AKEP-it i marrin rreth 20 gb material, Asnjë reagim!

Postuar në 01 Prill, 2023 17:49

Ka kaluar në heshtje procesi i hakerimit të një pjese të madhe të dokumentacionit të gjeneruar nga Autoriteti i Komunikimeve Elektronike Postare nga grupi “Homeland Justice”. Bëhet fjalë për rreth 20 gigabyte dokumentacion që qarkullon dhe aksesohet lirshëm, e i cili përfshin që nga ankesa qytetarësh për portabilitet numri telefonik, e deri te kërkesat për përgjim numri për llogari të hetimeve penale.

Asnjë reagim nga AKEP, autoriteti që presupozohet se bën mbikëqyrje të tregut të telekomunikacionit, asnjë sqarim se çfarë është aksesuar, nëse ka hetim, ka përgjegjësi nga dikush e kështu me radhë.

Heshtje totale nga një autoritet që nuk dihet nëse i ka mbetur më gjë pa dalë në Pazar, ndërkohë që agresioni kibernetik, i shpallur me të madhe si gjëma e vitit 2022, aktualisht është në kuptim të interesit publik inekzistent.

Sulme të tilla do të provokonin krizë reale me pasoja politike, në Shqipëri kalon si normalitet. Një shenjë e qartë se legjislacioni që prodhohet e përditësohet, është në një masë të madhe artificial, i importuar dhe pak kujt i intereson realisht. Në këtë kontekst kriza në fakt, çdo krizë madje nuk mund të ketë amplitudë nëse nuk rezonon me kulturën e shoqërisë e cila po mësohet gradualisht ta shohë jetën e vet në pozicion vuajerist. Përndryshe si ta shpjegosh që asgjë nuk ndodh pasi ka ndodhur gjithçka e mundshme?! Ndoshta na bën “def” thënia se në Shqipëri të heqin vetëm për lekë. Të tjerat, bëj çfarë të duash se asgjë nuk lëviz. Nga kjo pikëpamje është disi absurde t’i kërkosh qeverive se pse sillen kështu, pasi me përkufizim nëse dikush që thirret të qeverisë sheh se mundet fare lehtë të sundojë, pse jo?

Comments

Submitted by Anonymous (not verified) on

Mos i publikoni keto gjona me 1 Prill se do ju marrin njerezit seriozisht.. Per 364 dite flisni kodra pas bregut me rrena pa fund. Rrezikoni qe per shaka njerezit tu besojne. Kujdes.

Submitted by redaksia on

Jane hapur kurse ku mesohet si behet Muu. Ti s'ke nevoje te shkosh ne fakt po meqe eshte 1 prilli genje veten dhe kalo andej! 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.