NJË EULEX PËR DREJTËSINË NË SHQIPËRI?
![](https://www.respublica.al/sites/default/files/styles/large/public/2015/07/31/5047_timthumb.jpeg?itok=o_89wsSh)
Zhvillimet më të fundit po tregojnë se krijimi i një pushteti të pavarur drejtësie, aq themelor për shtetin ligjor dhe demokracinë, do të mbetet edhe për shumë kohë një nga sfidat e europianizimit të Shqipërisë. As e kaluara e largët orientale, as ajo e afërt komuniste dhe as një tranzicion postkomunist me kapriçio këmbëngulëse autokratike, nuk e kanë mbështetur krijimin e një pushteti të tretë të lirë dhe të dedikuar për të kufizuar abuzivizmin dhe korrupsionin e pushteteve të tjera në shtet. Dhe shihet qartë se një nga pengesat më të mëdha që po has qeveria “Rama” në objektivin e saj për luftën kundër korrupsionit, është ekzistenca e segmenteve të gjera të prokurorisë dhe gjykatave që jo vetëm nuk ndajnë të njëjtin vullnet me qeverinë, por janë kundër tij. Shkurt nuk duan ta luftojnë korrupsionin. Atëherë si i bëhet? Peshimi i të gjithë faktorëve në lojë na bën të jemi skeptikë në shpresën se Shqipëria mund ta kurorëzojë me sukses luftën kundër korrupsionit bazuar vetëm në forcat e veta. Mos na duhet një mision ndërkombëtar një, si të thuash, EULEX për drejtësinë shqiptare?
Tradita
Tradita parakomuniste në Shqipëri nuk e ka favorizuar asnjëherë themelimin e një sistemi, ku jo qeveria por drejtësia të ishte në rolin e një arbitri të paanshëm dhe të padiskutueshëm. Në Perandorinë Osmane as mund të bëhej fjalë për një drejtësi të shkëputur nga pushteti i sulltanit. Por edhe pas shkëputjes nga Perandoria Osmane e deri në fund të shekullit XX, të gjitha regjimet politike në Shqipëri u shfaqën pengues ndaj instalimit (edhe kur e pranonin me fjalë) të një pushteti të pavarur drejtësie. Edhe pse në Kanunin e shtetit të parë shqiptar shpallej ndarja e gjykatave nga administrata dhe që qeveria nuk mund të ndërhynte në punët e drejtësisë, pavarësia e gjyqësorit nuk ka qenë kurrë në qendër të debatit politik. Kuptohet se formulimet kushtetuese mbi gjyqësorin e pavarur, ishin vetëm garniturë verbal-oksidentale e një politike që drejtësinë vazhdonte ta mendonte fshehtazi (dhe kështu vazhdon edhe sot e kësaj dite) si atribut të pandarë të pushtetit politik. Vetëm më vonë, në shkrimet e ndonjë politikani si Mehdi Frashëri, gjen ndonjë trajtesë interesante për pavarësinë e gjyqësorit, si dhe të pengesave për realizimin e tij. Sistemi komunist vazhdoi në këtë traditë, sepse diktatura s’mund të ndërtohej e jetëgjatësohej me një drejtësi jashtë vullnetit të partisë dhe liderit në pushtet.

