Video 1991/Berisha vs Alia ose "e ardhmja" anakronike ndaj të shkuarës
Mesazhi i fundit zgjedhor në vitin 1991. Sali Berisha si drejtues i PD-së, asokohe në opozitë, përballë Ramiz Alisë, president dhe drejtues i Partisë së Punës së Shqipërisë. Tani, për kuriozitet dhe këqyrje e stilit duhet të vërejmë se Alia është teknikisht më afër politikanit të sotshëm dhe se Berisha nuk ka ndryshuar në qasjen "ju do votoni për ne për arsyet që ua them unë". Thjesht kuriozitet sesi ca gjëra nuk ndryshojnë.
Comments
...vullneti i zotit.... (jo Z
...vullneti i zotit.... (jo Z).
Ky xhahil qe nuk ka as din e as iman, ky menxyre qe deshiron te shkoj vetem ku ka mort dhe mbizoteron zija, te kuvendoj e te mbikqyr, ky qe nate e dite nuk lodhet te rrije perpara mikrofonave, ky qe mbas 1991 lajmeve ua rriti minutazhin ne 60 min dhe surrati i tij zuri vendin e misrit e te grurit ne edicionin e tyre.
Ky perbindesh qe te gjithe shoket dhe ish koleget ia kane friken, ky i paskrubullt qe edhe kur te vdes do t'i percaj tropojanet dhe fuse ne vella-vrasje nga xhehenemi ku do te shkoj.
Nuk ka fjalor ne bote per kete surrogato me fjale nga me te ndyrat, me i lig se Enveri dhe se Nexhmija. Keta dy te fundit dhunuan popullin por ndertuan shtetin. Ky xhahil percau popullin dhe dogji shteti e nuk la institution shteteror pa shkaterruar perfshi ushtri e bujqesi dhe arsim.
Ramiz Alia kishte pothuaj
Ramiz Alia kishte pothuaj gjysem shekulli ne politike. I regjur nga te gjitha intrigat e pushtetit ne kupolen komuniste. I akulturuar, si te thuash, deri ne gen - edhe kur ishte i zemeruar dhe shante studentet dhe mbeshtetesit e tyre, kete e bente ne dialektin gjirokastrit, kur normalisht duhej ta bente ne dialektin e origjines, sic ndodh rendom me te gjithe; akulturim absolut. Aspekti i tij prej burokrati te squllet me maniera, te edukuar dhe kulturuar ( aspekt te cilin e kishin te gjithe zyrtaret e larte komuniste, jo vetem ne Shqiperi, por ne gjithe Lindjen)
Sali Berisha i sapohyre ne politike. Pa asnje pervoje politike. Akulturimi duket qarte se kishte deshtuar tek ai, edhe pse kishte hyre si mjek i njohur ne eliten intelektuale te kohes. Dialekti i tij gege, per me shume nendialekti tropojan. Aspekti i tij prej malesori, qe nuk ishte pare per gjysemshekulli ne politiken shqiptare ( edhe ata malesore qe ishin, u paten akulturuar deri edhe ne paraqitje, njejte si R.Alia) - te gjitha keto ne kontrast te forte me Ramiz Aline. Natyrisht qe ky eshte nje kontrast i rreme, sepse nuk ka te beje me thelbin, por me formen; Berisha ishte nje nder mjeket me te njohur ne vend, ndersa Alia nje hic pa asnje lloj profesioni.
Kontrast i rreme por me efekt te jashtezakonshem ne perceptimin e opinionit publik, i pervertuar aq shume nga propaganda gjysemshekullore. Dhe ky efekt vazhdon ta jape efektin e vet edhe sot e kesaj dite; madje edhe tek ata qe mendojne se jane te paefektueshem nga rrengjet e nenvetedijes.
Nuk po flet kush per
Nuk po flet kush per paraqitjen, por per mesazhin. Dhe nese eshte keshtu si thoni Ju te deklarojne te gjithe dhjetoristet atehere qe ishin ta paditur e kaq. Se as kishin ne koke ndonje reference ideore, apo model, por se politika e tyre kishte vetem nje element reaktiviteti mbijetese. Ta lene kete perrallen se kane qene disidente e se erdhen ne skene si intelektuale. Si inteligjence edhe pranohet.
