Ardian Vehbiu u përgjigjet lexuesve
Pasi lexova disa prej komenteve, më duket se është e nevojshme të sqaroj disa pika të shkrimit tim, të cilat kam frikë se nuk janë kuptuar si do të dëshiroja unë.
Unë jam gjuhëtar me profesion dhe merrem përditë me tekste shqip: herë i shkruaj, herë i përkthej, herë i redaktoj e herë i studioj. Për fat të keq, kur merrem me tekste të tilla, shpesh e kap veten duke qëmtuar fjalë të huaja ose “të papërshtatshme” dhe, sipas rastit, zëvendësuar ato me një të rënë të lapsit.
Këtë e bëj sepse kështu më kanë mësuar në shkollë; kështu më kanë stërvitur; kështu më kanë kushtëzuar. Njeriut mund t’i evoluojnë pikëpamjet dhe qëndrimet dhe bindjet, por disa shprehi nuk i shkul dot lehtë – dhe kështu ndodh edhe me mua.
Megjithatë, unë besoj se ky qëndrim ndaj gjuhës nuk është për t’u përkrahur, përkundrazi. Jo se fjalët e huaja duhen mirëpritur dhe u duhen hapur dyert; por sepse sado fjalë të huaja të hyjnë në përdorim, dëmi që i bëjnë këto shqipes është më i vogël sesa dëmi që sjell disiplinimi i teksteve, nëpërmjet zëvendësimit të fjalëve.
Natyrisht, shkrimi im më lart nuk synon ta shterojë problemin; madje edhe në vetvete është satirë. Disa lexues nuk e kuptuan se “kokëtuli”, me të cilin jap e marr unë në shkrim jam unë vetë; ose ajo pjesë e formimit tim profesional, që i referohet purizmit gjuhësor për të siguruar, ndaj meje, epërsinë prej autoriteti.
Pasojat e purizmit në gjuhë dhe sidomos në komunikim nuk mund të trajtohen me një shkrim online; po kufizohem vetëm duke vërejtur se këmbëngulja për të verifikuar fjalët sipas prejardhjes ose “biografisë” është dyfish e dëmshme: (1) sepse tërheq vëmendjen nga çështje shumë më të rëndësishme të shqipes publike dhe (2) sepse ua dobëson statusin fjalëve në tekste, duke krijuar vetvetiu përshtypjen se këto mund të zëvendësohen sipas dëshirës ose politikës kulturore në fuqi.
Shqipja nuk po shkruhet mirë. Këtë nuk ka nevojë të jesh as shkrimtar, as gjuhëtar, që ta vësh re. Arsyet pse po është sëmurur kështu shqipja publike nuk janë dhe aq të qarta; por gjithsesi, depërtimi i fjalëve të huaja nuk është shkak, por pasojë e rrëgjimit të gjuhës; me një metaforë nga mjekësia, do të thosha se infektimi i leksikut ka natyrë oportuniste.
Përmenda më lart lëkundjen e statusit të fjalës, ose, siç e quajnë gjuhëtarët, dobësimin e normës leksikore. Fjalët e huaja “të panevojshme” janë vetëm një aspekt i kësaj patologjie; ka edhe aspekte të tjera, p.sh. varfërimi i regjistrave të shqipes publike, në krahasim edhe vetëm me vitet 1960. Qëllon që dikush të ketë mbaruar shkollën e mesme, dhe të mos e kuptojë se ndryshe flitet në rrugë, ndryshe në një dhomë chat-i në Internet, ndryshe në një intervistë televizive, ndryshe në një bisedë me punëdhënësin dhe ndryshe kur mban fjalimin në një funeral. Shumë përdorues të shqipes në publik ende i referohen një koncepti të mjegullt të “të shkruarit bukur”, por kaq nuk mjafton. Një shoqëri moderne dhe e artikuluar në shumë forma kërkon edhe një gjuhë që t’i përgjigjet këtij moderniteti dhe këtij pluralizmi social dhe kulturor.
Të merresh me fjalët e huaja është shumë kollaj: çdo gjysmak mund ta bëjë këtë – dhe me gjysmak këtu kam parasysh dikë që ka mësuar dy-tre gjëra për prejardhjen e fjalëve shqipe. Mirëpo censurimi, qoftë edhe vetëm me opinion, i teksteve të shkruara nuk ka asnjë efekt ndaj përdorimit të gjuhës, dhe as ndaj gjuhës vetë. Përkundrazi, ai veç u jep një alibi morale të gjithë atyre që, në rrethana të tjera, do të ushtronin trysni mbi institucionet, që kujdesi ndaj shqipes publike të shprehej me forma të tjera, më të efektshme dhe më të arsyeshme.
Comments
Citim: "Unë jam gjuhëtar me

Citim: "Unë jam gjuhëtar me profesion dhe merrem përditë me tekste shqip: herë i shkruaj, herë i përkthej, herë i redaktoj e herë i studioj" (mbyllet citimit).

