Ngjarja e çuditshme në ish-kinostudio

Postuar në 21 Shtator, 2011 08:17

Dy gjëra të bënin përshtypje në ngjarjen e djeshme në ish-kinostudio, ku akademia e filmit Marubi, me sa duket e inkurajuar nga Bashkia, e kish shtrirë dhe ca më shumë kontrollin mbi atë territor, me të cilin qeveritë bëjnë qoka të herëpashershme me klientët e vet. Së pari, të krijohej përshtypja, se dy grupet policore, që marrin urdhëra nga dy qëndra të ndryshme komandash (sa kohë që s’hyn në lojë ndonjë ‘i madh’, që ka fuqinë t’i njëjtësojë qëndrat), ishin të pranishme në vendin e ngjarjes me synimin për të mos bërë asgjë. Asnjë prej policëve, të bashkisë apo të republikës, nuk guxonte të hapte gojën. I largoheshin mikrofonave të gazetarëve, si të ishin insekte të frikshme. Pyetjeve të bëra nga gazetarët këmbëngulës u përgjigjeshin me dhëmbë të shtrënguara. Dhe kjo histori vijoi derisa doli ‘një kompetent’, dhe vendosi t’i thërrasë palët në zyrat e ndonjë komisariati.

E dyta gjë që të bënte përshtypje ishte heshtja e Bashkisë. Televizioni kryesor i vendit provokon një zhurmë të madhe mediatike, duke akuzuar Bashkinë për një shkelje flagrante të një kontrate të rregullt me Ministrinë e Ekonomisë, dhe një leje të rregullt për rrethimin e tij nga KRT-ja e Bashkisë së Tiranës, dhe bashkia vetë nuk e merr mundimin ta thotë të vetën, apo të ndriçojë ngjarjen për opinionin publik. Kanë qenë të shumtë njerëzit që kanë pritur të marrin vesh versionin e bashkisë mbi atë ngjarje, dhe ai version nuk u dha. Mendja të shkon, se ky është stili i komunikimit i atyre që janë në gabim. Ndryshe, do të flisnin.

Re.Pu.

Comments

Submitted by lisandro (not verified) on

<p>&nbsp;&nbsp; nuk e kuptoj perse e pagezoni &#39; ngjaria e cudicme &#39;</p><p>&nbsp; eshte sulmi i hapur i MEDIA&#39;s se LIRE</p><p>&nbsp; kundra nje kanali konkret</p><p>&nbsp; nga nje FAMILJE konkrete</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.