Non Grata, e pranueshme nëse bën apo nxit thirrjet për rrëzimin e qeverisë në Kosovë

Postuar në 05 Korrik, 2023 18:10

Çfarë po ndodh? Po ndodh që sot Tirana zyrtare po investon në rrëzimin e një qeverie në Kosovë. Një qeverie të zgjedhur me votë. Dhe po e bën këtë nën mbulimin e ruajtjes së orientimit perëndimor të Kosovës që është cenuar nga sjellja e Albin Kurtit.

Sot mediat raportuan se turi ballkanik i kryeministrit Rama nuk kalon në Kosovë, pasi Kurti nuk do të takojë z. Rama nën argumentin se ai anuloi pa arsye mbledhjen e përbashkët të qeverive.

Mirëpo z. Rama, si dikush që nuk e njeh cipën dhe taktin do të jetë në Kosovë me një axhendë që mbetet për t’u zbardhur. Paralelisht, një parti e opozitës, LDK-ja e Lumir Abdixhikut ka ndërmarrë një nsimë që quhet: Rruga e re pa Kurtin. E ka prezantuar atë në një takim me gazetarë dhe analistë, vetëm dy ditë pasi Lëvizja Vetëvendosje hapi rrugën për të diskutuar mbi zgjedhjet e reja. Mediat në Kosovë raportojnë se Abdixhiku do të takojë presidenten Vjosa Osmani, ndërkohë që ka mirëpritur vizitën e z. Rama.

Jemi në kushtet e një incidenti të rëndë politik, pasi termi diplomatik tanimë është tejkaluar. Kemi një kryeministër të një vendi që viziton një vend tjetër ku nuk e presin dhe që zhvillon takime dhe gatuan politikë me ata që kërkojnë rrëzimin e asaj qeverie. Në një akt të pastër të ndërhyrjes në zhvillimet e brendshme, duke provokuar kështu asgjë më shumë sesa një paralizë totale komunikimi.

Në eventualitetin e pranisë së z. Rama në takime me përfaqësues të opozitës kosovare, ku do të përmendet nevoja e largimit të qeverisë Kurti, është e nevojshme dhe e dobishme, që të kërkohet largimi nga Kosova i Edi Ramës dhe të mos lejohet hyrja e tij në cilësinë e një drejtuesi politik, pasi nuk ka asnjë logjikë dhe arsyetim mbi të cilin një sjellje e tillë të përligjet. Zoti Rama ka deklaruar se do të flasë në Kosovë. Ku dhe për çfarë? Mos vallë do deklarojë që Kurti është rrezik për qytetërimin perëndimor të shqiptarëve?

E gjithë kjo zhurmë nuk ka asnjë brendi, ajo justifikon vetëm ambiciet e një njeriu që  është ngritur të shkatërrojë politikisht rivalin e vet në botën shqiptare, duke mëtuar një protagonizëm ndërkombëtar që nuk mbështetet as nga pesha e Shqipërisë, as nga lloji I shtetit që ajo është dhe as nga profili i z. Rama. Që është sipas të gjitha raportimeve kryeministër I qeverisë më të korruptuar në Europë.

s.zaimi

Comments

Submitted by Anonymous (not verified) on

Po cfare rivali? Kurti e provoi te rivalizonte ne Shqiperi dhe iku me bisht ne shale. Ai para Rames eshte nje liliput qe shfrytezon koniuktuarat per te mashtru nonji analfabet me i mor voten. Dhe do zgjedhje te reja sa pa u sqaru situata dhe te fitoje permes krizave dhe populizmit. Pas dy vjetesh do jete i harruar.

Submitted by redaksia on

Me jep bilancin e Edi Rames ne politiken e jashtme te lutem. Bilancin jo takimet.

Me jep bilancin e Edi Rames ne qeverisje. Per te gjitha drejtimet. 

Me jep bilancin ne korrupsion, ne model qeverisjeje, ne menyren si merr vendime e si sillet me institucionet. Dhe pastaj e shohim liliputin e historise. 

