Parlamenti, një trukim për Protokollin mes Italisë dhe Shqipërisë
Në datën 7 nëntor në faqen e Kryeministrisë së Shqipërisë mbiu – për shkak të presionit publik – i ashtuquajturi Protokolli i pritjes së refugjatëve nga Italia, që mundëson transferimin e njerëzve që mbërrijnë nga Afrika në Lampeduza, drejt Shëngjinit për të përpunuar në këtë të fundit kërkesat e tyre për azil. Qeveria ka siguruar sot se:
Marrëveshja ka kaluar në qeveri të gjithë procesin dhe do të shkojë në parlament për t’u ratifikuar. Askush nuk duhet të shqetësohet, as për kornizën juridike të saj. Përcakton në mënyrë të duhur të drejtën e palëve
Së pari, vetë kryeministri ka deklaruar se ka nisur negociimin që në muajin gusht. Personalisht.
Së dyti, Vendimi i Këshillit të Ministrave që miraton Protokollin i referohet ligjit 43/2016 “Për Marrëveshjet Ndërkombëtare”, i cili rregullon sesi negociohen dhe lidhen këto marrëveshje. Ato kërkojnë plotfuqi të një grupi negociator, përmes një autorizimi të Kryeministrit, për një proces që nuk mund të zgjidhet kaq shpejt. Dhe po flasim për dhënie ekstraterritorialiteti një vendi të huaj.
Së treti, Protokolli i postuar në faqen e Kryeministrisë është në formë një marrëveshje mes dy qeverive dhe jo në emër të Republikës, çka nuk e ka të detyrueshme ratifikimin nga Parlamenti. Aktualisht, kundër marrëveshjes në fjalë nuk janë vetëm shqiptarët e Facebook, të cilët kryeministri nuk i llogarit, por edhe disa organizata ndërkombëtare. Për këtë arsye ndoshta është vendosur që të ndiqet rruga parlamentare dhe jo për respekt të sovranit.
Mjafton një kontroll i thjeshtë. Të dy dokumentet, Protokolli mes dy qeverive dhe Vendimi i Këshillit të Ministrave figurojnë të publikuar në datën 7 nëntor, mirëpo nëse sheh kodin në burim të VKM-së aty figuron se është modifikuar postimi më datën 8 nëntor, kur edhe në të vërtetë iu shpërnda mediave për publik. Më e pabesueshmja, propozues të Protokollit janë ministri i Brendshëm dhe ministri i Mbrojtjes, pra Taulant Balla dhe Niko Peleshi, që përfaqësojnë dy ministri që do të kenë sipas protokollit përgjegjësinë e sigurisë së kampit të Shëngjinit. Me siguri një truk formal.
Është e qartë për këdo se itinerari juridik i këtij Protokolli është shumë i dyshimtë dhe kërkesa që po bëhet edhe në Itali që ai të kalojë në parlament e konfirmon një gjë të tillë. Kjo ndoshta edhe për arsye të tjera që lidhen me përgjegjësinë e transportit të njerëzve nga Lampeduza në Shëngjin, ku mund të ndodhë çdo lloj gjëje.
Shqipëria nuk po ndihmon Italinë, siç pretendon z. Rama. Zoti Rama po ndihmon homologen e tij Meloni për një çështje të debatit të brendshëm në Itali. Është po ashtu brenda logjikës të arsyetohet se të dyja palët po luajnë një truk sikundër në rastin e Britanisë së Madhe që mund të sjellë devijimin e rrugëve të migrimit. Pakkush do të nisej drejt Lampeduzës apo Britanisë nëse do të dijë se ai do të çohet në një vend që quhet Shqipëri, apo në Ruanda, çka presupozon që ata që trafikojnë njerëz do të tentojnë destinacione të tjera. Dhe këtu kërkesa e vazhdueshme e Italisë për rishikimin e Traktatit të Dublinit dhe një përgjigje europiane ndaj problemit të imigracionit do të vihet në rend të ditës me faktin e ri të ekspozimit të vendeve të tjera nga imigrimi. Por duhet pritur.
s.zaimi
Comments
E shiti per zotin. Kushedi sa
E shiti per zotin. Kushedi sa e ka pagujt meloni kte angurian tone. U bo miliarder ty shit tokat e popllit sa ke vucici sa ke meloni. Harom i qofte.
E shumta do blejne Kete se ky
E shumta do blejne Kete se ky vlen, edhe per paqen boterore. C'na duan neve dhe vendin ketu?!
Add new comment