Me rënien e komunizmit u shpresua se erdhi koha për drejtësi të pavarur që do t’i vendoste të gjithë barabar para ligjit. Por deri më sot është provuar se drejtësia e pavarur nuk do të bëhet kurrë nëse për realizimin e saj nuk janë, të paktën, të dedikuara: a) klasa politike dhe b) juristët.
Klasa politike
As mund të pritej që në vitet e para të tranzicionit socialistët, të saposhkëputur mekanikisht nga Partia e Punës, të ishin katalizatorë për drejtësinë e pavarur. As qeverisjet e derisotme socialiste nuk kanë shfaqur ndonjë dedikim ndaj këtij objektivi. Një detyrë të tillë nuk e kreu as klasa e re politike “demokrate” e udhëhequr nga Sali Berisha. Madje ky i fundit, bëri atë që mund të bëjë vetëm një komunist “antikomunist”: U investua me të gjitha energjitë jo në krijimin e një drejtësie të pavarur, por një drejtësie të kapur nga pushteti i tij. Dhe nuk ka reshtur së punuari për mbi 23 vjet për një gjë të tillë, si kur është ndodhur në pushtet ashtu dhe kur ka qenë në opozitë. Edhe kriza e sotme e drejtësisë dhe ngecja e luftës kundër korrupsionit, ka në rrënjë të saj pikërisht këtë kapje që i ka bërë pushteti i djeshëm i Berishës pushtetit të drejtësisë. Sepse një pushtet i keq mund të bjerë, por plagët që ai ka shkaktuar nuk kurohen kollaj. Sot, pushteti politik është ndërruar, por metastazat e kapjes prej tij të pushtetit të drejtësisë mbetën. Edhe në opozitë Berisha vazhdon të mbajë nën kontroll atë që e quante “qeveria e gjyqësorit”, Këshillin e Lartë të Drejtësisë, duke pasur në të jo vetëm juristë besnikë, por edhe vetë kryetarin e këtij institucioni, Presidentin Nishani. Dhe për shkak të nevojës që ka për të mbrojtur korrupsionin e djeshëm të klanit të tij nga drejtësia, nuk mund të shpresohet kurrë që Berisha dhe partia e tij t’i bashkohen vullnetit të qeverisë “Rama” për të kontribuar në luftën kundër korrupsionit. Edhe nëse ky vullnet i qeverisë do të rezultojë i sinqertë, pra për të luftuar korrupsionin pa dallime partiake, Berisha dhe PD-ja do të përpiqen ta sabotojnë (sikundër bëri së fundi Basha në rastin Mziu), duke e politizuar çështjen me alarme për “gjueti shtrigash”.
Mungesa e juristëve të dedikuar dhe nevoja për një EULEX
Gjakimet e politikanëve autokratë dhe të korruptuar nuk do të ishin një e keqe e papërballueshme sikur në Shqipëri të kishte lindur një klasë juristësh të dedikuar për drejtësinë. Por në 23 vite tranzicion, gjykatësit dhe prokurorët nuk kanë arritur të krijojnë, për veten dhe pushtetin që ju është besuar me Kushtetutë, aureolën e paanësisë që kur nis e nderohet nga masat, shenjtërohet dhe e bën të pathyeshëm pushtetin e drejtësisë përballë presioneve politike apo qeveritare. Juristët në Shqipëri nuk u bënë, si në lindje të demokracisë në SHBA, kundërpesha e fuqishme dhe gati e vetme ndaj spekulimeve të politikës me demokracinë. Ndryshe nga juristët në SHBA, që ndikonin në përhapjen e frymës juridike, juristët në Shqipëri, me korrupsionin dhe varësitë e tyre politike, kanë ndikuar që të mbytet fryma e ligjeve. Për shkak të punës së keqe të këtyre juristëve, shqiptarët kanë humbur besimin te drejtësia. Që është, në thelb, mungesë besimi te shteti. Për shkak të këtij kalbëzimi, jo pak prej tyre kanë përveshur mëngët e jetëve të tyre, për të rrëmbyer me garuzhde pjesën, që besojnë se u përket, në çorbën e padrejtësisë. Në radhët e juristëve gjen në shumicë njerëz të zellshëm jo për t’i shërbyer drejtësisë, por liderit dhe partisë. Këtej e ka burimin edhe lindja e praktikave të një proceduralizmi antidemokratik me anë të të cilit bëhet e mundur që të korruptuarit e politikës të arrestohen nga dera dhe të lirohen nga penxherja e “drejtësisë”. Siç po shohim të ndodhë edhe sot. Ashtu si në ditët kur kryqëzohej Krishti, po provohet se pa drejtësi demokracia bën që të lirohen Barabat e korrupsionit. Mbi dy dekada korrupsion i pandëshkuar në radhët e gjyqtarëve dhe prokurorëve ka bërë që, ashtu si edhe në politikë, të lindë një klasë juristësh që nuk është e interesuar, madje e tmerron mendimi se një ditë mund të lindë një drejtësi e pavarur që nuk mund të mos i kërkojë edhe asaj llogari. Dhe në kushtet kur juristë, gjykatës dhe prokurorë të pandotur, perceptohen si një pakicë pa ndikim, kur edhe klima sociale dhe e shoqërisë civile shfaqet mjaft pasive, e vetmja shpresë që Shqipëria të dalë nga këneta e korrupsionit ku po mbytet, është një mision i tipit EULEX, që do të ndihmonte për pastrimin e drejtësisë. Që pastaj drejtësia të pastronte edhe shtetin.
Nga Gazeta "Shqip"
Comments
ndre stefani ndro kushtetuten

ndre stefani ndro kushtetuten cdo gur shkon ne vend te vet.

nuk e kuptoj kete deshiren e

nuk e kuptoj kete deshiren e disave per ta pare shqiperine si afganistani apo afrika qendrore!

lufto per te permiresuar gjendjen,dhe permiresimi vjen nga brenda. nuk u ngopet me ambasadoret qe tallin ***** po doni edhe gjykates! deshire te tille per tu kolonizuar nuk kam pare gjekundi

EULEKS??? Edhe sa do

EULEKS??? Edhe sa do vazhdojme tu japim kaq rendesi te huajve? Cfare do na mesojne me shume keta te huaj? Cilet? Ata pseudo-ambasadore qe vijne ketu e na i bejne punet corbe? Apo ata te derguarit e OSBE qe anohen pa asnje pike turpi me partite politike?

