Sinjale se Beleri do shpallet "i burgosur politik"

Postuar në 05 Shtator, 2023 22:32

Partitë Popullore Europiane kanë reaguar sot për burgosjen e Fredi Belerit, duke bërë të vetën qëndrimin e Athinës se kryetari i zgjedhur i Bashkisë Himarë duhet të betohet. Teknikisht kjo do të thotë se çështja «Beleri» është ndërkombëtarizuar.

Mbi këtë qëndrim kryeministri Edi Rama ka dalë me një koment që duhet konsideruar edhe qëndrimi zyrtar i qeverisë së tij. Dhe argumenti është ai që pritej : institucionet që kanë ndaluar dhe gjykojnë Belerin janë krijuar nga ShBA dhe BE. 

…Do të ishte vërtet tronditëse nëse Partia e madhe Popullore Evropiane do të miratonte një rezolutë të titulluar “Sundimi i Ligjit” për të kërkuar një rezultat të ndryshëm nga ai i vendosur nga Prokurori Special kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar dhe Gjykatat Speciale me të njëjtin emër.

Këto institucione u krijuan me mbështetjen e plotë nga BE dhe SHBA dhe ndihmohen nga afër nga SHBA dhe BE në punën e tyre mbresëlënëse kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar

Tingëllon kaq finoke, rrufjane madje. Megjithatë disa gjëra sikur çalojnë. 

Si fillim duhet thënë se dikush që është i bindur për drejtësinë e akuzës mbi informacionet që ka, nuk ka nevojë të kërkojë avokati te ShBA dhe BE. 

Së dyti, z. Rama po jep shenja se e ka tashmë problem këtë çështje dhe kaq mjafton për të kuptuar se pala greke do bëjë presion vazhdimisht për ta stresuar atë. 

Së treti pretendimi i z. Rama për pavarësinë e gjyqësorit dhe prokurorisë ngrihen mbi nje standard të dyfishtë. Është z. Rama që është artikuluar shumë ashpër ndaj procedurave të nisura ndaj ish-presidentit të Kosovës Hashim Thaçi, nga një prokurori që ka patur mbështetje ndërkombëtare. 

Së katërti, z. Rama është në krye të një qeverie, ish-zv.kryeministri i së cilës nuk dihet se çfarë statusi ka: i larguar, i arratisur de facto, apo i fshehur pas nisjes së hetimeve për të. 

Të gjitha këto janë fijet e një lëmshi që është mirëfilli politik, sepse politike është në nisje çështja «Beleri». Pakkush beson se ndalimi i tij nuk lidhet me ambiciet e z. Rama për të mbajtur në kontroll Himarën. Për pasojë, qëndrimi i PPE-së nuk futet në diskrecionin e akuzës, apo pretendimeve operative, por vë në dukje se një personi te zgjedhur po i mohohen të drejtat. 

Një hap na ndan nga njoftimi se Beleri është i burgosur politik, sikurse edhe për Arben Ahmetajn është përfolur azili politik. Në një eventualitet të tillë statusi i Shqipërisë si vend i sigurtë do të duhej të rishikohej dhe kjo do të kishte pasoja për të gjithë ne. Vetëm e vetëm për një veprim që ka fasadë politike dhe prapavijë ekonomike nga dikush që tani po kërkon daljen edhe pse me hundë të thyer. 

s.zaimi

Comments

Submitted by Anonymous (not verified) on

Si fillim nuk ka kerku avokati. Thjesht nuk sbilancohet por flet si politikan.
Se dyti eshte normale qe zoti Rama e ka problem por nuk besoj se greket jane pragmatiste dhe te perfitojne nga kjo. Partite Popullore Europiane mbrojne parimet dhe jo njerezit, ketu biem te gjithe dakord. Prandaj edhe greket do vazhdojne te mbrojne parimet. Keshtu qe Rama e ka pisk se nuk eshte parimor dhe presioni grek lidhet vetem me kete.
Se treti me sa kam kuptuar do merrnit saze po u denua Hashim Thaci. Lum si ju. Une per vete do ndihesha keq.
Se katerti-po, zoti Rama e le drejtesine te beje punen e saj dhe nuk mbron askend qofte edhe kur te akuzuar jane njerezit e tij me te afert.
Pakkush beson se...? Cfare argumenti eshte ky?
Nese drejtesia jone do perdorte tjeter standart per belerin sepse eshte grek atehere do mbetemi inferiore tere jeten.
Flijeni mendjen. Fred zagari do rrije ne burg.

Submitted by redaksia on

NUK KENI BYTHE TA MBANI JO. PA PO TA BENIT VERTETE, HAJDE DO HIQNIM KAPELEN E DO THOSHIM "PO MIRE, I DOLI E VETA".

PO NUK JENI NGA AJO GJELLE JU, E SIDOMOS KY QE HEQ BYTHEN MENJANE SA NDJEN SE I LAGET. 

FRED ZAGARI THUA? PO AI FITOI. KJO DIHET TASHME. KESAJ I JEPNI DOT SHPJEGIM JU? PESHTYMES NE SURRAT NGA VOTAT NE HIMARE E VUNO?  SE TE TJERAT JANE PUNE E DREJTESISE SIC THOTE EDHE KY QE SI I THONE NJE FJALE "IA DHJENE SYFETIN NE SHTEPI TE VET". 

