Shtohen vetvrasjet në Greqi
Gazeta Wall Street Journal jep një lajm të pazakontë nga Greqia. Ka të bëjë me krizën, sigurisht, por jo në mënyrën e njohur apo të pritshme. Duke iu referuar të dhënave të marra nga Ministria greke e Shëndetësisë, thuhet se numri i vetvrasjeve gjatë pesë muajve të parë të vitit në vijim, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, është rritur në masën 40%.
Sipas së përditshmes italiane Il Corriere della Sera, numri i vetvrasjeve duhet të jetë ku e ku më i madh, por familjet, ngaqë vetvrasja përjetohet e konsiderohet si një turp, maskohet si vdekje në rrethana të tjera. Shoqata e quajtur Klimaka, që ka një telefon për t’u ardhur në ndihmë njerëzve të dëshpëruar në prag të vetvrasjes, bën me dije se nga 10 telefonata-njoftime në ditë, tani marrin 100. Janë njerëz të moshave 35-60 vjeç. “Kanë humbur identitetin e burrit të shtëpisë, që ka për detyrë të fusë lekë në shtëpi e të mbajë familjen; një bashkëshort i tillë është një paradigmë socio-kulturore”, thotë psikologu Violatzis.
E.G.
Comments
Pershendetje. Lexoj shpesh

Pershendetje.

Lexoj shpesh shkrimet tuaja .Jane teper serioze dhe te verifikuara.

Arsyeja qe ju shkruaj eshte sepse keto shkrime prej intelektualesh shoqerohem nga nje gjuhe shqipe e huezuar me shume fjale greke dhe latine.

Mendova, kur une nuk jam intelektual dhe kuptoj me se miri gjuhen shqipe, pse doni medoemos te me ngaterroni me gjuhet e tjera duke vendosur

fjale (nese i referohemi shkrimit te mesiperm fjales ..paradigma..qe eshte fjale greke e cila ne shqip ka kuptimin ...shembull) te cilat vetem

intelektualizem nuk paraqesin.

Me falni per kritiken por e perdorni shpesh kete strategji.

Edhe nje here ju falenderoj per shkrimet.

Me respekt

Add new comment