Peisazh shqiptar ose parazitizëm

Postuar në 23 Shtator, 2011 04:34
Albi Kusuri

Ata jetojnë në një shtëpi të vjetër private prej qerpiçi, së cilës pritet që nga dita në ditë t’i bjerë çatia. Dy dhoma e një kuzhinë. Një banjo më tepër se modeste, ku mëngjesi shoqërohet ende me një pasqyrë dore dhe ku sapllaku është, si të them në vend të dushit, si njëherë e një kohë.

Ata janë tre. E ëma, së cilës vuajtja i lexohet në sy e në rrudhat e fytyrës, dikur punëtore në Misto Mame, e sëmurë nga helmet të cilët jetojnë bashkë me të në gjak, sot është shtëpiake. I ati, gjysëm njeriu, ish-punëtor në minierën e Valiasit, sot roje nate. Djali diku tek 35-tat, i bëshëm fizikisht, jeton bashkë me prindërit.

Si i ri dhe tipik shqiptar, parapëlqen të vishet me D&G, sigurisht nga ato me temina me xixa që blihen në treg. I arsimuar keq e më pas i çarsimuar akoma më keq, profesioni i tij sot është ngrënës farash në krye të rrugës. Ka një lidhje dashurie prej disa vitesh, por s'ka mundësi të fejohet, se akoma s'ka mbaruar së ngrëni farat, e s'ka pasur kohë të gjejë punë. Femra e tij është e nënshtruar. Ai bën ligjin në lidhje, kështu do të jetë edhe nesër.

Cigarja është pjesë e imazhit të tij. "Fotografia" e tij nuk do të ishte e plotë pa një cigare në të majtë të gojës së tij. Ai pi mesatarisht dy paketa e gjysëm në ditë, vlera e të cilave shkon diku tek 300 lekët. Për këtë të fundit përgjigjet shtëpia, sepse ai është ende një paraz... doja të thoja i varur nga shtëpia financiarisht.

Por ai ka edhe argëtimet e veta. Ai luan futboll. Dua të them, luan në botën e futbollit, por jo futboll, sepse në fakt ka shumë bark për të luajtur futboll. Është fjala për skedinat. Nuk ka ditë që ai të mos luajë një të tillë. Edhe atëherë kur s'ka ndeshje futbolli, ai luan me kuaj. Cili do të fitojë, i bardhi, apo i kuqi? -Ec, ec, ec... Mos! Nuk na doli gjo sot.

Të nesërmen, luan me skuadra turke. Kampionat i mirë për t'bo na i lek' -thotë ai. Në fakt kështu duhet të jetë vërtetë. 1000 lekë për 400 e ca mijë lekë, bast të mire kapi. Në fillim, “adeti” -Fiiiiiiiu... o shoku, ka i birrë për naçut! Erdhi shoku, pruri birrat. Edhe një, edhe një, edhe një... Bisedat ishin të ndryshme, por mbizotëronte ajo... politika. E flamosura politikë. -Osht tu bo nryshime Basha. E ke pa ti, o tu prish nërtimet pa leje. Tirona europiane mër ejjjj! Do rregulloj ene sheshin, se e prishi ai pederasti. Ky ka për tu majt men' si Zogu mër, po ku merni vesh ju! .

Nuk zgjat shumë dhe... – Ue lale, kena ik me flejt se u bom keq. Ora 4 e mëngjesit. E ëma e pret zgjuar. Pse kaq vonë mi mom? – e pyet ajo me një gjysëm zë. – A po na le rehat mome? – Përgjigjet vrazhdë ai.

