Masa e sigurisë ndaj këtij, tashmë është interes publik

Disa ditë më parë kryebashkiaku i Tiranës deklaronte se në funksion të transparencës do të kontraktoheshin dy kompani të huaja auditi. Këshilltari i Bashkisë, Dorjan Teliti, thotë se kompanitë janë kontraktuar pa garë dhe tjetra, Kontrolli i Lartë i Shtetit, ka bërë audit në Bashki dhe ka gjetur shunë shkelje. Gjëra që duhen konfirmuar zyrtarisht.
Jemi para një situate të re.
Së pari kryebashkiaku u distancua nga dosja “5D” dhe drejtorët e tij duke shpallur se ata kishin ngrënë fiq pas krahëve të tij.
Së dyti, ndaj këtij individi ka disa kallëzime dhe së fundmi është publikuar fakti se ka një procedim penal për çështjen e Teatrit.
Në kushtet kur auditi i KLSh-së po tentohet të skualifikohet me audit të jashtëm, është logjike të supozohet se jemi në eventualitetin e prishjes së provave, ose më keq, në eventualitetin e gjenerimit të fakteve alternative që mandej të ndërtohet një mbrojtje nesër.
Në të dyja rastet si masë parandaluese logjikisht është masa penale e sigurisë, për të shmangur çdo ndërhyrje, nisur edhe nga fakti që masat e sigurisë janë urdhëruar edhe për dosje, dokumentacioni i të cilave nuk tjetërsohet dot më.
Nuk ka asnjë arsye tjetër të besueshme për kontraktimin e dy kompanive për audit, kur auditi është prerogativë ligjore e tjetërkujt.
Të mos përmendim këtu kastrimin e PS-së që në kushtet e këtij skandali e mban këtë qenie në krye të degës së vet kryesore. Çështje e shqiptarëve të tjerë kjo.
s.zaimi
Comments
Eeeeee a e pate si e hodhi
Eeeeee a e pate si e hodhi ate mundesin me kraheqafe e direkt ne tuc? Pardje kishim nje dasem ne lagje. Nuk bente nje hap ai burri drejt gruas edhe pse te gjithe po i bertisnin. Jo thoshte, duhet ta nisi me Lalin se edhe bere tradite.
Add new comment