Drejtesia ne kete vend fillon duke dhene nje shembull...qofte edhe deri diku me dhune (sepse helbete do ngrihen disa). Ceshtja nuk qendron tek mungesa e juristeve, por tek degradimi moral i nje shoqerie qe vetem njerez te tille prodhon. Pse te mos e pranojme qe shqiperia eshte nje pacient i semure menderisht, eshte nje patologji dhe nje rast unikal per tu studiuar nga psikologjia???

Eshte kollaj tja veme gishtin sistemit, por a nuk e kemi ndertuar vete kete sistem? Kush do vere drejtesi? Nje jurist qe genjehet me nje kafe fillimisht? Ai qe ka dale nga zullumi i periferise sepse ka qene militant i nje partie? Ai te cilit i jane lidhur duart per "nderet" e ndyra qe kane bere dikur ne jete? Ai qe rrjedh nga nje familje pa pike kulture?

Zoterinj te nderuar!!! Hidhini nje sy parlamentit. Ata jane te zgjedhurit...."te zgjedhurit". A nuk i kemi vene ne keta funderrina per te na udhehequr? Funderrinat a nuk jane pasqyre e qindra mijera funderrinave te tjere? Eshte nje cikel teper i tmerrshem ai qe eshte prodhuar ne Shqiperi. Ndaj mos kerkoni drejtesi as nga EUKELSI por mbi te gjitha kerkoni vetem nje gje: EDUKIM ME DHUNE TE KESAJ POPULLATE!!!

Ne rastet kur titulli eshte

Ne rastet kur titulli eshte kaq i qarte duhet vullnet per ta perfunduar leximin ... dikush mund ti jape vec nje veshtrim diagonal. Ideja nuk eshte e re, M.Nano tha te njejten gje 1-2 jave me pare; vjen nga deshperimi, e ndoshta per te provokuar debat. Si pasthirme a klithje e nje qytetari te lenduar, te cdo Shqiptari qe sot ka pare, lexon apo jeton ''ne Bote'' dhe e kupton se si vepron Drejtesia ne vendet perkatese. Qartesisht, shumica e kupton se nje ''drejtesi tip Eulex'' eshte e pamundur. Mund te kerkosh monitorime, ndihme, specializime apo asistence ne nje ceshtje te vecante; por ''en masse'' nje grup per "drejtesi te huaj" nuk vjen. Dhe po ta duam ne me gjithe shpirt. Cdo shtet, grup shtetesh apo dhe OKB-ja dhe ne e pacin kete deshire - le te vazhdojme ne kete linje logjike, qe ta hedhim poshte kete ide, njehere e mire- nuk kane ku ta bazojne kete ligjerisht.

EULEX-i ne Kosove apo ''drejtesia e huaj'' ne Shqiperi, jane si dita me naten, Kosova dhe siguria e saj akoma bazohet tek te tjeret! Ne asnje konvente nderkombetare nuk thuhet se Drejtesia mund te behet ''sub-contract'' ne nje Shtet Sovran. Kyci eshte sovraniteti. Nje shtet eshte entitet i pavarur - nen ligjin nderkombetar - me kufinj te caktuar, me sistem politik, legjislativ e juridik, qe mban pergjegjesi per territorin dhe qytetaret. Cfaredo te ndodhe, si katastrofa natyrore a prishje te rendit social [si patem '97-ten] EULEX nuk do kete. Ka shtete qe jane gati funksionale dhe askush nuk ka bere thirrje te tilla, sic ka diktatoriale dhe Bota as nuk e ka ndermend te nderhyje ushtarakisht [Zimbabve, Bjellorusia] ti rregulloje.