Me thuaj nje gje inovatore ne metode te ky njeri. 

Submitted by Anonymous (not verified) on

Ceshtja eshte shume me e rendesishme dhe eshte luks te diskutosh kush foli kur. Vucic ben nje politike shume te holle. Pranon marreveshjen por nuk e firmos; arreston tre police te Kosoves per shkelje kufiri, por ne gjykate i akuzon per armembajtje pa leje; po mumdohet te dale partizan i ballkanit te hapur dhe ben fajtor Kurtin qe nuk merr pjese etj.
E gjitha lidhet me pozicionin e veshtire ku ndodhet. Supozojme se gjykata serbe denon policet kosovare, cfare do te ndodhe?
Per Vucic do te duhej te arrestoheshin nga policia serbe ne krahinen e saj ne Prishtine sepse per ta eshte pjese e pandashme e shtetit serb. A mund te ndodhe kjo?
Supozojme se Kurti merr pjese ne ballkanin e hapur dhe firmos nje marreveshje si kryeminister i kosoves, cfare do ndodhe?
Vucic do firmose ne krah te tij apo do cohet nga tavolina?
Por Kurti nuk shkon ne nje tavoline te tille ku do tja veshtiresonte jeten Vucicit. Nuk ja ben kete poshtersi se ata jane binjake siameze. Nuk mbijetojne pa njeri tjetrin.
Kaq, ska tjeter

Submitted by redaksia on

Tjeter pyeta, tjeter u pergjigje. E degjoj shpesh kete qe Vucic ndjek politike te holle. Cila eshte kjo politike e holle, e cila duket e tille vetem pse ka gjetur perkrahje ne Perendim? 

E holle eshte politika e dorezimit te mandatit,e largimit nga forca policore, e bojkotit te zgjedhjeve? Keto jane gafa dhe gabime. Do guxoje me Vucic te bojkotoje zgjedhjet ne Kosove? Ta shohim meqe wshte i holle shume. 

Nese gjykata serbe denon tre policet e Kosoves per armembajtje pa leje, Serbise i bie argumenti per te shpallur FSK terroriste. Tjetra, gjykata serbe ka juridiksion territorial, ne kete rast shteteror dhe nese vendos te denoje, de facto po na thote se ata policet kane shkelur kufirin. Pra kufiri ekziston dhe ajo nuk ka bere asnje demarsh prane KFOR per kete, qe do implikonte qendrim aktiv ndaj Rezolutes 1244. 

Nga ana tjeter: Beogradi, politiken e holle e ka te fakti se ende nuk po kerkon terheqjen e vendimit per shpallje si terroriste te organizatave serbe, sepse ne fund te fundit do riafirmonte juridiksionin e autoriteteve te Kosoves, ndaj ketu eshte edhe Kosova qe po luan holle perderisa me vendime te pershkallezuara po pret kerkese anullimi nga Beogradi qe ksshtu do njihte serish sovranitetin e Kosoves. 

Pjesemarrja ne Ballkanin e Hapur eshte alternative si politike, nuk eshte rruga e Moisiut. Ftesa per pjesemarrje ne te eshte normale, refuzimi legjitim. Kosova ka folur perhere per Procesin e Berlinit qe tani po flet edhe z. Rama. 

Submitted by Anonymous (not verified) on

Je bere bajat me hipoteza dhe drejtuar gishtin tek Rama per situaten dhe krizat qeveritare ne Kosove.
Ti o Skerdilajd ke pothuaj nje vit qe e ke kthyer Respublika ne nje binjake te gazetes Rilindja Demonkratike.
Je bere goje e lig sikur atoporlant i Berishes.

Submitted by Safet Zhigologu... (not verified) on

Ja tha po kujt ja the? Pse lodhesh me ata qe koromanen e bukes e kane lidhur me lepirjen e boleve te Edvinit?

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.