“Gabuam që lejuam zgjedhjet në Kosovë”. A mund të jetë më ndërmjetës Lajçak?

Postuar në 22 Korrik, 2023 23:36

I dërguari special i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë – Serbi, Miroslav Lajçak, i ka cilësuar zgjedhjet e jashtëzakonshme të muajit prill në komunat me shumicë serbe në Veriun e Kosovës, si mina tokësore që janë shkelur. 

Marrëveshja e marsit është një moment historik në normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Serbisë dhe Kosovës. Ne e dimë saktësisht se çfarë duhet bërë. Por ka shumë ‘mina tokësore’ përgjatë kësaj rruge që ne nuk duhet t’i shkelim. Zgjedhjet lokale të prillit ishin diçka e tillë dhe për fat të keq ne i kemi shkelur ato

citon gazeta “Koha Ditore” Lajçak në një intervistë për austriaken “Kurier”.

Është hera e parë që një zyrtar i këtij niveli njeh zgjedhjet e jashtëzakonshme si një gabim që ka prodhuar pasoja. Nëse do komentonim këtë pasazh, mund të kuptojmë se Lajçak ndan si shqetësim optikën serbe, duke njohur këtu se perëndimi, konkretisht ai dhe Josep Borrell, apo edhe Gabriel Escobar, gabuan kur menduan se negociimin e krizës apo çdo krize do ta kishin duke e menduar Prishtinën si një ushtar të bindur. 

Zgjedhjet lokale që u bojkotuan nga serbët me urdhër nga Beogradi ishin një gabim për serbët, një gabim mesa duket dhe keqllogaritje nga Perëndimi dhe nje shans për Kurtin që veproi duke arritur të afirmohet si aktor që nuk mund të trajtohet si lodër. Nga ana tjetër zgjedhjet e reja do të mbahen në një situatë sigurie që do ta vlerësojë Prishtina, ndërkohë që njohja e zgjedhjeve të bojkotuara është një precedent që tashmë është regjistruar dhe nuk mund të kalojë në të ardhmen si përjashtim etnik, por vetëm siç u cilësuan kësaj radhe: manifestim demokracie. Dhe kokfortësie, si alibi e BE-së përkundrejt shterimit të opsioneve me Kurtin. 

Në këto kushte cila logjikë e pranon që gabimin për të cilin flet sot z. Lajçak, politika e BE-së e kompenson te masat ndëshkuese ndaj Kosovës? Nëse sot Brukseli vlerëson se zgjedhjet ishin një gabim, jo vetëm që sjellja ndaj Kosovës nuk justifikohet më, por kjo paralajmëron ndryshime të rrezikshme në të ardhmen. Askush nuk mund të diktojë kohën e zhvillimit të zgjedhjeve në një vend, pavarësisht statusit të tij dhe kjo qasje e z. Lajçak na thotë se diplomacia që do të ndiqet do të jetë më kirurgjikale, duke kufizuar edhe më tej hapësirën e lirisë së palëve, diçka që është e destinuar të dështojë. 

Ajo që mbetet e pakuptueshme është inercia e diplomacisë europiane që luan me të njëjtat fytyra prej vitesh dhe dështon: në Ukrainë, në Ballkan e me radhë. 

s.zaimi

Comments

Submitted by Anonymous (not verified) on

Bravo. Ke noten 10, vetem se ne asnje rresht nuk lexuam emrin Rama.
Ndoshta harrove t'a perzjeje ne corben qe gatuan Kurti.

Submitted by redaksia on

Po sikur ky po thote qe "corben e beme ne"? Apo njesoj eshte thuaj! Ja ta nise Rama turin te ndreqe Europen tani qe kjo pranoi se ja futi kot. 

Submitted by Anonymous (not verified) on

Te paskan caktuar patronazhist shume te zeĺlshdm o z. Zaimi. Tamam i brumosur me logjike kamikazi politik.

Submitted by redaksia on

Mua nuk me cakton kush detyra o zoteri! Jo se jam me i mire se te tjeret, por se eshte ceshtje zgjedhjeje! Ose budallalleku do thoshte dikush qe e njoh. 

Ne Shqiperi perjashtohet kategorikisht qe ate qe shkruan e mendon ashtu si e shkruan. Jo, patjeter dikush te paguan, dikush te ka caktuar detyren. Logjika ne fjale eshte karakteristike e kohes se regjimit te shkuar dhe tashme eshte bere karakteriale. Keshtu qe ti je hajvani i radhes! Ka shume si ty! 

Submitted by Anonymous (not verified) on

Llafe paske shume po logjike e brume aha... Nejse ti vazhdo ashtu me mendjen tende se mbase ngren satelitin Albania 3.

Submitted by Anonymous (not verified) on

Ndoshta me keni keqkuptuar z. Zaimi se nuk e kisha me juve po me kete qe u eshte qepur. Per mendimin tim artikujt tuaj jane nder me te miret e me te goditurit nder mediat shqiptare.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.