Sa kaq, erdhi e nesërmja. E nesërmja… E nesërmja është vetëm një nocion kohor, sepse në të vërtetë, e djeshmja, e sotmja dhe e nesërmja, janë e njëjta ditë. – Opa! sot luka Intrri. I vejmë dhet mi' lek' Intrrit o 'lla. Me Novarrën lu... Dhe ashtu bën, gjithçka kishte mbetur nga të hollat e djeshme, në fakt një shumë e konsiderueshme, i luan skedinë për këtë ndeshje. Kjo ndodh shpesh. Paratë e fituara, përdoren përsëri e përsëri për të vetmin qëllim. Dhe ja, ndeshja filloi. Oops! Novara fiton me rezultatin 3-1! O t'**fsha...............!!!

Ka vetëm 1000 lekë në xhep. Ti rujm për na i Apex, mendon ai. Iku, u ngrit. Te kryet e rrugicës, ishin "naçut" – I thënçin, janë bashkëmoshatarët e tij, jo shumë të ndryshëm nga ai, sigurisht. Po luanin një lojë me letra, Murlan i thonë. Ndërkohë disa të tjerë, rreth e përqark, çak-çak, hanin fara. Bukur! Ai nuk nguron. – O me, po luni e? Na boni i byth ven'…

Befas kalon një djalë i vogël... Ej..fiiiiiiiu, o çerro! Ec i her' ktu! Vjen i gjori. – Shif ktu, shko te Vjollca, m'blej i buk', dy vez t'zime ene i llall... ej, po shpejt ë! Ho, ku e lam çuna, kush e ka radhën...?

Comments

Submitted by Gent (not verified) on

bukur, kendveshtrim interesant.

Submitted by Anonim (not verified) on

sa mire qe dikush boton ne gazet mendimin e hidhur qe ne kemi per realitetin ku jetojm dhe jo per realitetin politik qe mbizoterohet nga te njejtat figura dhe te njejtit tituj. un mendoj se duhet te jeni me te shumta rubrika te tilla.. pasi jam e bindur qe shume shqiptar do e gjenin shum veten ;)

bravo!

Submitted by Anonim (not verified) on

reliteti  qe na rrethon te gjithëve..

Shume i bukur ky artikull. Na ben te "zgjohemi" e te ndergjegjësohemi  per shoqerine qe kemi..

Eshte pershkruar me pak  fjale,  ajo qe ndodh ne shume vende...
Me nje rast, ajo qe mund te jete ne shume familje...
dhe me 3 momente. , ajo qe ndodh ne një jetë te tërë ...

Submitted by eral (not verified) on

e vertete eshte kjo qe ke thene o albo.....pothuajse te gjithe kemi nga 1 ves tille...po kjo eshte pasjoe e trashegimise sone qindra vjecare......na mungon rregulli dhe disiplina.....aftesia per te punuar dhe pe te menduar.........edhe vete respublika eshte nje krijim presioni per te bere para ne menyre tinxare....ja ku duket mendesia shqiptare......nejse albo une jam per doren e hukurt per te gjithe te rinjte shqiptare...:D:D:

Submitted by Sevi (not verified) on

Nje tematike shume e hidhur e spikatur shpesh ne shoqerine tone . Me vjen mire qe dikush na e paraqiti ne menyre kaq reale me ane te ketij artikulli .

Submitted by tani (pseudonim) (not verified) on

Nuk është thjesht peisazh Shqiptar, por peisazh i një realiteti social atje ku nuk ka as punë e as mënyrë tjetër të së vrarit të kohës. Para do kohësh pata lexuar pak a shumë të njëjtin reportazh me dallimin e vetëm se zhvillohej në Irlandë. Ndërsa "banlieue" e Francës i njoh personalisht dhe peisazhi është absolutisht i njëjtë.

Më kujton disa nga skenat e filmit "La Haine" ose "Hate", sidomos skena në taracë të pallatit, i njëjti realitet zgjedhohet në vende dhe epoka të ndryshme.

Globalizim...

Submitted by Shkurt (not verified) on

Edhe "I vitelloni" i Fellini-t trajton te njejten teme ne vitet 50-te ne Itali.