Z. Vehbiu, nëse unë nuk jam gabim, besoj se sipas rregullave drejtshkrimore të shqipes, Ju do të duhej të ishit më i kujdesshëm në këtë fjali. Ndajfoljet e vetës së tretë: i shkruaj, i përkthej, i redaktoj e i studioj do të duhet të u shtonit edhe ë-n: i shkruajë, i përkthejë, i redaktojë e i studiojë.

Më shumë kujdes kur shkruani, që të keni të drejtën publike të jepni vlerësime gjuhësore, duke qenë edhe gjuhëtar me profesion.

Uroj të më mirëkuptoni!

Me nderime,

Jetoni, Prishtinë

sqarim: here =

sqarim:

here = ndajfolje

shkruaj, redaktoj, studioj = folje

zgjedhim i foljes shkruaj, koha e tashme:

unë shkruaj/ ti shkruan/ ai shkruan/ ne shkruajmë/ ju shkruani/ ata shkruajnë

Njelloj edhe foljet e tjera. Shpresoj te jesh sqaruar.

Edlira, prapë nuk tregove

Edlira,

prapë nuk tregove çfarë ndodhë kur është me lidhëzën i përpara. A mos rastësisht folja kalon në ndajfolje? Apo kjo ska lidhje?

ah se harrova, ne ndajfolje

ah se harrova, ne ndajfolje kalojne mbiemrat pa lidhez para, jo foljet

i bukur (folje) / bukur (ndajfolje)

"i" nuk eshte lidhez, por

"i" nuk eshte lidhez, por nyje dhe "i bukur" eshte mbiemer cilesor i nyjshem.

Foljet ne veten e pare njejes nuk kane "e": (une) shkruaj, te shkruaj, do te shkruaj etj.

y, për fjalinë e parë jam

y,

për fjalinë e parë jam dakord. Për pjesën e dytë më duket se je jashtë kontekstit. Nuk po flasim për shkruaj, por për i shkruaj(ë)...

Unë, komentet i shkruaj dhe i

Unë, komentet i shkruaj dhe i lexoj.

Foljet nuk zgjedhohen me "ë". Por, ndoshta kemi libra të ndryshëm drejtshkrimi.

Edlira, në fillim tingëlloje

Edlira,

në fillim tingëlloje më profesionale, me këtë foljen(!) i bukur, në fakt mbiemrin, të ra indeksi i bindësisë. Mbase e kishe nga emocionet :)

Jeton, kam frikë se e ke

Jeton, kam frikë se e ke gabim. Forma si shkruajë, përkthejë, redaktojë, studiojë janë të vetë së tretë njëjës të lidhores së tashme, ndërsa autori po flet në vetë e parë të lidhores, jo të tretën. (krahaso: unë të shkruaj, ti të shkruash, ai të shkruajë). Para se ta bëje këtë vërejtje, ndoshta mund ta kishe hapur një gramatikë të klasës së tretë fillore, për ta parë këtë. Ashtu e mbaje pastër edhe hapësirën e komenteve.

Asterion, Ju qenka dukur

Asterion,

Ju qenka dukur "ndotëse" ndërhyrja e ime?!

Unë përsëri jam i bindur se kam të drejtë pasi nuk është në qendër autori por teksti shqip, ai, veta e tretë (ja fjalia që të gjykohet më lehtë: Unë jam gjuhëtar me profesion dhe merrem përditë me tekste shqip: herë i shkruaj, herë i përkthej, herë i redaktoj e herë i studioj). Prandaj duhej shkruar: herë i përkthej(ë), herë i redaktoj(ë), e herë i studioj(ë). Unë ndjekë logjikën elementare të pikës së referimit dhe jo të arsyetimit/supozimit se si do të mund të ishte.

Kështu që përsëri mendoj që z. Vehbiu është shprehur gabim. Kurse reagimi i Juaj si "i thumbuar" është dyshues, ashtu sikurse prirja e komentit të Juaj për të tentuar denigrimin e shkruesit dhe jo të argumenteve të shkruesit.