Submitted by Marko (not verified) on

Cfare mund te ndodhe nese shqiperia lejon nje baze dronesh turq ne Vlore?
Dhe pas kesaj fillon e leshon pak idene se haga nuk mund te perdoret per ceshtje qe mund te zgjidhen ne tavolinen e bisedimeve?
A thua mund ta kuptojne greket se Rama nuk ka shume per te humbur edhe nese ai bejleri vdes ne burg? Rama rrafshoi nje popull te tere, se u shty anetaresimi deri ne 2040 kujt i prishi pune?

Submitted by Nino (not verified) on

Nuk them se je idiot sepse nuk të njoh, por të paktën NUK je serioz, SEPSE Greqia me Forcën e saj Ushtarake Ajrore, mbron hapësirën ajrore të Shqipërisë!
Për cilët dron turq flet!

E kuptove se Greqia mundet të rrezojë cdo gjë që cohet pa dijeninë e saj në hapësirën e Shqipërisë, pa le në kufirin e saj???

Patridiota!

Submitted by Vlora 97 (not verified) on

kalla ise re file

Submitted by Anonymous (not verified) on

Rama nuk ka gje ne dore per momentin. Nese gjykata ndryshon masen e arrestit dhe Beleri ben betimin Rama duhet te tregohet koherent dhe ta shkarkoje sic ka bere me te gjithe te zgjedhurit qe jane ne ndjekje penale. Edhe ata ishin TE ZGJEDHUR. Kjo do te thote barazi para ligjit. Por ju doni qe Beleri te jete me i barabarte se te tjeret se e mbron gogoli. Zhivillimi i pabarabarte i shteteve ka funksionuar. Dhe Shqiperia sigurisht di ta kaloje Greqine. Edi Rama nuk duhet te beje gje. Mjaft te mos e pengoje. Mos u merakosni per syfetin e Rames. Ruani tuaj8n.

Submitted by redaksia on

1. Rama krijoi problemin. Eshte e pabesueshme ta zeme pafytyresia e ketij njeriu kur kerkonte falje per gjuhen e perdorur ndaj Belerit ne fushate ne intervisten per "Kathimerini". 

2. Beleri kerkohet te beje betimin dhe leja mund t'i jepet. 

3. Nese gjykata e shpall fajtor, ai do shkarkohet. 

4. Prape mbetet pyetja: per fitoren e Belerit ka kush cka te thote?

Submitted by Anonymous (not verified) on

Po. Gjykata

Submitted by Aqif (not verified) on

Zoti Zaimi.
Per fitoren e Belerit, nese duhet pyetur se perse fitoi ky njeri me pike pyetje per masakren e Peshkepise, ai eshte Sali Berisha me Padrino Ilir Meten.
Komuniteti etnik grek i Himares ka shume intelektuale ne gjirin e tij qe do tia nderonin zonen duke u bere ure lidhese midis leberve dhe grekeve por, gospodine Birisha si dhendri i Serbise qe e dogji Shqiperine dhe Himaren ne 97, ra dakort per Belerin qe, ngre dyshime.

Kur Mitsotakis vizitoi Himaren ne dhjetor, Berisha u shqye duke uleritur se Rama "ia fali Himaren grekerve....". Ishte ky klloun qe si perhere do te lepinte peshtymen e tij dhe do tia "dhuronte" Himaren Greqise ne zgjedhje.

Pra zoti Zaimi, si Berishist i thekur qe je, pyete kete te fundit per palikarin e tij Beleri.
Me aa shoh, deri sa te fitoj Berisha ti nuk do te kesh kurre paqe shpirterore.

Submitted by redaksia on

Ku hyn Berisha ketu z. Aqif? Dhe ku hyn paqja shpirterore? 

Berisha e Meta bashkuan votat e humben edhe ne Kamez. Si valle fituan ne Himare? Ja na e thuaj dot ti? 

Berisha dogji Shqiperine the? Po ku ka kellqe ai lumemadhi per ate? Me thuaj nje gje qe dogji ai, pra forcat e tij? Hiq ngjarjen e Permetit, Shqiperine e dogjen ata qe dine te djegin dhe vrasin. Se ketu kemi qene dhe e kemi pare. 

Submitted by Anonymous (not verified) on

Per te vlersuar punen, stilin, metoden, retoriken, intrigen politike dhe cdo dreq qe ka te beje me politiken njeriu qe eshte i pergjegjshem perdor arsyen, dhe eshte ne gjendje qe nepermjet arsyes te argumentoje duke peshuar cdo gje, dhe retoriken tende ne kete shkrim qe interpreton fake dhe fakte.
“Të gjitha këto janë fijet e një lëmshi që është mirëfilli politik, sepse politike është në nisje çështja « Beleri ». Pakkuah beson se ndalimi i tij nuk lidhet me ambiciet e z. Rama për të mbajtur në kontroll Himarën. Për pasojë, qëndrimi i PPE-së nuk futet në diskrecionin e akuzës, apo pretendimeve operative, por vë në dukje se një personi te zgjedhur po i mohohen të drejtat.“ Dhe ne ceshtjen Beleri te gjithe, kush ka men ne koke jane prapa Rames. Tamam per te mbajtur nen kontroll Himaren dhe per ta bere Zap.

Submitted by redaksia on

E kishte me Gjergji Goron qe edhe antropologjikisht duket sikur ka lindur ne nje dite me Kongresin. Si i doli duarsh mor aman? Me vote. 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.