Teza e mjegullt mbi anti-amerikanizmin shqiptar
Ka bërë përshtypje teza e anti-amerikanizmit në Shqipëri, e mbrojtur nga ambasadori amerikan në programin ‘Tonight Ilva Tare’ të televizionit Ora News. Ne, autorët e këtij website-i, patëm ngasjen që të bënim në të nxehtë më shumë se një lajm lidhur me këtë temë (dhe me intervistën në përgjithësi). Deputeti i PS-së, Artan Gaçi, kish shkruar sot një artikull në Panorama, ku dukej se po bëhej gati të krijonte klubin e anti-anti-amerikanëve. Gazetat e tjera fokusoheshin në këtë pikë në mënyrën e tyre. Ndërsa e përditshmja Mapo i kushtonte një dyfaqësh këtij argumenti provokativ, ku ishte ribotuar një artikull i Artur Zhejit i përmendur prej Arvizu-së, një copë e intervistës që mbyllej me një pyetje disi surreale të Ilva Tares (Po i paralajmëroni anti-amerikanët?, i tha, a thua se Ambasadori ka ndonjë flotilje me drones-a bombardues diku në Kamëz), dhe me një përgjgije disi të paqartë (Mendoj se anti-amerikanët e dinë, tha Arvizu sikur të donte qëllimisht të përcillte një gjë pa kuptim, apo me shumë kuptime), dhe një kabllogram i vitit 2009, që ka dalë nga ambasada e që flet për anti-amerikanët në Shqipëri. Mirëpo, duket se është bërë pak konfuzion.
Kabllogrami flet për një anti-amerikanizëm jo politik, por fetar e etnik (myslimanë sunitë, grekë, vllehë, etj). Zheji flet për një anti-amerikanizëm, të cilin nuk e ilustron me emra, por e lë të nënkuptohet tek partia socialiste dhe tek kolegët e tij (pa emra, sigurisht). Ambasadori Arvizu duket se ecën në këtë linjë logjike. Lë të kuptohet, se anti-amerikanizmi mbështetet nga biznese të medias, nga gazetarë, nga intelektualë. “Ka pasur një makineri anti-amerikane”, thotë ai pak a shumë, dhe gjithë ky diskutim lidhet me qëndrimin ndaj 21 janarit, rrjedhimisht flitet për anti-amerikanizmin e shpikur nga Zheji.
E kanë bërë pak rrëmujë diskutimin. Duhet të presim. Ndoshta e bëjnë më të qartë në ditët në vijim.
E.G.
Comments
Fare e qarte qe ky e ka per

Fare e qarte qe ky e ka per 'Koken' e 'Shekullit' por cfare eshte akoma me qarte eshte se ne Shqiperi ka nje levizje anti-demokratike dhe nje nga emrat e kesaj levizjeje eshte dhe ai i ambasadorit. Nese komentet e mia do ti quajne anti-amerikane atehere dhe Amerika s'eshte me Amerika qe njoh une. Arvizu ka dale hapur ne anen e kundert te interesave te popullit Shqipetar duke mbajtur nje qendrim haptazi politik dhe te njeanshem. Mbron haptazi njerez qe i kane duart te qelbura nga krimi dhe korupsioni. Dhe ketu une spo them asnjegje te re.jane te gjitha te njohura ca te regjistruara ne video ca te tjera jane ndjekur live nga te gjithe. E quan saliun 'njeri te jashte zakonshem' jo sepse ben mire per popullin e vet por sepse ka aftesine te qendroje gjat ne pushtet. Shprehet se ka mendime te kunderta me Skender Minxhozin i cili vertet eshte kritik i regjimit (e si te mos jeshe) por nuk njihet si ndonje militant i PS dhe une personalisht mendoj se eshte nje nga publicistet me te drejte dhe ne shume raste fare naiv. Shprehet per simpatine qe ka per Turin i cili eshte perfol gjate fushates si njeriu qe shkruan fjalimet Lulit. Ndaj vete Lulit jane te panumerta rastet ku ai ka shfaq mbeshtetje te hapur. Rasti me i famshem ishte pas 21 janarit. Njerez te thjeshte, qytetare te ndreshem dhe te mire te Shqiperise te gjithe se bashku vlejme me shume se cdo para ne bote prandaj mos kini frike te ngrini zerin sepse ne kete vend, si ne cdo vend tjeter te botes, fjalen e pare dhe te fundit e kemi Ne Populli. Dhe kete na e ka mesuar Amerika.