Jeton, je aq gabim sa nuk e

Jeton, je aq gabim sa nuk e ke idenë! Parafolësi ka bërë mirë që ta ka tërhequr vërejtjen. Pastaj ti nuk bën dallimin në mes foljes dhe ndajfoljes.

Sempre, nuk mjafton të thuash

Sempre,

nuk mjafton të thuash që filani ka të drejtë pa dhënë asnjë argument pse mendon kështu. E dije vallë këtë? Me që nuk paskam ditur të bëj dallimin me foljes dhe ndajfoljes pse nuk më ndriçon pak konkretisht, të lutem? Apo edhe ky ishte një supozim tjetër?

Duhet t'i rikthehesh fillores

Duhet t'i rikthehesh fillores se s'ben. Qenke rast i pashprese.

Edlira, do ta merrja parasysh

Edlira,

do ta merrja parasysh këshillën Tuaj sikur të mos ishin në kundërshtim me vetën. Nëse jam rast i pashpresë nuk kam pse t'i kthehem fillores.

Së paku kur mundoheni të kaloni në vlerësime personale, mundësisht mos merrni në thua brekët tuaja.

1- lexo tek komenti i pare qe

1- lexo tek komenti i pare qe ke shkruar mbase ndricohesh paksa.

2- nuk ishte vleresim personal.

3- me vjen keq qe shpenzova kohe me nje harbut. (pervecse injorant).

Këto vlerësimet personale i

Këto vlerësimet personale i paske në qef, kurse variantet krahasimore të prekën thellë krenarinë. Që mos ta provosh këtë ndjenjë, mos kalo në vlerësime personale, edhe nëse unë mund ta kem gabim, gjë që e kam lënë të hapur qysh në fillim të diskutimit.

Edlira, se tani që po e

Edlira,

se tani që po e rilexoja komentin Tuaj, ishte tmerrësisht "bindës". Ta quash tjetrin të pashpresë nuk qenka vlerësim personal?! Për pak do të besoja për argumentet për foljen :)

Pershendetje z.Vehbiu. Me

Pershendetje z.Vehbiu.

Me vjen mire qe rimoret perseri penen per te shpjeguar me mire pozicionin tuaj ne lidhje me gjuhen.

Ju thoni qe perdorimi i fjaleve te huaja eshte pasoje dhe jo shkak i dobesimit te gjuhes shqipe dhe me thene te drejten jam i prirur t'ju besoj. Sic thoni dhe ju vete, eshte nje simptome e semundjes por jo shkaku i saj, por nga ana tjeter ju ne kete shkrim ashtu si edhe ne shkrimin tuaj te pare ju mbroni tezen qe "censurimi, qoftë edhe vetëm me opinion, i teksteve të shkruara nuk ka asnjë efekt ndaj përdorimit të gjuhës, dhe as ndaj gjuhës vetë.Përkundrazi, ai veç u jep një alibi morale të gjithë atyre që, në rrethana të tjera, do të ushtronin trysni mbi institucionet, që kujdesi ndaj shqipes publike të shprehej me forma të tjera, më të efektshme dhe më të arsyeshme.", kjo eshte e debatueshme z. Vehbiu.

Me lejoni te jem me i qarte.

Mendoj qe çdo opinion, sugjerim a kritik i bere ne format e duhura te miresjelljes dhe respektit ndaj bashkebiseduesit nuk mund te jete a priori i demshem apo i gabuar. Ca me teper te jete alibi per bashkebiseduesin. Per te folur me konkretisht, nuk ma merr mendja nje kritike per perdorimin e fjaleve te huaja ne gjuhen shqipe ndaj jush personalisht do te beje te mundur qe ju betejen tuaj ne mbrojtje te gjuhes shqipe ta konceptoni vetem si nje purizem gjuhesor duke i mbushur mendjen keshtu vetes qe Ju e bete detyren tuaj sepse nuk perdorni me fjale te huaja ne shkrimet e tuaja. Mendoj qe sic nuk vlen per ju ky ekuacion nuk vlen edhe per te gjithe ata qe merren me letrat shqipe.

