Amnistia fiskale ka dështuar
Qeveria ka pasur shumë shpresa se amnistia fiskale do të çlironte energji financiare të fshehura, dhe do të inkurajonte biznesmenët me karta jo fort të rregullta që të përfitonin një ky’moment zero’ e të nisnin një erë të re në marrëdhëniet e tyre me shtetin. “Por amnistia fiskale ka dështuar”, thuhet në Shqip-in e sotëm, duke iu referuar disa të dhënave që egzistojnë tanimë. Nga shoqata e bankave shprehen: “I morëm të gjitha masat, përgatitëm stafet, kemi qëndruar në gatishmëri, por pakkush ka marrë vendimin për të deklaruar të ardhurat e padeklaruara deri në këtë moment”. Dhe me këtë lënë të kuptohet se përgjegjësia është e strukturave qeveritare, të cilat nuk kanë ndërmarrë fushata sensibilizuese dhe informuese.
Në tre muajt e verës pritej një gatishmëri më e madhe e njerëzve për të përfituiar nga amnistia fiskale (për shkak të pranisë së madhe në numër të shqiptarëve në vend), por asgjë e tillë nuk ndodhi. Gjasat janë që të vazhdojë ky trend deri në fund të vitit, kur shënohet dhe afati i fundit i përfitimit prej amnistisë.
Re.Pu.
Comments
Mbase ndonje biznes ka
<p>Mbase ndonje biznes ka deklaruar asete te fshehura, jane falur taksa e detyrime te prapambetura! Nuk eshte problem ne shqiperi per te deklaruar nje shume te madhe parash edhe pa amnistine fiskale. I ke 100.000€ ik ne banken me te afert , tako drejtorin, hap nje llogari, depozitoji, dhe ja legalizimi u krye(nuk ka drejtor banke ne shqiperi qe mos te doje te rrise kapitalin e bankes se vet), sic eshte kryer gjithmone! Pse duhet te paguani kot 3% te pasurise tuaj, prisni edhe 6 muaj sa te hyj ne fuqi ligji per deklarimin e pasurise, deklaroni ca keni ca s'keni(mbytjani prejardhjen e te ardhurave nga emigracioni e biznese te ndryshme!!!!) dhe c'do gje u zgjidh.............</p>
Çfare aministie prisni nga
<p>Çfare aministie prisni nga kjo qeveri mashtruese. Nje biznes ka detyrime TVSh-je , tatim mbi te ardhurat nga punesimi, apo tatim fitimi vjetor. Nderkohe ka parapaguar me teper tatim fitim ose ka gjendje kreditore te mabrtur. Administrata nuk te ben faljen e detyrimeve sipas ligjit te ndodhura perpara vitit 2010, por te kerkon qe nga shuma e parapaguar e tatim fitimit ose nga gjendja kreditore te kompesohen detyrimet e lartpermendura. Pra i bie qe detyrimet e falura nga ligji une t'i paguaj po vet, jo me leke ne dore, por nga mbipagesat qe kam bere ose nga gjendja krediotre qe kam.<br /><input id="gwProxy" type="hidden" /><!--Session data--><input id="jsProxy" onclick="jsCall();" type="hidden" /></p><div id="refHTML"> </div>
Add new comment