Mendo se po ta kishte ne dore

Mendo se po ta kishte ne dore Arvizu cdo t'i bente Noam Chomsky-it. Jo per gje, por eshte e sigurte qe eshte me kritik se "Koka e Shekullit" ndaj qeverive amerikane. Goxha perparim jemi duke bere drejt demokracise!

Po, Chomsky flet nga

Po, Chomsky flet nga Amerika, Arvizu nga Shqipëria. Arvizuja ka ndejtë shumë me Salën më duket dhe po i merr huqet...

Si t'i dallojme

Si t'i dallojme anti-amerikanet: i ndajne floket me vije ne mes, veshin kollare te kuqe, shohin filma te realizmit socialist, flasin keq per Chuck Norris...

I madh, pergjigja e

I madh, pergjigja e merituar!

Jam shume i sigurte se po ta kishte bere ndonje ambasador tjeter kete shkarje do kishte rene pre e talljeve te panumerta nga te gjithe. Kurse meqenese ky eshte Mabasadori Amerikan, hm...

1-Pershendetje Muci.. Eshte e

1-Pershendetje Muci.. Eshte e habitshme se si abmasadori flet me kete gjuhe duke nenkuptuar qe ndikohet ketu nga ca analiste proqeveritare per te quajtur opoziten apo shtypin opozitar si antiamerikane. Une nuk ju ve faj juve qe i kritokoni edhe Ramen por duke pare qe ky njeri ndikohet nga tipa si Lubonja apo Zhei ndoshta duhet te flisni publikisht edhe ndonej fjale te mire edhe per Ramen. Me e keqja eshte se kjo eshte nje goditje nen brez qe Rama personalisht nuk mund te reagoje dot.

2-Kjo historia me celule kerkon nje reagim publik nga te gjithe juve penat qe lexoka ambasadori si Baze, Stefani dhe juve. Bile ti kerkoni publikisht ndoshta se bashku qe te flasi me qarte se per cfare celule behet fjale. Nese behet fjale per gazeten Shekulli atehere ajo celula qenka disi e madhe ne numer por me pak e demshmja per Ameriken sepse vetem shkruan.

3-E fundit, me duket se Ambasadori sikur ngaterron qendrimet personale ndaj tij qe jane shume te dallueshme ndryshe nga pasardhesi i vete si qendrime anti-amerikane. Amerika eshte edhe Whithers por nuk gjeti ndone celule. Te gjesh celule tek opozita pas 21 Janarit eshte sikur te thuash qe ata te shkrete i vrau Amerika.

Me gjithe ato gafa dhe

Me gjithe ato gafa dhe brockulla qe ka leshuar arvizu qe kur ka ardhur ne Shqiperi eshte mese e drejte qe njerezit te shprehen kunder mendimeve te tij por kjo nuk do te thote se jane anti-amerikan.Te thuash te verteten nuk do te thote se je anti-amerikan.Kam nje pyetje per ambasadorin amerikan:A mos valle eshte anti-amerikan Michael Moore ?????!!!!Micheal Moore shpreh realitetin amerikan ne filmat e tij si Fahrenheit 9/11,Sico,Bowling for Columbine dhe Capitalism:A love story.Micheal Moore eshte per tu pershendetur per ate se cfare po ben dhe ai shprehet se:Democracy is not a spectator sport,is a participatory event.If we dont participate in it,it ceases to be democracy.

ore me

ore me gazeten TEMA si i behet

Add new comment