetarë. Urime suksese
citohet Milazim Krasniqi.
Kështu Adi Krasta provon tri gjëra: manipulimin që prodhon televizioni duke ngritur imazhin e njerëzve të ekranit, pa vlerësuar integritetin moral të tyre.
E dyta, se shumica e njerëzve e shohin ekranin dhe nuk dëgjojnë se çfarë thuhet nga ta që dalin në të. Pra nuk kanë një filtër kritik për të gjykuar mbi vlerën e asaj që thuhet për ta lënë veten të magnetizohen nga disa truke elementarë dhe bajatë të performimit.
E treta se gazetari Krasta u bë kështu pasqyra shqiptare në Kosovë e prototipit kosovar në Tiranë, Baton Haxhiu. Që është pranë çdo pushteti, duke bërë madje edhe kritikën apologjetike estetike.
Padyshim që ka arsye politike pas kësaj që po ndodh, por në qasjen e atyre që sot flasin për Krastën dhe sjelljen e tij në krye të RTK-së zbulohet edhe antipati origjinale, kulturore ndoshta për delegatin shqiptar në RTK. Një eksperiment i ngjashëm me kosovarët në qeverinë shqiptare.
Kështu, incident pas incidenti, zhgënjim pas zhgënjimi, marrëdhënëniet brenda shqiptare po hyjnë në klimën e realizmit që emancipon të gjithë për të vërtetën e interesave të tyre. Shqipëria është një vend me 2 milion banorë, Kosova me regjistrimin e fundit 1.6 ndoshta, apo 1.8 milionë. Numerikisht jemi aty-aty. Nuk ka më asnjë arsye të vetme që Kosova të vazhdojë e të shohë nga Shqipëria për burime njerëzore dhe modele. Ne jemi shoqëri shumë e sëmurë, e sëmurë rëndë, sidomos në raportin që ndërtojmë me Publiken që e urrejmë dhe na merr frymën e bahçes private. Kështu që koha e solli për të mirën e të gjithëve që gabimet si këto me ndërzim dhe shkëmbim elite të jenë një përvojë instruktive për të ardhmen.
Mos kini merak për Krastën, nëse ka një gjë konstante në Shqipëri, është se hapen përvit televizione. Do e gjejë një karrige këtu.
Comments
Thua vetem oermendja e
Thua vetem oermendja e himares ka nxit gjithe kete shkrim ndaj Ad Krastes? Nuk ju kam pare te kerkoni ndaj Fredit, atij te Topchanel para Fredit, thomait qe hyri ne burg si hajdut, , martinit qe ndenji drejtor 8 vjet pa emertese, atij hajdutit tjeter Tit Becit. Spo shkoj me heret se sdi a njihen a jo. Gjithe kesaj turme hajdutesh e paliacosh, qe bene drejtorin e Rtvsh, dhe gjithe atyre pleqve te rrjedhur qe perbejne kryetarin dhe perbereset e bordit drejtues me idiot ne Shqiperi,, nuk u thua asgje. E shkon e merresh me nje hajdut tek pulle matane. Aresye te forte do kesh
E vërtetë. Himara është
E vërtetë. Himara është arsyeja. Vetëm se për Krastën nuk ka thënë kush është hajdut. Këtu te ne të paktën. Ti je i pari. Pale ç'a arsye do kesh.
Add new comment