“Putin bëri marrëveshje për të shpëtuar lëkurën e vet”

Postuar në 20 Korrik, 2023 18:31

Mes Yevgeny Prigozhinit dhe presidentit Putin ka pasur një marrëveshje, e cila i dha fund rebelimit të grupit Wagner, pak orë para se të hynte në Moskë. Pak ditë pas kryengritjes së lënë përgjysmë të 24 qershorit, presidenti rus e priti në Kremlin shefin e grupit ushtarak privat që sfidoi pushtetin e tij.  

Ky version i ngjarjeve është konfirmuar nga shefi i MI6, agjencia britanike e inteligjencës.

Në një fjalim të mbajtur në Pragë, ai tha se dinamika e 24 qershorit është e vështirë të interpretohet.

Nëse i rikthehemi asaj që tha Putin, Prigozhin e nisi ditën si tradhtar në mëngjes, ndërsa në darkë përfundoi i falur. Disa ditë më vonë, e ftuan për çaj. Pra, ka disa gjëra dhe është e vështirë të tentojmë t’i interpretojnë, për sa i përket kush është brenda dhe kush është jashtë.

Moore tha më tej se Prigozhin vijon të “jetë vërdallë”.

Agjencitë perëndimore të inteligjencës janë treguar të rezervuara për të komentuar mbi rebelimin e dështuar, nga frika se në këtë mënyrë mund të bëhej më i besueshëm versioni i Putinit, sipas të cilit kryengritja ushtarake u nxit spiunët perëndimorë.

"Ai në të vërtetë nuk u kundërpërgjigj kundër Prigozhin," tha Moore. "Ai bëri një marrëveshje për të shpëtuar lëkurën e vet, duke përdorur shërbimet e mira të liderit të Bjellorusisë," tha ai, duke iu referuar ndërhyrjes së presidentit bjellorus Alexander Lukashenko që ndërmjetësoi marrëveshjen.

Comments

Submitted by Aqif (not verified) on

Perandoria e rrenave ia kalon edhe orakullit kur vjenpuna e interpretimit te ndodhive nder kundershtaret e tyre.
Vete Voloya e ka shpjeguar kete risi me pare.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.