Vota ime për Numrin 1, Gjergj Bojaxhi
Në fletën e votimit për kryebashkiak të Tiranës, emri Gjergj Bojaxhi është renditur (me short) i pari. Dhe unë në atë fletë, do ta jap votën pikërisht për Numrin 1, Gjergj Bojaxhi. E di që vota është e fshehtë, por ligji shqiptar dhe tradita euroatlantike nuk është kundër shpalljes publike të votës.
Dhe meqë po e shpall publikisht votën, më duhet të jap edhe arsyen për të.
Unë e di që për Bojaxhiun nuk do të votojnë mjaftueshëm tiranas sa ai të zgjidhet kryebashkiak, por sidoqoftë do t’ia jap votën atij, me shpresën se do të ketë mjaftueshëm tiranas të tjerë si unë, që ai të arrijë një kuotë domethënëse votash.
Në qoftë se kjo gjë realizohet, ne votuesit e Bojaxhiut do tí japim atij dhe grupimit “Ne Tirana” mesazhin se ekziston shansi që të krijohet një lëvizje e re politike për të sfiduar duopolin politik të çerek shekullit të fundit. Sa më i fortë të jetë ky mesazh (dmth., sa më shumë të jemi ne që do të votojmë për Bojaxhiun), aq më të mëdha do të jenë gjasat që Bojaxhiu dhe shokët e tij të nxiten për ta kthyer grupimin “Ne Tirana” në lëvizjen politike “Ne Shqipëria”.
Dreqi e mori, pas dy vjetësh, në zgjedhjet parlamentare, nuk duhet të jetë më në diskutim vetëm rrotacioni mes dy koalicioneve tradicionale (si zkonisht në çerek shekullin e fundit), por edhe një alternativë e tretë!
Comments
BRAVO!!!!

BRAVO!!!!

Sheno dhe 1 ketu. Ju prifte e

Sheno dhe 1 ketu.

Ju prifte e mbara

shenomëni edhe mua!

shenomëni edhe mua!

Bravo Zaloshnja!

Bravo Zaloshnja!

Hajde se po e coj edhe une

Hajde se po e coj edhe une voten dem.

Vota asnjehere nuk eshte dem,

Vota asnjehere nuk eshte dem, ti tregon se ke preferon me voten tende, qe eshte gjeja me e mire qe mund te besh. Partite shqiptare duan te na mbushin mendjen se vetem per ato duhet te votohet, po fatmiresisht jo te gjithe e mendojne ashtu.

o durrsi, vota per halim

o durrsi, vota per halim veliajn eshte nje vote e cuar dem (harram). vota per bojaxhiun eshte nje vote hallall

Mbeshtetja per Gjergjin eshte
Mbeshtetja per Gjergjin eshte nevoje kombetare, pasi tkurrja qe ka prej shume kohesh e djathta (prej kthetrave te babes, familjes dhe tribuse Berisha, me frymen e tyre) eshte arsyeja kryesore per mungesen e konkurrueshmerise se te djathtes. Kjo me duket edhe arsyeja kryesore e egzistences se kancerit LSI, si e vetmja menyre qe e djathta Berishjane te marre qeberisjen. Nje ngritje politike e iniciatives qytetare, qe me gjase do mbushe edhe boshllekun prej te djathtes, do krijonte edhe kushte per "pertharjen" politike (pse jo dhe fizike) te LSI. Ne rrethanat kur qytetaret kane me shume se nje alternative serioze (ne kendveshtrimin tim ne keto kushte jemi, Berisha nuk perben alternative prej shume kohesh) edhe presioni publik merr me teper fuqi.
Votova me shume deshire per
Votova me shume deshire per nr 1. Le tu tregojme pronareve te ketyre 25 viteve qe nuk do jene perjetesisht pronare te politikes.
E verteta eshte qe ne qytet

E verteta eshte qe ne qytet Gjergji ka dale mjaft mire, mbi 10% me sa duket. Jane votat e fshatit dhe periferive qe do e rendojne. Nuk e di si do e vleresojne ne fund kete rezultat, po per mua ka brum te mjaftueshem per nje levizje te metejshme.

Add new comment