Me fal, po...
Nqs eshte fjala per te diskredituar Sali Berishen me duket nje perpjekje tejet e çvleresuar tashme. Saliu ishte ai qe ishte dhe eshte ai qe eshte. Ne ato vite nuk fitoi as Saliu, as PD. Ata erdhen ne pushtet atehere sepse u bene , ndoshta pa dashjen e tyre, ose ndoshta edhe me qellimin per ta diskredituar qysh atehere ate qe po lindte. Mileti qe ua dha voten nuk u a dha voten as pse ate e quanin Sali Berisha, as sepse ishte mjek i njohur kardiolog, as sepse Partia u quajt Demokratike, sidomos as sepse Saliu u tregonte arsyet se perse duhet te votonin per te. Ato zgjedhje nuk i fitoi PDja (po flas per 1992, jo per 1991 qe u perkasin keto video), ato zgjedhje i humbi PPSHja qe ua kishte sjelle shpirtin ne maje te hundes shumices se shqiptareve. Po, eshte e vertete qe Saliu meqe nuk dinte ndryshe, vazhdoi me stilin e vjeter te drejtimit dhe politikeberjes, ciftuar kjo edhe me perversitetin politik te pasardhesve te PPSHse gatoi çorben politike shqiptare qe vazhdon edhe sot e kesaj dite dhe do te vazhdoje edhe per aq kohe sa mençuria kolektive e popullit inteligjent shqiptar qe gjithe jeten ka demonstruar aftesine e çuditshme te nxjerrjes ne krye te vendit te psikomaniakeve me superegon me te larte te mundshme.
Berisha ishte prezent ne
Berisha ishte prezent ne takimin qe R.Alia pati me intelektualet, prandaj eshte korrekte ta permend si intelektual. Si Berisha ashtu edhe te gjithe demokratet e kohes kane thene disa here, kur jane pyetur, se ishin krejt rishtare ne politike, pa eksperience; nje pohim qe edhe nuk mund te behej se eshte i tepert dhe i vetkuptueshem.
U fokusova tek origjina e Berishes, tek dialekti i tij, tek aspekti i tij i jashtem (aparenca), sepse keto elemente jane shfrytezuar shume fort nga propaganda e kohes, per ta goditur ate, sa mendoj se perbejne edhe core-n e saj. Berisha ka folur per puce e puciste, por ne kunderkohe (megjithese kishte nje skutheri te papare ndaj tij, atebote me 2011). Puci i vertete atij i eshte bere qe pa u bere kryetar i PD-se; te gjithe e dime ate rrengun qe i bene koleget e tij, si Berishes ashtu edhe Hajdarit, kur u mblodhen ate kryesine e vogel dhe votuan shpejt e shpejt ne mungese te tyre nje kryetarin per partine...! Sesa politik mund te kete qene ky puc, kete nuk e di askush ( se edhe mund te kete qene); por nje gje eshte e qarte: ai ishte sidomos nje puc krahinor, per te mos ua lene ne dore drejtimin e PD-se malokeve. Kaq banale eshte, ashtu sic jane banale shume gjere ne kete bote ; dhe po kaq banale ishin ata rrufjane, ndoca prej te cileve edhe i lavderojne shume si intelektuale te urte dhe te mencur e vizionare... madje ndonjeri ka edhe fondacion ne emer te tij!
Edhe sot kujtohet batuta e N.Hotit, kur thoshte per Berishen se "maloku si ti hype kalit, nuk din ti zdrype"! E ta mendosh qe Berisha i kishte a si kishte dy vjet ne pushtet atekohe... nderkohe qe askujt prej atyre qe e popullarizuan kete batute nuk i bente pershtypje se fusharaku nga Gjirokastra, profesori i Liceut te Korces, i hypi kalit ne fund te luftes, e shaloi sa mundi dhe vdiq kaluar...
Add new comment