Izet Haxhia, Ilir Meta, Arben Ahmetaj/Cili është dallimi mes këtyre dëshmitarëve - protagonistë?

Postuar në 04 Qershor, 2024 23:48

Shumëkush e pa intervistën e kryeministrit Edi Rama për RAI3. Pa edhe videomesazhin e tij. Disa të tjerë kanë lexuar edhe diarenë e gazetarëve që janë gjithmonë gati të jenë sifoni i tij. Nëse e shohim si do z. Rama ta shohim ne këtë situatë duhet të ndajmë botën në dy pjesë: ata që kanë kundër Shqipërisë dhe të tjerë që punojnë për të. Varianti ideal për këtë delirant karabush do të ishte: Të ligjtë dhe Edi përballë. 

Nuk ka aty asnjë mendim për akuzat e ish-zv.kryeministrit, me zë dhe figurë. Siç ishte me zë dhe figurë një tjetër ish-zv.kryeministër më 17 janar 2021. Jo. Ky rast dallon nga ai. 
A thua ne nuk jetonim dhe nuk jetojmë në këtë Shqipëri – dje e Salës dhe Zenit, sot e Edit dhe Shefqetit apo Dulakut që i shkojnë pas. 

Edhe më tej akoma: sa herë e përdori shumica dëshminë mediatike dhe intervistat e Izet Haxhisë, ish-truprojës së Berishës? Sa herë e risjell çështjen e Remzi Hoxhës pa u munduar ta zbardhë një herë të vetme?! 

Nuk kanë rëndësi këto. Rëndësi ka "Portokallia" e Edi Ramës që ia mblodhi RAI-t duke nxjerrë faqebardhë jo vetëm Shqipërinë, por edhe duke ndihmuar me kapacitetet e veta demagogjike edhe Melonin. E cila i duhet shumë tani që me zgjedhjet europiane po vijnë  në pushtet të djathtët.

Çfarë do japë më për të blerë influencë? Aksesin? Çdo gjë të mundet. Çdo gjë. Këtë e dëshmon edhe fakti se kryeministri nuk e fsheh më banalitetin e vet si njeri, rrafshtësinë e vet morale dhe intelektuale. Nuk do të dijë më për formën dhe protokollin. Nën alibinë se “ky është Rama”(ky pra është për ata që kushedi çfarë e dinin) kryeministri po e shtyn tutje pikën kritike të relativizimit të çdo gjëje, të çdo bufonerie personale, sepse spektakli i sukseseve errësohet nga vulgariteti i korrupsionit. Nëse ka një gjë që provoi RAI edhe për ata që urrejnë sytë e tyre, nuk është ndonjë akuzë në vetvete, por banaliteti i lobimeve, vendimeve. Nuk ka aty asgjë të strukturuar, as të organizuar, as të menduar. Ka qeverisje me mendësinë e plaçkitjes. 

Na lejohet të imagjinojmë përgjimet e mundshme të tij me shefqetin dhe dulakun; do jenë identike si ato me Durim Bamin dhe Arben Ndokën, duke hequr vrasjet dhe trafiqet e duke vënë tendera e koncesione. Po pse a nuk ishte një shfaqje banaliteti videoja me Lefter Kokën dhe Nasip Naçon? Çfarë ka të organizuar aty? Hiç asgjë. 

Këmbëngulja e enturazhit të tij me këtë "aferën e RAI-t” ka të bëjë me shpikjen e një fitoreje të dyfishtë: RAI-t që ngec në llucën e Tiranës dhe Berishës që i atribuohet kurdisja e kësaj loje që nuk ndezi as në Itali.

E megjithatë z. Rama një gjë e ka kuptuar: në Itali ka armiq dhe jo të parëndësishëm. Jehona e qeverisjes së tij sado bukur të paketohet, shkon për atë që është dhe herët apo vonë, imuniteti që ofron argalisja e këtij karagjozi do përfundojë. Mjafton vetëm fakti që këtë energji po e harxhon për Berishën më 2024-n për të konfirmuar dështimin e plotë të dikujt që me 1 milionë shuplaka e nxori në pension atë me të cilin sot negocion.

s.zaimi

Comments

Submitted by Doktori (not verified) on

Diarrene e gazetareve, karabush aman o Skerdilajd.
Ti here qe na ben opozitarin (ben dhe si intelektual modest se tani ka dal moda per lloji tuaj), here kritikun, here thua sec thua.
Rai nuk e ka me Ramen, dhe ti e di mire kete gje por do ta trajtosh te tille, i vetmi qe e ka me Ramen je ti dhe tigri dhe ca te tjere.
Rama ska ca armiqte te kete, armiqte kane njerezit e zgjuar. Rama ka bashkepunetor, keto jane armiqte e Xhorxhines se dashur.

Trurit i paske thene naten e mire!

Submitted by redaksia on

Edhe shkruaj, edhe bej sikur. Dmth per ty ben sikur nese thua ate qe mendon. Bej edhe si intelektual. Dmth bej si...Po si mund te shtiresh si i tille? Apo si Edi qe shtiret si artist, se nuk dua as ta pergojoj artin e tij. Dhe qe ben edhe kritikun e artit te tij...

