140 minuta sqarime, ambasadorët nuk u pritën me duartrokitje në PD
Atmosfera që u pa dje në selinë e Partisë Socialiste për vizitën e dy ambasadorëve, nuk ishte e njëjta me atë që mbizotëroi në Partinë Demokratike. Ish0kryeministri Berisha mungoi, Jozefina Topalli la mbledhjen para kohe, ndërsa disa deputetë adresuan pyetje ndaj ambasadorëve. “A nuk do te ishte me mire qe investimi i BE dhe USA te ishte ne funksion te një reforme teresore ku drejtesia eshte vetem nje pjese e saj”- shtroi pyetjen deputeti Astrit Patozi. Pas 140 minutave me grupin parlamentar të PD-së, ambasadorët Lu dhe Vlahutin deklaruan jashtë selisë blu se gjatë diskutimit për reformën në drejtësi u sqaruan disa cështje që nuk ishin të qarta. “PD ka luajtur rol vendimtar në historinë post komuniste të vendit dhe presim që kjo traditë të vazhdojë në reformën në drejtësi”- deklaroi pas takimit ambasadori tha Lu. Ndërsa për ambasadoren e BE, Vlahutin, diskutimi ishte shumë i dobishëm. Ajo theksoi se edhe zbatimi i reformës do të jetë i rëndësishëm vecanërisht për BE. “Do sigurohemi që ajo që është shkruar në letër të bëhet në fakt realitet për qytetarët e këtij vendi”- tha Vlahutin. Ndërsa kreu i PD-së, Lulzim Basha më shumë sesa afatet kërkoi që puna të fokusohet te produkti. “Tek PD erdhën dhe ikën ambasadorët duke gjetur një PD aspak nervoze për refomën në drejtësi. Rëndësi ka cilësia e produkti, një produkt skarco s’të bën punë kur të arrish tek afati”- tha Basha.
Comments
Kesaje komedie, me sa duket
Kesaje komedie, me sa duket po i vjen fundi.
Kjo eshte DIPLOMACI ME BYTHE PERJASHTA.
Keta ambasadore, duhet te dine mire qe Sali Berisha dhe PD - si pjelle e tije, njohin vetem DIPLOMACINE E SHKOPIT KOKES E TE FORCES NE PERGJITHESI. njohin diplomacine MADE IN SALI KALLACNIKOV BERISHA.
DONALD LU dhe ROMANA VLLAHUTIN, kane gabuar rende sot. E gjithe puna e bere deri me tani, sot u vulos perfundimisht si e deshtuar.
Me kete, dua te them qe, edhe misioni i tyre diplomatik ne Shqioeri, perfundimisht ka deshtuar. Si Donald Lu dhe Romana Vllahutin, duhet menjehere te dorehiqen dhe te largohen nga vendi yne, si misionare te deshtuar, duke harxhuar fonde, mjete, njerez, nerva dhe kohe me fjale boshe, me njerez kriminele si Sali Berisha e Lul Basha me kompani.
Te jem si qeveria USA dhe BE, ketyre dy diplomateve do t'u kisha kerkuar menjehere doreheqjen
Me mire ishim edhe pa keta dy diplomate, qe na ngriten mendjen duke shpresuar per t'u denuar kriminelet e vertete, dhe nderkohe terhiqen me TURP nga grupi i PD.
Me mire djepi bosh, se sa shejtani brenda.
Kesaje i thone per te bere reforme per ata qe nuk kane bere krime, dhe amnisti dhe reabilitim per krimin dhe kriminelet.
Shqiptaret, vertet jane te varfer, por nuk jane budallenj. Kete t'a dini mire zoterinj ambasadore.
Add new comment