"Bombat e Zaevit" nuk ngjisin me këtë opozitë

Postuar në 30 Korrik, 2024 16:37

Arben Ahmetaj na konfirmoi akuzat që kemi bërë! Mediat po censurojnë intervistën e Arben Ahmetajt.

Këto janë disa nga reagimet e brendshme të opozitës kryesore në vend rreth heshtjes që mbulon intervistën e ish-zv.kryeministrit Arben Ahmetaj. Në parim është e drejtë të shqetësohesh për një qëndrim të kësaj natyre, për këtë indiferencë verbale që nuk ka sesi të jetë edhe e brendshme. 

Nëse media të caktuara nuk kanë dhënë intervistën, kjo është e pritshme dhe kuptueshme në një vend si yni ku etika profesionale e gazetarit ka kohë që i ka lënë vendin anti-etikës së xhambazit.

Të mos bëjmë sikur nuk e dimë se ka gazetarë që janë të pasur, shumë të pasur, madje duan ta shfaqin pasurinë e tyre dhe janë madje edhe aksionerë në biznese të ndryshme.

Të mos bëjmë sikur nuk e dimë që shumë të ashtuquajtur gazetarë me emër, rrogat e të cilëve përfliten me shifra shumë të larta, në fakt financohen nga politika dhe janë në pozicionet e tyre për llogari të pronarëve dhe politikës. Dhe të mos bëjmë sikur nuk e dimë se pjesa më e madhe e kësaj kategorie preferon të mos e hapë muhabetin “e kastës së vet”.

Morali dhe predikimi i bërë në këtë rast nuk vlen dy qindarka, është vetëm prova e asaj që është shpërfaqur fare mirë tashmë: Shqipërisë i kanë uzurpuar opozitarizmin. Ndaj edhe gjërat nuk lëvizin. 

Pse nuk pyesin këta njerëz për heshtjen e të ashtuquajturve intelektualë, të profesoratit, etj.? Si ta përtypë një njeri normal p.sh që deri më dje dëgjonte Agron Gjekmarkajn të fliste për rrezikun berishist ndaj Shqipërisë anglo-amerikane, kurse sot duhet të dëgjojë dër-dërret e tij pro-Berishës?

Jo çdo tubim, është bashkim! Nuk ka më në Shqipëri njerëz që të vriten për Sali Berishën dhe Ilir Metën, këtë e kanë kuptuar. As për Edi Ramën nuk vritet kush, por ky ka një parti që vazhdon përpara të rrokulliset dhe korrupton. Kurrupton, miklon, blen, kompromenton, bën pis. Kaq është dallimi! Intervista e Arben Ahmetajt përfaqësonë një etapë të re të qeverisjes së hajdutëve, por halli i opozitës zyrtare nuk është e vërteta e deklarimeve të tij. Nuk është kush kaq naiv.

Halli i opozitës është se megjithë natyrën eksplozive të provave që ai pretendoi, nuk po ka një kanalizim politik të pakënaqësisë, duke e shndërruar çështjen në një lëndë të parë për SPAK.

Paradoksalisht SPAK, si shpresë e vdekur edhe ajo e një pjese të njerëzve, vepron më mirë sesa shpresa tek një opozitë që është aksionere kullash. Pse? Sepse me SPAK njerëzit shohin dhe shpresojnë se dikush do të shkojë në burg, që është minimumi. Se dikujt ndoshta do ja marrin pasurinë e vjedhur. Që është edhe ky minimumi.

Me opozitën e duarve të pastra nuk duket se shpreson kush gjë, edhe pse duhet ta themi: në planin politik, pra strikt të termit, opozita ka vepruar jo keq për të krijuar një momentum të favorshëm: por çështja është tek besueshmëria e saj. 

Sikur të gjitha mediat të censuronin - siç censuronte ta zëmë opozita dhe mediat e opozitës protestën e Teatrit në fillimet e veta – sot do kishim njerëzinë në rrugë. E mban mend shumëkush 21 janarin që ishte reaksion i mbledhur dhe pasoja edhe 17 janarit, por edhe një organizimi dhe besimi ndaj opozitës së kohës.

