Projekti i Kushner në Beograd, tradhti ndaj Amerikës!
Gjenerali në pension, Wesley Clark, e cilëson tradhti ndaj Amerikës projektin e Jared Kushner për të ndërtuar një kompleks të ri në qendër të Beogradit.
Projekti i dhëndrit të ish-presidentit amerikan, Donald Trump, është pjesë e një prej tre investimeve të mëdha të kompanisë së tij “Affinity Partners” në zhvillimin e pronave në Ballkan. Dy të tjerat janë në Shqipëri: në Sazan dhe Zvërnec.
Clark ka qenë komandanti suprem i forcave të NATO-s gjatë bombardimeve në Serbi në vitin 1999. Në mënyrë specifike, ai kundërshton atë pjesë të projektit që parashikon ndërtimin e një memoriali për viktimat e agresionit të NATO-s në vendin ku dikur ka qenë Ministria e Mbrojtjes në Beograd.
“Para së gjithash, ndërtesa ishte bosh kur e goditëm, sipas informacionit që kishim. Dhe nuk ishte agresion i NATO-s, ky ishte kulmi i një përpjekjeje diplomatike shumëvjeçare për të bindur diktatorin serb Slobodan Millosheviç që të mos shkonte dhe të vriste qytetarët e tij në zonën e Serbisë të njohur si Kosovë”, tha Clark për emisionin “The Lead” në CNN.
Pas nënshkrimit të marrëveshjes, Qeveria e Serbisë përmes një komunikate për media tha se investitori ka për obligim të ndërtojë një memorial i cili, siç thuhet, i kushtohet të gjitha viktimave të agresionit të NATO-s në vitin 1999.
“Është naive dhe shqetësuese të vendosësh një monument të tillë dhe ta etiketosh atë si monument për agresionin e NATO-s. Do të ishte një tradhti ndaj Shteteve të Bashkuara, politikës sonë, aeroplanëve dhe aviatorëve të guximshëm që shërbyen në atë fushatë, përpjekjeve diplomatike. Nuk ishte agresion, ishte diplomacia që Millosheviçi thjesht e refuzoi duke mos pranuar të ndalte vrasjen e njerëzve të pafajshëm”, theksoi Clark.
Duke iu rikthyer situatës që i parapriu ndërhyrjes së NATO-s, Clark tha se Millosheviç vrau të pafajshëm dhe ekzketuoi familje të tëra, si ajo e Jasharëve.
“Ne dërguam Richard Holbrooke për të negociuar, ambasadori Chris Hill ishte atje duke negociuar, unë u takova tre herë me Millosheviçin. E vetmja gjë që mund të mendonim është: 'Shiko, ne do t'ju paralajmërojmë, ju lutemi mos e rifilloni, ne sapo e ndalëm luftën në Bosnje, mos e fillo nga e para luftën në Evropë!'. Por rusët hynë në lojë dhe i thanë atij: 'Mos e vrit mendjen për NATO-n dhe thjesht bëj atë që dëshiron të bësh - vriti ata njerëz’. Dhe kështu rinisi sërish”, tha Clark.
Duke kujtuar takimet e Rambujesë, Clark tha se pala serbe ishte e vendosur për të mos negociuar dhe se do t'i zgjidhin gjërat sipas mënyrës së tyre.
“NATO-s nuk kishte zgjidhje tjetër veçse të përpiqej të ndalonte spastrimin etnik me një fushatë të NATO-s, sigurisht me diplomaci. Dhe ne e ndaluam atë, "tha Clark.
Gjenerali në pension i ushtrisë amerikane e përshkroi kombin serb si “njerëz të mrekullueshëm” që kurrë nuk janë pajtuar me atë që ndodhi nën qeverisjen e Sllobodan Millosheviçit.
“Ai përdori nacionalizmin për të shkuar kundër grupeve të tjera etnike në ish-Jugosllavi, dhe është i njëjti model që shohim sot me Vladimir Putin. Ne e dimë se Serbia sot po shërben si kanal për të keqen ruse në Evropë - për të përçarë NATO-n, për të përçarë Bashkimin Evropian dhe krijimi i një monumenti për agresionin e NATO-s është pjesë e fushatës ruse të dezinformimit", tha Clark.
“Le të ndërtohet hotel, le të ndërtohet memorial për të gjithë njerëzit që vdiqën, duke përfshirë kryesisht kosovarët që u vranë nga forcat policore serbe gjatë kësaj fushate, por të mos ndërtohet asgjë për agresionin e NATO-s. Sepse nuk ka pasur agresion të NATO-s”, theksoi Clark.
Comments
Dakort mo qe pyll pa derra s
Dakort mo qe pyll pa derra s'ka. Po ketyre u ka qelluar derri i pasur or daj
serbiqkes bravo ju qofte!
serbiqkes bravo ju qofte!
Vrasin e presin, Jo sot por gjithmone!
FIAT ka hap fabrike makinash, tash po mendojne te hapin dhe fabrike per trena.
7 milion, por sillen si perandori, tallin topet me europe e amerike!
Shkelqesia e tij, Magjari i Surrelit ben dhe Ballkan te Hapur, pa asnje turp, normalisht dhe popullit te Tallavase nuk i ben asnje pershtypje!
Nderkohe, nje gazetar i pjerdhur e ngacmoi ne studio njerin nga bejleret e Shqiperise: do na tregosh I thote çfare ndertove ne Shqiperi sa ishe ne pushtet. U mendua Buqja dhe tha: fabriken e plasmasit ne Kamez!
Sa mban populli yne mbi kurriz: tallje, poshterim…
Mendoni kur ti vije rradha serbiqkes dhe ti kete duart e lira…
ban gajret mbes e Ijes
Kena Ameriken qe na mbron, ushqen e kujdeset per na.
Na jena Prendimor, jena ne Nato. E qka na lypset ma shume? Srbija ska kurgja qka kina na. Kena Skenderbeun e nanen Tereze qe shkijet nuk i kan e shum kishin me dasht me i pat. Nuk na duhet as fiat e as ballonat qe prodhon Srbija, na kena purri, mollatarta e bostan, e mbi tana na jena tlumtur qe Prendimi asht aleati yne.
Qoji Selam Ijes pi meje, saber, saber.
Add new comment