Rruga e nisur nga Perëndimi do na çojë në Katastrofë
Carlo Rovelli, fizikani i njohur italian, ka dalë së fundmi me një opinion publikur në “The Guardian”, përmes të cilit ngre shqetësimin mbi kursin e rrezikshëm të konfliktualitetit në botë. Duke e hapur opinionin e vet me një paralele me vitin 1914, Rovelli thekson se sot në “lojë është i gjithë planeti”. Dhe problemi është në fakt pabarazia e përfaqësimit dhe vendimmarrjes globale, më tepër sesa një konflikt vizionesh.
Perëndimi përballet me një zgjedhje. Suksesi i tij kulturor dhe ekonomik ka sjellë që zona të tëra të botës të lulëzojnë. Këto janë rritur deri në pikë saqë krahasohen me peshën ekonomike dhe kulturore të Perëndimit. Ata po kërkojnë për një vend në tavolinë, për vendime të përbashkëta. I vetmi superioritet i qartë që Perëndimi mban është kapaciteti i tij dominues ushtarak, bazuar në shpenzimet absurde ushtarake(shpenzimet për frymë të SHBA janë 15 herë më të larta se Kina). Kjo situatë e përball Perëndimin me një zgjedhje ekzistenciale: ose të imponojë dominimin global vetë përmes forcës ushtarake, siç po përpiqemi të bëjmë, ose të pranojmë idenë se demokracia që predikojmë është aktualisht e sinqertë: bota duhet të qeveriset bashkë me këdo tjetër. Kjo mendoj unë është zgjedhja
shkruan Rovelli.
Është një parashtresë që sipas tij ka mbështetës kudo, mirëpo ajo që është e qartë për këdo, është fakti se nëse një e tillë do të merret në konsideratë politike, vendimet e deritanishme të Perëndimit në Ukrainë, Izrael, e kudo, të vihen në pikëpyetje serioze. Dhe mbi këtë do të duhej të pranohej se në ligjërimin e deritanishëm ka diçka shumë kriminale, pse të pavërtetë.
Comments
Shpeshhere ndesh ne te njetin
Shpeshhere ndesh ne te njetin paradoks konceptual si ky me siper " bota duhet te qeveriset bashke me kedo tjeter"...
Apo te gjithe shtetet e botes duhet te jene te barabarta ne vendimmarrjet globale. Eshte nje projektim idiot i barazise se famshme te ideologjise se majte, ne marredheniet ndershteterore. Me sakte eshte nje degradim i mjere i kesaj ideologjie. Edhe nga kendveshtrimi thjeshte logjik eshte absurditet. Eshte e pamundur nje "tryeze e rrumbullaket" globale, rreth se ciles te jene te ulur si vendet demokratike dhe ato autokratike dhe diktatoriale. Per vete nga natyra e tyre vendet autokratike dhe diktatoriale, do ta permbysnin kete tryeze qe ne momentin e pare qe te uleshin ne te .... per te vendosur diktatin e tyre!
Dhe cila eshte zgjidhja ne kete rast? Qe keto vendet demokratike te mund te kene pervec forces se vlerave edhe vleren e forces, per t'i mbrojtur ato.
Edhe Europa e mireqenies dhe e paqes po fillon te militarizohet. Sepse po e kupton qe keto dekada paqeje kane ushqyer nje iluzion qe mund te rezultoje fatal per te ne kete bote me Kine, Rusi, Iran, Kore e shume e shume perbindesha te tjere qe po shfaqen.
Bota eshte me fat, te pakten tani per tani, qe vendi me i madh demokratik i saj, eshte ne te njejten kohe edhe fuqia me e madhe ushtarake.
I famshmi nonda bulka e ka
I famshmi nonda bulka e ka thene dhe une po e pershtat per kohet toona gjithashtu:
Gjithe keto vite pa lufte qe nga lufta e dyte boterore, jane nje .... katastrofe paqesore.
Dhe ka pasur vertet te drejte ...prisni dhe pak.
Me fal...
Une nuk e di perse ka qene kaq i madh Nonda Bulka, pervecse ka shkruar ndonje liber per femije, po nuk eshte e vertete qe bota ka qene ne paqe qe pas perfundimit te luftes se dyte boterore. Eshte e vertete qe nuk ka pasur konflikt aq te gjere sa L2B, por nuk ka pasur asnje periudhe pa luftra, duke filluar me luften e Korese dhe Vietnamit, pushtimi i Afganistanit, perkatesisht lufta e talebaneve, nga ish-BS e me pas ShBA, pa permendur te gjitha luftrat ne Lindjen e Mesme midis Arabeve dhe Izraelit, pushtimin e Kuwaitit nga Sadami e pastaj nderhyrja e SHBA ne Irak. Pa permendur ketu ca gjera te vogla si konflikti Angli - Argjentine per Falklandet, hyrjen e trupave te BS ne Hungari ne vitin 1956, me pas ne Cekosllovaki ne vitin 1968, luftrat dhe konfliktet ne disa vende afrikane etj. etj. Ka edhe te tjera, po besoj kaq mjaftojne per te vertetuar qe pas L2B, bota nuk ka qene edhe kaq e qete sa te flasim per katastrofe paqesore, cilido ta kishte thene, jo me pastaj qe nga zoti Bulka nuk besoj se perben ndonje pike te vlefshme reference.
Add new comment