Ndahet nga jeta Dick Marty, autori i raportit famëkeq të Shtëpisë së Verdhë
Ish-prokurori zviceran, Dick Marty, është ndarë nga jeta në moshën moshën 78-vjeçare.
Marty, i lindur në kantonin jugor italishtfolës të Ticinos, ka punuar fillimisht si zëvendësprokuror publik, më pas prokuror publik nga viti 1975-1989. Ai ishte anëtar i qeverisë lokale të Ticinos nga viti 1989 deri në 1995.
I zgjedhur në Senatin zviceran në vitin 1995, ai ishte anëtar i Partisë Radikale të qendrës së djathtë.
Ai u zgjodh në asamblenë parlamentare të Këshillit të Europës në vitin 1999 dhe kryesoi Komisionin për Çështjet Ligjore dhe të Drejtat e Njeriut nga viti 2005 deri në 2008. Ai doli në pension në vitin 2011.
Në Ballkan, Marty mbahet mend për raportin famëkeq të Shtëpisë së Verdhë. Përmes raportit të haruar në vitin 2010, ai akuzonte UÇK-në për implikim në trafikimin e supozuar të organeve në Kosovë.
Pretendimet e ngritura nga Marty u hetuan më pas nga prokurori amerikan, Clint Williamson, i cili në korrik të vitit 2014 ka bërë të ditur se gjetjet e ekipit të tij nuk përfshijnë dëshmi të bazuara për trafikim organesh, por për krime të tjera lufte.
Kjo solli formimin e Dhomave të Specializuara të Kosovës, ose Gjykata Speciale, në vitin 2025. Organet e reja u krijuan me qëllimin për të hetuar krimet e pretenduara të pjesëtarëve të UÇK-së.
Gjykata Speciale ka nisur tashmë në proces gjykimin e disa prej ish-udhëheqësve të UÇK-së, si Hashim Thaçin, Kadri Veselin, Rexhep Selimin dhe Jakup Krasniqin.
Comments
Per hajr
Kish mund me ik ma shpejt, po prap mir. Nji pis ma pak
Add new comment