Edhe pse është për të qarë hallin një popull që i beson dikujt si Edi Rama. Por ky tjetër diskutim.

s.zaimi

Comments

Submitted by Flora keci (not verified) on

Mbreme pamje dhe degjuam ne syri net zotin Ahmetaj ku foli me fakte dhe cdo gje qe kishte te vente me bandën e kacakeve ne qeveri dhe bashki tashmë i vertetuan te gjitha akt akuzat qe lideri i opozitës dhe opozita kanë nxjerre gjithe kohës ju lutem shqiptare ngrihuni dhe mbroni veten tuaj dhe familjet tuaja dhe jo opoziten ne femijet tuaj na largoje kjo qeveri ju lutem Shqiperia eshtr ne rrezik drejtë diktaturës sepse Edi Rama dhe qeveria e tij Markos po përdore ligjet e diktaturës fundja te plotesojme nje deshiren te ish studenteve te dhjetorit 90te e duam Shqiperi ne si gjithe Europa dhe amanetin e liderit te tyre Azem Hajdari i cili po na flet sot o kurre

Submitted by Saliu & Tritani (not verified) on

Ashtu asht! Azemi asht me i gjalle se kurre!
Mos ti harrojme ata qe na sollen damakrazine por ti mbajme parasysh dhe te na udheqijne drejt zhvillimit putanor e ma pertej!
Le te kujtojme sot Azemin, Ramizin, Suden, Vjollca Vokshin, Tritan Shehun, Gjallicen, Fahri Balliun, Zhulalin, Çiljeten!
I perjetshem qifte kujtimi i tyre!

Submitted by Flora keci (not verified) on

Zoteri nuk eshtr nevoja te flisni me ironi ndaj te tjerëve eshtr turpe qe shani me ate gjuhe shqiptare po ju bej thirrje edhe njehere cohuni dhe vrisni frikën banda e kacakeve nuk ka te ngopur dhe Shqiperia po kthehet ne token e djegur dhe po shkon drejt diktaturës Edi Rama eshtr i biri Kristaq Rames qe vari Havzi Belen ne kitares dhe po zbaton ato ligje ju lutem dhe njehere sepse po shoerndahemi si zogjtë e Kievit neper bote thirrja ime sotme edhe o sote o kurre per t'u bere bashke per te shporrur njehere e mire Keta gangstere. Qe kenaqen ne fatkeqesine e shqipetareve Keta antikombetare

Submitted by Saliu & Tritani (not verified) on

Kisha nje gjitone ( flasim para 1990), e cila ishte kokrra e injorantes dhe askushi. Partia e beri partizane, me fal deputete!
Sikur kjo deputetja te kishte qene e ema e magjarit te Surrelit, Doktor Mortja do e kishte akuzuar per shume krime te diktatures, ashtu sikur akuzon Kristaqin i cili ka kryer aq krime sa edhe nje breshke qe kam ne kopshtin tim!
Krime nuk ka kry Kristaq Rama, krimet i ka kry enveri, saliu, monalikja e edi!
Edhe ti qe je pjese e llumit qe mbeshtet krimin, ne njefare soj, je e perfshire ne krim.
Tjeter pune qe gjykata mos te gjykoje te pershtatshme te denohesh apo te jesh deshmitare!

Submitted by Flora keci (not verified) on

Zoteri po krimi eshtr kryer nga Kristaq Rama qe urdhëroi varjen ne kitares te poetit te fjalës se Lure Avzi Nela dhe i biri vazhdon rrugën e te barit duke rrembyer pushtetin me shume dhe vjedhje te votave dhe duke burgosur liderin e opozita dhe profesorin e nderuar zotin Malltezi dhe duke i rrembyer pronat si dhe duke burgosur ish kryetarin e bashkise Himarë zotin Bejleri duke na kujtuar kihen e diktaturës dhe duke grabitur lejet e shqipetareve dhe duke korruptuar te huajt oer te bere luftën ndaj opozitës me Meg gonigal dhe te tjeter turpe te japin dorëheqjen pa qenë vone

Submitted by Karmina $$$$ Xeni (not verified) on

Per Fredi Bejlerin ke te drejte, ai eshte edhe hero, ka vrare dy deshmore shqiptare!
Ti, duke qene me Daktorrin, Normalisht qe kjo te duket normale!!!!!
Edhe Kristaqin ta shpjegova por nuk Mundesh te kuptosh!
Edhe Daktorri i famshem ka 30 vjet qe grabit, shkaterron e vret! Edhe kjo te duket normale!
Padyshim!
Kurioz, di gje ku eshte vjollca vokshi, sudja, gjallica ?!

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.