Z. Vehbiu, une si njeri i thjeshte pa shume shkolle nuk e kam as mundesine akademike dhe as ate materiale te ndihmoje sado pak ne drejtimin e gjuhes, kete une e pres nga Ju, gjuhetaret, shkrimtaret dhe ne pergjithesi nga njerzit e letrave shqipe. Por kjo nuk do te thote qe meqe une nuk jam ne gjendje te bej nje shkrim akademik mbi perdorimin e gjuhes duhet te hesht kur shikoj te shkruar apo degjoj fraza te tilla si : " faciliteti i procedurave; promovimi i aktivitetit, performanca e qeverisjes, eventi i radhes, paneli i gazetareve, implementimi i programit etj etj". Fraza te tilla ka me bollek dhe me hir apo pahir kane fituar tashme te drejten e qytetarise ne mediat shqiptare. Kete une e quaj te gabuar dhe e vetmja menyre qe kam per te shprehur mos aprovimin tim eshte qe te shkruaj komentet e mia ne nje faqe interneti sic eshte dhe kjo.

A mjafton vetem kaq, sigurisht qe jo.

A shpeton gjuha shqipe vetem nga perkthimi mekanik i fjaleve te huaja sigurisht qe jo, do te isha naiv po ta besoja kete gje.

Kritikat apo sugjerimet e mia nuk kane per qellim te me vendosin mua ne piedestalin e nje njeriu erudit qe u jep mend te tjereve por thjesht mendoj qe evidentimi i ketyre pasojave ne nje fare mase eshte nje gje e mire qe mund te ndihmoje Ju dhe koleget tuaj ne punen tuaj per gjuhen shqipe.

Nuk e kam kapacitetin tuaj gjuhesor dhe akademik z. Vehbiu qe te jap ndihmen time per gjuhen shqipe, ndaj po ja u kerkoj Juve kete dhe për hir te zotit shpejtohuni ju dhe koleget tuaj ne menyre qe te mos lexojme me neper gazeta aberracione gjuhesore si ajo qe solli z. Nano ne keto faqe. Me lejoni t'ja u perseris ketu, per te kuptuar edhe me mire se nga vjen ky deshpërimi im:

"Nuk është tabú, e nuk është as sekret i kompanive, gjendja e tyre financiare, apo elementë që kanë të bëjnë me produktet që ata ofrojnë në treg dhe raporte të tjera financiare, që lidhen me vlerësimin e individit rreth agjentëve që veprojnë në sistemin financiar shqiptar. Ndaj mendoj që vetë institucionet qendrore dhe qendrat e informimit përmes publikimit të të dhënave dhe fakteve, zhvillimeve të agjentëve të tregjeve financiarë të mund të informojnë më drejt opinionin e gjerë publik"

"Edukimi financiar duhet parë si një e mirë publike, që sjell eksternalitete pozitive për shoqërinë. Ai, jo vetëm rrit mirëqënien financiare të individëve, por ndikon gjithashtu eficincën e politikave ekonomike të ndërmarra nga autoritet".

Me respekt

emigranti

persherndetje emigrant e z.

persherndetje emigrant e z. Vehbiu!

jam dakort me sa shkruan z. Vehbiu ne kete sqarim te tij, eshte e qarte per cdokend se gjuha shqipe nuk po shkruhet mire e ne kete drejtim mediat kane nje pjese te fajit. Faktoret qe ndikojne ne shperfytyrimin e gjuhes mund te jene nga me te ndryshmit, duke u nisur nga mesimi i saj neper shkolla e deri tek perdorimi i saj nga nepunesit e shtetit.

Vlen te merret ne konsiderate edhe fakti qe zhvillimet politiko-shoqerore te ketyre 20 vjeteve kane krijuar nje peshtjellje te gjuhes per shkak te depertimit ne mase te fjaleve te huaja, te perdorura pa kriter e pa i lene kohen e duhur per te dekantuar e per te hyre ne rrjedhen normale te zhvillimit te gjuhes.

Kemi kaluar nga nje gjuhe e kodifikuar ne kohen e regjimit komunist ne menyre pak a shume koercitive, ne nje gjuhe pre e interpretimit te lire te secilit.

Gjithashtu ka ndodhur edhe perzierja e gjuhes se shkruar me gjuhen e folur, fenomen ky qe kam verejtur ne shume shkrime neper gazeta por edhe ne perkthimet me titra qe i behen filmave.

Mos te harrojme edhe faktin qe hyrja masive e teknologjise informatike pc, laptop, ipad, iphone apo perdorimi i sms-ve etj. krijojne njefare pertacie per te shkruar fjali te rregullta dhe gjithcka reduktohet ne nje grumbull tingujsh si flm, tung etj etj.

