Nja dy fjalë për një vizitë simbolike

Postuar në 03 Korrik, 2023 23:27

Siç mund të pritej ceremonia e Bill Clinton në Tiranë nuk e ka kapur në befasi provincializmin dhe shpirtngushtësinë tonë. Që nga uvertura e përgatitur nga Kryeministri Rama që disa javë më parë foli për një surprizë nga Amerika e deri te protokolli i sotshëm me disa Clintonë nga Kosova dhe “surprizat” me fëmijë, janë të gjitha pjesë e paketës politiko-ekzotike të Shqipërisë së vogël të cilën politika ia del ta bëjë të vockël. 

Vetë Clinton deshi të përcillte mesazhin për paqe dhe respekt të dallimeve, ai tha se ishte një qytetar privat, pa asnjë pushtet në ShBA dhe sigurisht që shprehu mirënjohje për një pritje që ishte e ekzagjeruar. Aq sa ceremonia tejkaloi qëllimin dhe statusin e vetë personit. Megjithatë histori e afërt i ka lënë një vend z. Clinton në botën shqiptare të cilin është mirë të mos e harrojmë dhe duhet të dimë se kemi të bëjmë me një politikan që i shijon sukseset publike. 

Mirëpo ky është një problem kalimtar. Problemi kryesor është administrimi politik i vizitës. Mediat pranë z. Rama përgatitën dhe vijuan përpunimin e idesë së Clinton i tërhoqi veshin Albin Kurtit, se Ai, Babai i Kosovës siç e quajtën, e shpalli herezi politikën e Kurtit në Kosovë duke ftuar tashmë vetëm një qëndrim: dorëzimin! Asgjë prej këtyre nuk është e vërtetë, qoftë edhe për faktin se një person i këtij statusi nuk do lejonte që të kishte qëllim përdorimin e tij për llogari politike në Ballkan. Është po ashtu absurde të mendos se Clinton flet nga Tirana kundër qeverisë në Kosovë, duke lënë të kuptohet se ishulli i vetëm i amerikanizmit është sot Shqipëria e 1913-ës 

Edhe me mjerane është mënyra sesi opozita u soll me këtë vizitë. Duke rënë në kurthin e një spektakli pa rëndësi reale, por me rëndësi vetëm simbolike, opozita u fsheh, mediat e saj shajnë e komentojnë gjithë mllef duke u paraqitur si humbës të cilëve u ka mbetur vetm mallkimi. Mirëpo kjo nuk ka arsye. Sepse opozita ka bilanc më të mirë sesa qeveria aktuale në politikën e jashtme. Vizita e Clinton sot është simbolike, vizita e Hillari Clinton 10 vjet më parë ishte shtetërore. Vizita e George Bush mund të cilëoshet historike, kjo e Clinton ceremoniale. Pse fshihet atëherë opozita e sotme dhe vuan spektaklin e z. Rama? 

Kaq, pasi si ngjarje korriku do harrohet dhe kalojë. Thjesht është për t’u habitur dalldia e një qeverie për të trumbetuar diçka që do të duhet të ishte një vizitë e mbyllur politike siç ishte ta zëmë marrja e medaljes nga z. Rama dikur në Francë. Bën aksident me traditën zotimi i z. Rama se “do ta presim sipas mënyrës shqiptare”. Shqiptarë jemi të gjithë, po zanate të tilla po i shohim në Tiranën politike; ky artisti me pordhë e shtirje e sajdisje orientale, doktori me ata tisin e përjetshëm të nallbanit që e kap gafil suksesi dhe historia. 

Është thënë shpesh se historinë e shkruajnë fitimtarët. Këtu fitimtarë shpallen të gjithë dhe të imagjnojmë sikur të na e linin ne të shkruanim historinë se çfarë do të bëhej. Kështu që ta qepim gojën e të lutemi se takëmi i Edi Ramës dhe gazetarëve të tij dhe Saliut të vazhdojnë të mburren me atë që thotë e shkruan bota. Kështu edhe i përmbahemi traditës, por edhe higjenizojmë pak psikologjinë nga një histori që do ishte shkruar me jargë. 

s.zaimi

Comments

Submitted by Anonymous (not verified) on

Kete medaljen ne France, ky Rama e mori para apo pasi hapi Sala ate gjyqin e vet me ShBA-ne? Po me siguri e ka ble edhe ate.

Submitted by dori (not verified) on

" Edhe me mjerane eshte menyra sesi u soll opozita... duke rene ne kurthin... opozita u fsheh"!
Eshte pak i cuditshem ky arsyetim. Opozita nuk u soll ne asnje menyre, sepse thjesht nuk u soll; ajo nuk ra ne kurth, sepse thjesht nuk u soll qe te binte diku; dhe fakti pse ajo nuk u soll, nuk do te thote se ajo u fsheh. Ne fakt, reagimin e pare nder politikanet e beri Sali Berisha ne biseden e perjavshme me gazetaret te premten e shkuar, ku foli me respekt per viziten e Clinton.
Mjerane eshte menyra sesi u soll Edi Rama me te tijte. E keni pershkruar disi, por mendoj se meriton me shume per ta vene ne duke kete degradim-mjerim politik dhe njerezor.
Kemi dy Edi Rama. Intelektuali Edi Rama i "Refleksioneve" te fillimviteve nentedhjete, ku tallej pa meshire me fenomene te tilla ne politike dhe politikani Edi Rama i kohes se sotme, qe keto fenomene i ka shpene ne ekstrem. Ky njeri eshte sociopat. Politika, na thuhet nga sociologe te nderuar, eshte e mbushur me sociopater, por ky i yni eshte ekstremisht i tille. Rama i permbush te gjithe ato gjashte a shtate shenjat e sociopatit.Eshte narcisist, ekstremisht i tille poashtu; mendoj qe vuan edhe nga ASPD (antisocial personality disorder) - pavaresisht se duket sikur ka shume miq e te njohur, ky eshte shume i vetmuar, pikerisht per shkak te ketyre patologjive. Eshte e habitshme se askush nuk ia permend keto ne hapesiren e debatit publik, a thua se eshte njelloj diskriminimi , sikur t'i permendesh dikujt orientimin seksual apo prejardhjen racore!

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.