Me Kalorësin “spazmatik” dhe Apostullin Thoma!

Postuar në 14 Maj, 2024 14:37
Leonard Mitro

 

Zog i Shqipes apo bir i Kryqit..!? Mbi këtë antogonizëm e ngriti narrativën e tij “patriotike” kryeministri i Shqipërisë në fjalimin para emigrantëve shqiptarë të Athinës. Si më poshtë po citoj një paragraf shumë domethënës nga recitimi i tij publik që në thelb nënkuptonte një persekutim antropogjen të shqiptarit “fluturues” nga grekët e shenjuar të Kryqit.

Dhe faji i fëmijës ishte se kishte ardhur nga foleja e shqipes dykrenare dhe nuk kishte lindur në mbrojtjen e Kryqit të Bardhë

thotë Edi Rama në parashtrimin e tij. Mund të jetë kjo nesër edhe një anekdodë grafike që mund ta shohim të vizatuar në bllokun surrealist të piktorit dhe skulptorit nga Surreli, Edi Rama. 

Pa dashur të hyj në historicizma mbi pëkatësinë ornitologjike apo metafizike të njërës apo tjetrës race, dua të sjell në vëmendje se kush është zotëria që definon “glasa” të tilla etno-kulturologjike. Ky nuk është vetëm një budalla i kapur nga kapsllëku i politik i ditës dhe spazmatiku i “prerjeve” nacionaliste….Është edhe Kalorës i Varrit të Shenjtë, i dekoruar në vitin 2015 me Urdhërin e Kryqit të Lartë. Historia ka parë të tilla shkarravina dhe këtu përgjegjësia nuk është vetëm e kalorësit. Ky është “kryqtari” që në 2014 vrapoi në aeroportin e Tiranës për të marrë bekimin e kryqit apostolik të Papa Françeskut për të birin, Zahon. Befas në 2024 në Galaci, “i përuluri” i pëllëmbë-shqipeve zbuloi se Kryqi i Bardhë mbi flamurin grek nuk u bë mburojë për shqiptarët e tranzicionit. 

Po si ndodhi që ky “dishepull” i Kryqit u shndërrua në Thomain jo besimtar të “Ungjillit” Kuq e Zi?!

Për shpjegim Thomai nuk ishte ndër apostujt që e panë Krishtin menjëherë pas Ringjalljes, por sipas historisë së Ungjillit, Krishti i ringjallur u shfaq para Thomait në mënyrë që ai të mund të fuste gishtat në plagët e tij dhe të shihte me sytë e tij mrekullinë që kishte ndodhur. Ndaj na duhet të presim që edhe këtij Apostulli të Ri t’i shfaqet dikush që t’i kthejë besimin në Kryq.

Ka një zgjidhje për këtë. Në të treja këto episode, zoti Rama ka qenë i shoqëruar nga bashkëshortja e tij Linda, që mesa duket është një shtysë e fortë për “zogun” e shqipes që kalëron male, dete e fusha si një shpend pellazgjik i çliruar nga çdo kryqëzim biblik. Ky është djali “politalent” nga Vunoi (greqisht-vuno, shqip-mal) që mesa duket po bën anti-Krishtin dhe anti-grekun e tallavasë nacionaliste të Noizit dhe të tjerëve.

Mballoma të tilla foklorike nuk quhen as politikë dhe as retorikë, por gjithsesi kur artikulohen nga një kryeministër ekspozojnë një kulturë që gjen terren në butaforitë e sotme të oportunistëve  pa fe dhe atdhe. Dhe të tillë mund të ketë kudo, thjesht të tillë “apostuj” polivalentë kemi fatin që t’i shohim dhe Ne.

Comments

Submitted by Anonymous (not verified) on

"Dhe faji i fëmijës ishte se kishte ardhur nga foleja e shqipes dykrenare dhe nuk kishte lindur në mbrojtjen e Kryqit të Bardhë" citohet Rama.
Dhe me poshte: historicizma,perkatesi ornitologjike,glasa,budalla i kapur nga kapslleku,spazmatiku i "prerjeve" nacionaleste,shkarravina,etj. Gjysma e shkrimit eshte e mbushur me ofendime te drejtperdrejta per kryeministrin.
Pse nuk flet dicka kunder asaj deklarate? Vetem ofendime
Ne fund te jem i sinqerte e zbukuron pak kur flet per zogun e "shqipes". Po Edi Rama eshte vertet shqiponje.
Dhe filloj te vras mendjen pse te intereson kaq fort "zogu i shqipes"?

Submitted by Anonymous (not verified) on

...shkrim koti

Submitted by Kostandini (not verified) on

Po c'jane keto paralelizma dhe kujt po i adresohen?
Po veshim hajdutet dhe te pa fene me epitete dhe krahasime? Me dishepuj dhe apostuj, me kryqe dhe ungjille.

E mendja ma merr qe e keni shkruar dhe ju duket artikull i fort medemek nje lloji analize qe sbehet verdalle, qe ironikisht ngjan tamam muhabete kafe turqish!

Submitted by Andokli (not verified) on

- Se cu tha e sec u be nuk e di, po jot shoqe i mori vesh te gjitha, po pergjonte prapa deres
- Po ti ku e more vesh
- Po dhe une po pergjoja prapa deres
- Jazek

Submitted by Aqif (not verified) on

Rama ne Galatsi u be sikur prifti qe shkoi per vizite ne fshatin Qinane
Grate e fshatit dolen te gjitha duke e pritur me brohoritje dhe kenge. Duke kenduar: "N'qinane moj n'Qinane po vjen prifti ktu tek ne...." Prifti kur degjoi kete kenge iu drejtua me, "do t'ju qi moj do t'ju qi, pa rreshtohuni nji nga nji".
Dhe delet e Galatsit ashtu ben, Kastrabeu i Spiropalles i mullosi te gjitha.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.