Kjo e fundit eshte nje dukuri qe po con ne njefare analfabetizmi gjuhesor shume te rinj edhe ketu ne Itali.

Tani, megjithatë, diskutimi

Tani,

megjithatë, diskutimi mbyllet me pranimin e faktit se foljet me lidhoren e vetës së tretë marrin prapashtesën ë. Supozimi im fillestar që mund ta kisha gabim doli të jetë i vërtetë. Kjo tregon se jam bazuar në një këshillë jo të saktë profesionale dhe e pranoj gabimin. Megjithatë, përveç sqarimit të Asterionit, duke i hequr vlerësimit personale, mendimet e tjera ishin jo të plota. Përfshirë edhe mendimin tënd dhe timin Tani ;)

Zoti Vehbiu, Jetoj ne

Zoti Vehbiu,

Jetoj ne emigracion, dhe kur lexoj disa shkrime ne gazetat ne internet, me ben peshtypje perdorimi i shumte i fjaleve te "huazuara" ne menyre shume brutale, te cilat kur perdoren jane teresisht ne anglisht dhe duket sikur ngecin ne fjaline ku perdoren dhe te bejne te ndjehesh paksi jasht "orbites" shqipetare. Por dua ndihmen tuaj te kuptoj nje fjale shqip qe perdoret shume, dhe qe per mua merr kuptime te ndryshme, dhe shpesh nuk ja kuptoj permbajtjen ne menyren se si perdoret. E kam fjalen per perdorimin e fjales ZBARDHJE, apo foljen U ZBARDH.

Shpesh e kuptoj si " iu be e njohur publikut", nganjehere "po hetohet ngjarja", etj. etj. Por perseri me duket si fjale e perdorur pak si jasht kontekstit. Eshte nje fjale qe nuk me tingellon mire ne teresine e fjalorit tim shqip. Ndjehem njesoj sikur po mesoj nje fjale te huaj qe nuk me ben kuptim, dhe ende nuk e kam te konkretizuar si fjale ne tru.

Nqs keni mundesi , ju lutem jepni nje shpjegim te mirefillte te kesaj fjale kaq shume te perdorur ne artikuj te ndryshem.

Jeton, mesa duket gjithe bota

Jeton, mesa duket gjithe bota eshte gabim, kurse ti je ne rregull.

Here tjeter merru me thelbin e gjerave jo me lapsuset. Ne fakt kisha emocion kur e shkrova " i bukur (folje) " e ne fakt duhet ta shkruaja (mbiemer), sepse po perpiqesha seriozisht te te shpjegoja se si eshte gjuha shqipe ne te vertete. Une kam gjithmone emocione kur behet fjale per gjuhen shqipe, sepse e shoh perdite ne cfare niveli jane njerezit qe flasin dhe sidomos shkruajne shqip dhe kjo gjendje eshte per te ardhur keq.

Por mesa duket ti e paske mendjen se si te krijosh debat per gjera te kota, jo emocioni, jo je bindese, s'je bindese, shkurt muhabeti futja kot.

Po mire thone: nje budalla hedh nje gur ne pus, 10 te mencur s'e nxjerrin dot.

edlira, fakti që je femër nuk

edlira,

fakti që je femër nuk duhet të abuzosh me këtë dhe të ofendosh pambarim me vlerësime personale. Nëse ti kishe të drejtën për të gabuar, këto nuk duhet t'ua mohosh të tjerëve. Nëse je kaq e emocionuar dhe e ndjeshme kur flet për gjuhën, kushtoj rëndësinë minimale respektit për tjetrin, duke mos kaluar në ofendime të ulëta. Shakatë e mia, dhe jo ofendimet, erdhën pikërisht pas ofendimeve e tua të njëpasnjëshme. Kurse tentimi im për të kërkuar maksimalen nga z. Vehbiu nuk i bën dëm askujt, për më shumë kur lëshimin tim e pranova vet.

Më shumë respekt për vetën dhe të tjerët edlira. Edukata dhe ngritja intelektuale tregohen pikërisht në momentin që shkruan për një të panjohur, duke qenë edhe vet i/e "mbuluar" nga identiteti.

prsh te nderuar lexues

prsh te nderuar lexues deshiroj nga ju te mar mendime rreth mbiemrave ne gjuhen shqipe ,konkretisht krahisimin e tyre nga botimet e vitit 1945 e deri ne botimet e fundit ,mbes me shpres qe do me pergjigjeni .

Add new comment