Aksion i përbashkët kundër Islamofobisë dhe ksenofobisë në Perëndim

Postuar në 09 Korrik, 2023 17:11

Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan, ka bërë thirrje për veprim të përbashkët kundër islamofobisë dhe ksenofobisë në rritje në Perëndim. Pas aktit të djegies së Kuranit në Suedi,, presidenti turk, përfaqësues i atij që quhet Islami Politik, ka dalë me një videomesazh drejtuar takimit vjetor të Bashkimit të Mjekëve me Origjinë Pakistaneze në Amerikën e Veriut, përmes së cilës ka përcjellë shqetësimin për prirjen e rrezikshme që vihet re në vende të Perëndimit.

Nuk mund të lejojmë të tjerët të futen mes nesh e të na ndajnë mbi bazë etnie, apo dallimeve sektare dhe kulturore

citohet Erdogan.

Krahas Turqisë, aktin e djegies së Kuranit e kanë dënuar edhe Iraku, Irani, Arabia Saudite.

Comments

Submitted by dori (not verified) on

Vendet myslimane do te hyjne realisht ne rrugen e qyteterimit ate moment kur te mbajne te njejtin qendrim qe mban bota perendimore ndja blasfemive te tilla. Thuhet se ka disa qyteterime. Une them qe ka vetem nje. Vektori i qyteterimit te njerezimit eshte vetem nje dhe ka vetem nje drejtim. Erdogan mbahet si trim dhe krenar. Por, qendrimi skuth qe mban ndaj Ataturkut eshte prej burracaku. E sulmon ne menyre te terthorte, nxit tines sulme denigruese ndaj figures se Ataturkut, me ane te mbeshtetesve te tij, duke e cilesuar si te shitur tek perendimi, servil te perendimit dhe pijanec; madje, eshte provuar edhe si njelloj levizje e ngjashme me ate te woke-ve ne ShBA me shembjen e statujave te Ataturkut, qe ka deshtuar megjithate. Kam pershtypjen se ende nuk eshte arritur masa kritike e mbeshtetesve te tij, sa ta rrezoje nga piedestali perfundimisht Ataturkun. Deri atehere eshte i denuar te duroje poshterimin e krekosjes nen hijen e piedestaleve te turkut te madh.

Submitted by Aqif (not verified) on

Na e posto nje link ku mund t'a lexojme se Erdoğan akuzon Ataturkun si pijanec, te shitur tek Perendimi etj etj.
Se per sa shkruan me lart te jep pershtypjen sikur di gjithshka dhe jeton ne Pallatin Presidencial te Ankarase.
Cuditem qe po i lexoj te tilla gjera, di qe per pijanec ai ka cituar analfabetin kosovar me diplome Universiteti qe u be kryeminister me 6% te votave, Ramush Djokovic Haradinaj. Nejse, kosovaret e meritojne sepse edhe Presidenten e zarfit keshtu e paten......

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.