Me çehren e një dëshmori të gjallë
103 vjet kryeqytet celebrohet me një marifet. Me sahatin në kartolinën zyrtare, pa kullat që janë në fat edhe ora e këtij qyteti sot.
Në krye të këtij adeti, Zdromsi që me një videomesazh ka deklaruar se është shumë krenar në këtë 103 vjetor që e gjen Tiranën më mirë se kurdoherë tjetër. Sa herë është ndjerë krenar ky njeri, i ka numëruar vallë kush?
Superman, tribun, lac, davaxhi, skuth, servil, manekin, i shtirur, ky “hero i kohës sonë” i ka të gjitha si role digjitale dhe virtyte të mbijetesës. I ka me vullnet se duhet të pranojmë natyrën pozitive të njeriut. Thjesht në këtë 103 vjetor nuk dihet pse kryebashkiaku është dukur si më i plakur, sikur tiparet anatomike po i rëgjohen për ta ujdisur pamjen e tij drejt modelit të një sekretari në qytezë, diçka mbi pamjen e përgjithshme, por me një perimetër të përgjithshëm që njofton kufijtë e kuptimit dhe intelektin e frenuar për qëllime praktike.
Si dikush që politikën e pa përherë si kinema mediatike, duhet të themi se kryebashkiaku nuk bën për më shumë se kaq, madje edhe këtu në formën e një aksidentintë lumtur për të. Nuk ka role më lart se kaq që të mund t’i besohen kësaj fizionomie. Pa paragjykim, por edhe si shumicë e heshtur, kaq duket. Një dëshmor i gjallë që mundet të luajë vetëm vetveten.
Shaptilografisti
Comments
vlora@fora.com
Tiranen e ka ndryshu ai
e ke inat jepi hakun
po zbuteni pak gjuhen se me kete gjuhe rrugacesh edhe ndonje kritike qe kemi per Veliajn nuk na vjen me ta besojme
Add new comment