Ahmetaj eshte deshmitar apo jo? Se ai ka folur per Ramen jo Melonin. Ka cilesine e deshmitarit? Tjeter sa qendrojne ato! Kaq. Tha qe ne kryeministri hynin mafioze, me emra. 

Submitted by Anonymous (not verified) on

Deshmitar per cfare? Da quando in qua na doli person i besueshem ai? Ne vend te 8shte deshmitar i Rai3 do bente mire te vinte ne Tirane dhe te paraqitej atje ku e kerkojne si deshmitar. Te tjerat jane dokrra.

Submitted by redaksia on

E keni shume te veshtire te jeni serioze. Kur u be i besueshem ai? Kete pra ta sqaroje SPAK qe duhet te nise hetimin. 

Kur u be i besueshem? Atehere kur e bene zv.kryeminister dhe minister, e kur mbaronte punet e Edi Rames. 

Submitted by Psikologu (not verified) on

Mos e pyet thane, se ta thote vete.
Po si jo ka cilesine e deshmitarit, por nese rri ne arrati ka dhe cilesine e bythqirit.
Bie fjala, e njejta dy here.

Submitted by Neurologu (not verified) on

Te shkrova me lart, Rama ka vetem bashkepunetor , sic je ti i denje.
Tipit Skerdilajd Rama, do te te shkonte.

Submitted by redaksia on

Per Ramen je gjinekologu ti? Ja pyete se mbase e gjen edhe ti cfare te shkon. 

Qe te flasim per ate qe ka vlere: Kryeministri ka pergjegjesi per qeverisjen. Edhe sipas ligjit per Keshillin e Ministrave. Edhe nese Ahmetaj ka qene bashkepunetor i tij, serish akuza e tij ka vlere dhe duhet trajtuar si e tille. Dhe Rama ka pergjegjesi edhe hierarkike dhe duhet te jape shpjegime ne organet perkatese. Sepse reforma ne drejtesi ka dale nga mitra e PS-se sic thote ai. 

Kur Ilir Meta qurravitej e thoshte se video me Priftin ishte montazh, nuk e perfilli kush, por u moren me permbajtjen. Sicc edhe duhet ne te vertete. Sot merremi me cilesite e Ahmetajt qe edhe sikur te jete ashtu sic thua ti - dhe nuk e ve ne dyshim qe mund ta njohesh sepse dallon loji i ambienteve qe frekuenton - serish duhet trajtuar deshmia. Se kjo eshte sikur te mos quash deshmitar per punetorin e kanaleve te ujerave te zeza pse ai aq di. Me fal, ai ka qene brenda mutit gjithe kohes. Nje gje e di, apo jo? 

 

Submitted by Andrologu (not verified) on

Ke loqet e con muhabetin, ske faj mbaron dhe shtirja nje dite.
Pse nje burre i cili del videove dhe flet pastaj fshihet nuk eshte bythqir per ju shoku Skerdilajd? Ca eshte? Trim?
Apo ti flet ne cilesine e analizes se bythes?
Te thashe ka cilesine e deshmitarit por ngaqe ka dhe cilesine e bythqirit, nuk do merret seriozisht. Ndryshe nga situata Meta-Prifti.
Keshilla e andrologut, lere tastieren dhe luaj me topa.

Submitted by redaksia on

Eshte deshmitar per cilesite zyrtare qe ka patur. Jo per cilesite gjinore dhe gjenitale, apo karakteriale. Kaq i duhet Prokurorise. Cfare di e sa perben prove ajo. Atje te shkoje edhe kryeministri e te sqaroje si qendron puna. Sic shkoi ne Komision Parlamentar per Inceneratoret. Kaq. Te tjerat cfare thua ia leme 1 qershorit. 

Submitted by Diagnoza (not verified) on

Ore po ti qenke me verte i trashe!
Po te them qe eshte cope bytheqiri dhe ne fund ai ruan veten e tij. Ca demishitari eshte ai qe del neper kamera feshurazi dhe arratiset.
Prokuroria do nje deshmitar miminal i cili vete te jete i paster ne korniznes e te vertetes. Flet muti mutit tani.

Submitted by redaksia on

Puna eshte se une e kam thene qe Media e kerkon deshmitarin te paster ne kete rast(jo ne rastin e Metes dhe Izet Haxhise). Prokuroria JO(kur te nise hetimin nese e nis). I duhet deshmitari si subjekt i informuar, si pale e interesuar, si pjese e vendimmarrjes etj. Pastaj keto qe thua ti jane politike dhe une aty nuk marr vesh se jam i trashe si the ti. Po nuk e kam problem kete gje se me ngushellon ekzistenca juaj. 

Arben Ahmetaj eshte Deshmitar per Prokurorine. Per mediat dhe politiken mund te jete ashtu sic thua ti. Po ti vazhdo shkruaj te njejten gje, nuk ka problem.  

Submitted by Robert (not verified) on

Ti qenke një bythëqirë vetë i tipit patronazhist, qenke dhe i paepur, baxhellë krenare.

Ti o Skerdilajd ja ule pikët komplet vetes që merresh kaq gjatë me një kurvë si ky loqja që nuk mbaroka me llogjikë kari

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.