Narratorët e 21 janarit 2011

Postuar në 29 Prill, 2016 14:47

Materialet video që po publikojmë më poshtë janë shpërndarë nga Partia Socialiste në ditët që pasuan ngjarjen e 21 janarit 2011. Është një montim me karakter propagandistik, një investim mbi klimën hiperemotive të krijuar ato ditë, në të cilën PS-ja dhe kryetari i saj, mëtuan të shfaqeshin si zëdhënës të një të drejte të shkelur dhe të një opozite që shtypej. Ndiqni me vëmendje termat që përdoren, muzikën, tonin dramatik të përdorur dhe mandej sillni në vëmendje termat e fundit të përdorur “aksidentalisht” në gjykatë nga këta që në video shfaqen si luftëtarë të paepur për drejtësi. “Aksident teknologjik” është tani Gërdeci, aty ku ishte kontraktuar firma e Delijorgjit. Po kështu “Garda u detyrua të përdorë armët”, u tha së fundmi për 21 janarin. Nuk është detyra jonë të vendosim sesi qëndron e vërteta, por të evidentojmë dy qëndrime që dalin shëmtuar në kontesktin e një përroi psiqiko-propagandistik, i cili jep njërën anë, theksojmë NJËRËN ANË, të asaj që ndodhi më 21 janar. Edhe kështu, çdo lexim e ka brenda si thuajse të pashmangshëm idenë se me këtë ngjarje u luajt, e madje dikush MASHTROI RËNDSHËM.

21 janari alla PS 2 by trelosjermatis

21 janari alla PS by trelosjermatis

Comments

Submitted by odin murati (not verified) on

Ju e dini gjithcka kaq gje duhet ta dini qe institucionet shteterore kerkesave te drejta te familjareve per demshperblim nuk mund ti pergjigjen si duan por ne baze te vendimit zyrtar te gjykatave te pjerdhura qe kane nxjerre keto vendime.

Me vend do ishte publikimi i ketyre vendimeve, emrat e gjyqtareve dhe analiza e ketyre vendimeve te turpshme.

Nje gje nuk ndryshon, kriminelet duken qarte nga fillimi ne fund te videos e per manipulim mund te quhen vetem rreshtat e shkruar ne kete pacavure.
Verini emrin qe duhet kriminelit kryesor e bandes se tij qe terrorizon kete vend 25 vjet. Mos shkruani Berisha, ish-kryeministri, etj. por krimineli Berisha nqs doni me te vertete drejtesi. Secili jep kontributin e tij nqs do drejtesi. Te shohim a ka guxim ky monster me banden e tij te shkoje gjykatave per shpifje, ofendim.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.