Tallja e Obamës me Donald Trump (Video)
Gjatë darkës së përvitshme të Shtëpisë së Bardhë me Shoqatën e Korrespodentëve, në Uashington Presidenti amerikan, Barack Obama, është tallur me kandidatin republikan për garën presidenciale në SHBA, Donald Trump.
“Jam paksa i lënduar që ai nuk është këtu sonte. Sa shumë u kënaqëm herën e kaluar. Dhe është befasuese. Kemi një dhomë të mbushur me gazetarë, yje të famshme, kamera, e ai thotë jo. A ndoshta kjo darkë nuk përkon me shijet e Donaldit? A thua çfarë është duke bërë tani,në vend të vinte këtu? Mos është në shtëpi duke ngrënë biftek, apo duke shkruar komente fyese në rrjetet sociale për kancelaren Angela Merkel”, ka thënë ndër të tjera Obama, gjatë paraqitjes së tij para gazetarëve të pranishëm në atë darkë, shkruan REL.
Ai ka shtuar se republikanët nuk besojnë se Trump është i nominuari më i pëlqyer. Ai ka përmendur komentet se Trump nuk e ka përvojën e duhur në fushën e politikës së jashtme për t’u bërë president, dhe ka shtuar me tallje se Trump ka kaluar me vite të tëra duke u takuar me liderë nëpër botë, si p.sh.: Miss Suedinë, Miss Argjentinën, Miss Azerbajxhanin.
Comments
Po sikur, po sikur, Trumpi (
Po sikur, po sikur, Trumpi ( Trampi shqip ), larg qofte, shkon e u mbushet mendja amerikaneve, dhe e zgjedhin president, cdo te na thoni pastaj ?
Prandaj njerezve, perendia u ka dhene goje qe flet c'ka thote koka, e jo bythe ne vend te gojes.
Duhet te jemi te kujdesshem.
Mos te na duket vehtja si Enver Hoxha, qe kujtonte se ishte qendra e marksizem leninizmit boteror.
Le te bejme si gjithe bota, te ecim ne shtigje te njojtura, e jo ne shtigje te panjojtura te marksizem leninizmit.
Boll me.
Add new comment