Miti i lobit grek që ndikon në SHBA

Postuar në 12 Gusht, 2024 15:55

Në një shënim të sotmin në “Kathimerini”, drejtuesi i kësaj gazete, Alexis Papachelas, merr në shqyrtim ndikimin që ka lobi izraelit në SHBA. Një grupim organizatash që arrin të ndikojë dhe madje diktojë deri diku politikën amerikane në Lindjen e Mesme. 

Papachelas thotë se strategjia e këtij lobi është e thjeshtë: Frika. Në kushtet e luftës në Gaza megjithatë tabutë e krijuara nga ky lob janë dobësuar. P.sh nëse më parë çdo kritikë ndaj Izraelit cilësohej anti-semitizëm, tashmë kjo stigmë nuk mban më dhe aq shumë. Një arritje e madhe emancipuese kjo e shoqërisë amerikane që sipas Papachelas gjëra të tilla, pak vite më parë, i ndante vetëm jashtë kamerave. Megjithatë lobi mbetet agresiv në rlativizimin e kriticizmit që po vjen në rritje. P.sh lobi financoi 9 milionë dolarë në një fushatë negative ndaj Cori Bush, përfaqësuese e Missouri që propozoi armëpushim në Gaza dhe 6 milionë kundër Jamaal Bowman të New York.

Me këto fitore lobi pro-Izraelit i frikëson kundërshtarët, sidomos ata që deri më tani kanë hezituar të flasin. Në fund të fundit ky ishte synimi i fushatës

shkruan Papachelas.

Për krahasim lobi greko-amerikan sipas gazetari grek është thuasje inekzistent në SHBA dhe as ka të krahasuar me atë të Izraelit. Në gazetën në fjalë është shkruar disa herë këto dy vite për konfliktet brenda lobit greko-amerikan që kanë paralizuar aktivitetin e tij. Madje në vëmendje ka ardhur edhe situata e Kishës greke në SHBA, përfshirë edhe ajo nga një gjendje apatie e plotë.

Aq sa në mbyllje Papachelas shkruan me ironi se:

E gjitha çfarë mund të shpresoj është se lobi pro-Izraelit do të kthehet për nevojë kundër Turqisë dhe presidentit të saj Erdogan në qendrat amerikane të pushtetit nëse dhe në atë moment kur sjellja ekstreme turke do të shfaqet në Egje apo Qipro

Prezantimi në këtë mënyrë i punëve të lobit grek në SHBA kontraston ndjeshëm me idenë që mediat në Shqipëri qarkullojnë për ndikimin e greko-amerikanëve në politikën amerikane. Aq sa edhe një njeri si Petro Gjikuria që nuk thotë ndonjë gjë për politikën, u tentua të infektohej në këtë drejtim vetëm pse aderon në Federatën Panepirote që emrin ka kumbues, por jo ndonjë gjë tjetër.

Aq e rreme është kjo saqë në të vërtetë çështja Beleri, nuk arriti të ndërkombëtarizohej dot sepse sipas mediave greke “kryeministri i Shqipërisë ka gjetur telat në SHBA dhe BE”. Dhe në të vërtetë çështja në fjalë u mbyll nga vetë kryeministri grek, Mitsotakis që hoqi dorë sapo Beleri hyri në PE dhe në Himarë u kalua në zgjedhje dhe kur drejtimi i qarkut Vlorë u popullua nga përfaqësues të pakicës greke.

Për çështje lobimi është ankuar këto vitet e fundit edhe Serbia. Beogradi zyrtar caktoi Marko Gjuriç ambassador në SHBA, nisur edhe nga një origjinë e tij hebreje, me shpresën e aksesit në politikën amerikane, që sipas palës serbe, kur vjen puna te Ballkani, ka më shumë ndikim nga lobimet shqiptare. Nuk ka një relacion të qartë mes diasporës, veprimit të saj, interesit që vihet në lëvizje që ndërveprimit me qeveritë në vendet e origjinës. Lobi izraelit është disi specifik, pasi interesi i Izraelit nuk varion mes partive të ndryshme që për çështjen e sigurisë ngjajnë të jenë unike.

Në çështjet e Shqipërisë, lobimet kanë një itinerar tjetër historik, pasi edhe diaspora është me disa drejtime politike. Sa i përket lobit grek, mitizimi i tij në politikën dhe median shqiptare ka një inerci që nuk i përgjigjet më asnjë të vërtete dhe tradhton mendësinë e provincës që te një foto kordialiteti me Presidentin e SHBA, sheh afrim strategjik.

s.zaimi

Comments

Submitted by Grigor Kosta (not verified) on

C’fare eshte Federata Panepiriote? Cilin flamur mban Federata dhe cili flamur eshte ne zyrat e Omonia-s zoti Zaimi? Po e dini ja thoni lexuesve. Po nuk e di ta rifreskoj une kujtesen. Se sa ka ndikim ai dhe se sa dem mund te beje eshte diskurs me vete. Por ne duhet te etiketojne qirje Gjukurias per ate c’fare eshte antishqiptar i terbuar. Se bashku me Omonia. Edhe vete ne profilin e tij qirja e etiketon veten si greko-amerikan. Pyetja ime eshte perse opozita beri aleance me nje organizate antishqiptare. Pranuan nje kandidat antishqiptar qe i ka duart te lyera me gjak shqiptaresh? Perseri pranoi nje antishqiptar akoma me te terbuar. Pozita vuri nje minoritar. Po grek. Mos duhet te pranojme qe gjithe politika jone eshte antishqiptare? Me antishqiptaret me te medhenj Edi Rama, Sali Berisha, Illir Meta? Sesa te hedhim valle se lobi grek nuk ka c’na ben mbase duhet te analizojme pse lejojme te tallemi dhe poshterohemi ne vendin tone? Deri ne piken sa te vendosen ne pozita drejtues antishqiptare te paster me bekimin e Tiranes zyrtare. Poshterimi shkon deri aty sa nje rruge ne Himare i vihet emri i organizatorit dhe ekzekutuesit te masakrave nga me te felliqurat ne jug te Shqiperise meal shqiptareve cells qorre te Greqise, Spiro Milo? Kur do flasin? Kur te emertohen rrugeme emra si Napoleon Zerva? Knjaz Nikolla? Apo Slobodan Miloshevic?

Submitted by Majk (not verified) on

Ceshtja e Bejlerit nuk u nderkombetarizua dot jo se Rama ka gjet telat me amerikanet e evropianet po nuk kishte asgje per te nderkombetarizuar. Cili gjerman a amerikan del e te thote se 200 vendime gjyqi qenkan te gabuara? Amerikanet e evropian nuk po i thone gje Erdoganit per te burgosurit e tij kur kane kaluar gjyqin. Bej hesap ti thone Rames kur minoritaret greke i ke ne cdo segment te drejtimit te vendit, si local edhe qendror. Gjermanet jane velur me kerkesat greke per mbeshtjetje qofte ekonomike, qofte politike.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.