Submitted by artur (not verified) on

dmth jemi te pakten 50 vjet pas botes. imagjinoni se ca duhet te trajtojm ne sot, gjera qe bota i ka kalu uhu sa kohe me para.

Submitted by Artan (not verified) on

Me te vertete per te ardhur keq keshtu eshte nje pjese e madhe dhe kjo per shkak te sistemit, dhe sistemi i intereson kjo injorance

Submitted by Jabanxhiu ne sh... (not verified) on

Kusuri qe duhet ti dhene Resti. Po mir mor Kusur nuk te beri nje cike klik qe, e ke vizatuar deri ne detaj Tironsin, duke e kthyer ne nje model debili. Duke e kthyer jabanxhi ne shtepine e tij. Qe ka Tiranes me qerpic te ketij modeli ka, po kjo nuk do te thote qe; ai qe shkruan ti ngreje ne art duke i modeluar ne kete forme. Dhe a e di pse bie ere rracizem! A nuk do te ishte me mire ti leje personazhet me anonim, tamam shqiptar, se tek e fundit, ashtu jemi te gjithe, qe nga studentet qe vijne ne Tirane dhe ne te gjitha qytetet e shqiperise, nje rini e popull apatik pa kreativitet..... Ka me shume Tiranes te mire dhe kreative se sa te gjithe te ardhurit agresive e me sjellje bastarde. Nje shkrim qe me le nje shije jo te mire.

Submitted by Albi Kusuri (not verified) on

I nderuar, qe ne momentin qe shkrova kete shkrim, isha i vetedijshem se dikush do te mendonte keshtu si ti. Absolutisht nuk ju ve faj! Une ju sigurij se qellimi im nuk ka qene te tregoj nje model tipik tiranasi autokton, apo tironci, sic mund te jemi mesuar ti themi, per shkak te vetemertimit qe keta qytetare i bejne vetes. Une personalisht vij nga nje familje me prejardhje tiranase, nga ime me dhe nga im at'. Pra jam tironc, ndaj asesi ky nuk eshte nje shkrim rracist sic ju e etiketoni, apo diskriminues ndaj nje grupi te atille, ashtu sic padashur ju e beni ne fund te komentin tuaj per "te ardhurit".  Ky shkrim shpreh realitetin, ate qe ne te gjithe shikojme cdo dite jo vetem ne Tirane, por edhe ne Shkoder, Vlore e kudo gjetke. Shpreh edhe permbajtjen e atij realiteti qe une personalisht shoh cdo dite. Mund te them se ky realitet, me dhemb shume, e me dhemb dyfish, kur pjese e ketij realiteti jane gjithashtu edhe nje pjese e konsiderueshme e patrioteve te mi tironas, nese mund te shprehem keshtu. Keshtu, e ndjej si detyrim moral te flas per kete realitet e jo te hesht apo ta fsheh. Duke bere keshtu, nuk ndihmoj aspak, perkundrazi.

Respekte! Faleminderit per komentin.

Submitted by alidea (not verified) on

Artikull me vend! E shikoj shume te perhapur kete fenomen, pertej fakteve te permendura me lart mbi jeten e shume te rinjve shqiptar theksoj dhe njehere pozicionin e pa merituar ne gjirin e familjes ku per hir te te qenit 'mashkull' cdo gje tolerohet. Ne vijim shtoj se ne nje vend si ky i yni  me nje norme papunesie teper te larte ajo qe me vret syte cdo dite eshte shtimi i ambienteve lojera fati apo bastesh si te ishin kerpurdha .. ketu shteti te pakten ne lidhje me kete lloj perhapje biznesesh ' KA DESHTUAR dhe efektet negative  tek familkja shqiptare jane cdo dite e me evidente pavaresisht se krimi ne familje shpeshhere na reklamohet thjesht si per  ' motive te dobeta'

Add new comment

Plain text

• No HTML tags allowed.
• Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
• Lines and paragraphs break automatically.