Ruhuni nga kjo Polici!
Sot është zhvilluar seanca e radhës ndaj deputetit socialist Armando Prenga për çështjen e incidentit në Patok, ku pati shkëmbime zjarri. Në seancën e mëparshme, punonjës të policisë deklaruan se nuk kishin dalluar deputetin Prenga të qëllonte me armë në sherrin e zhvilluar pranë komisariatit. Sipas tyre kishte shumë njerëz dhe kjo ishte e pamundur(http://top-channel.tv/lajme/artikull.php?id=322449).
Sot punonjës të tjerë të komisariatit të Laçit e kanë çuar më tej këtë pamundësi që u krijua në vëzhgimin e ngjarjes. “Unë jam vënë në dijeni 5 ditë pas ngjarjes dhe pas verifikimit vura re që sistemi nuk ishte prishur, por i ishte hequr spina”, tha personi përgjegjës për kamerat e sigurisë në Komisariatin e Laçit, Rasim Breçaj. Sipas tij, ditën e konfliktit, kamerat e sigurisë kanë qenë të fikura, ndërkohë që siç raporton “lapsi.al” “komisariati ka një sistem kamerash bardhezi të vitit 2000, të cilat regjistrojnë në kaseta”(http://www.lapsi.al/lajme/2016/04/25/pse-nuk-punuan-kamerat-në-laç-kur-armando-prenga-plagosi-calët#.Vx33u0i_cgE).
Pra një ngjarje jo e zakonshme ka ndodhur atë ditë në Laç, por tersi, i cili është në këtë rast një tërësi rrethanash të kombinuara me rezultante shurdhmemeco-verbërinë e policisë, nuk lejon zbardhjen e saj. Dhe të mendosh që e gjithë qeveria, sidomos kryeministri dhe ministri i Brendshëm, janë shumë të interesuar, por edhe të angazhuar, që kjo ngjarje të zbardhet sa më parë. Kemi pra të bëjmë me një polici që nuk i ecën puna, që i shkon ters, ndaj nuk është keqdashje të sugjerojmë për të gjithë: Ruhuni nga kjo Polici! Sidomos tani që kamerat me nismën e vetë ministrit do instalohen në oborret e pallateve.
Comments
Keta skane mendere te presin nje gjobe makine
Jo me te merten me deputete
https://www.youtube.com/watch?v=9APP8WnBWbg
Add new comment