Ceshtja ngelet tek ''lehtesia'' me te cilen e bejne te tjeret kete, megjithe mitizimet qe ka. Nje shikim i shpejte ne drejtesine boterore te thote qe punet nuk shkojne vaj. Demokracia me e madhe sot, India eshte e njohur per zvarritjet e dosjet qe behet mal [backlogs] me ceshtje qe shkojne nga 10-15 vjet, e korrupsion masiv. Ne USA, procesi i apelimit shkon per dekada, nga shkalla e pare tek gjykatat supreme te shtetit perkates e me pas ate federale. Ne UK, gjykatat akuzohet pse lene njerez te lire megjithe krimet e perseritura apo dhe vrases qe denohen me denime te lehte [life should mean life] Ne Itali zbatimi i ligjshmerise, qe nga niveli policor deri ne gjykate eshte nje rremuje qe asnje se di ku fillon e mbaron; procesi i ''Amanda e Rafaelo'' - akuzuar per vrasjen e nje studenteje Britanike - behet e ribehet, si nje shfaqje cirku. Njerezit mbahen ne para-burgim per vite te tera e pa e ditur se kur fillon gjyqi; afati ligjor [statue of limitations] ne shume raste eshte 2 vjet, ping-pongu juridik behet me qellim te shtyhen afatet dhe ceshtja te kollapsoje [sic] Per popullsi, Italia ka numrin me te madh te Juristeve ne Europe. Me pas cdo ceshtje lokale mund te shkoje ne Gjykaten Europiane etj.

Te jemi te sakte per dicka, Drejtesia as nuk rregullohet brenda dites e as nuk funksionon si e tille. Shume shtete i jane rikthyer tradites lokale per ndihme, dhe komunitetit. Ate qe ne bote quhet "Restorative Justice" per faje te vogla e ne raste kur personi nuk paraqet rrezikshmeri te metejshme. Qofte dhe duke i dhene nje shanc tjeter per ta mbajtur jashte burgut; ne te gjithe boten ky eshte problem madhor se burgjet jane plot! Ne duhemi edukuar dhe per procese te tjera sic jane; arbitrazhi, negociatat, ndermjetesimet, adxhudikime {adjudication} civile, ne nivel shteteror apo lokal; ku bashkite ne Shqiperi mund te hapin zyra te posacme te drejtuara nga njerez me pergjegjesi civile e ndershmeri; qe qytetaret te kene mundesi te gjejne te drejten per vete, njeri-tretrin apo perballe shtetit. Jo cdo ceshtje do cuar ne gjykate!

Media duhet te edukoje veten dhe qytetaret jo vec te merret me ankesa! Eshte plotesisht e gabuar dhe e paligjshme te komentosh ne nje proces qe sa ka filluar apo ne vazhdim.

- Artikujt duhet te jene "dry" reportim i thjeshte dhe thate, pa asnje koment personal, politik apo emocional!

- Komentet e lexuesveposhte ketyre artikujve duhet te mbyllen deri ne kohen kur mbaron procesi gjyqsor.

Nese nje ''politike e tille mediatike'' fillon ne vendin tone, stonimi i deputeteve me vizita-ne-burg, do jete 00 here me i madh, shoqeria me pak e predispozuar ti fale/harroje keto akrobaci! A jeni pushtet Balancues? Fillojani ketu. Nje njoftim i vogel, derisa te behet rregull-e-me-pas-ortek, "Komentet ne kete artikull nuk lejohen!"

Deri ne momentin qe ''provohet fajsia a pafajsia e Xhelalit'' nuk eshte Puna e askujt te beje asnje koment! Pra ndihmoni drejtesise dhe jepini respekt e seriozitet, jo vetem fjale dhe kritika.

Sic thote dhe artikulli, shteti Shqiptar nuk ka tradite juridike te pavarur; drejtesia gjithmone i eshte nenshtruar regjimit te kohes. Kjo ka ikur tani e nuk mund te behet/shihet vec nga lart [politika] apo ti vihet faji vec nga pas [historia] . Deshperimi e kerkesa per ''nje EULEX'' s'maskon dot nje fakt te thjeshte e akut: "Nuk mund te importojme Shqiptare te tjere, jane keto qe jane, kemi keto qe kemi."

* Drejtesia Shqiptare ka shume probleme keto 23-24 vjet. Ne nje ane reflekton shoqerine tone me problemet ditore, e nuk ka si te jete ndryshe. * Politika jo vetem qe ben presione por vendos militante ne rradhen e drejtesise. Nese eshte normale nje lufte politike per nje anetar te Gjykates se Larte -me mandat 9 vjecar- ajo nuk duhet te perzihet ne nivele te tjera. * Karriera me lart apo vendi i punes [te heqin fare] i Juristit Shqiptar eshte kushtezuar hapur-e-barbarisht me procesin e radhes, si e kerkon nje pale politike.

Keto e shume te tjera, bejne qe kur dhe nuk ka presion direkt, Gjyqtaret tane veprojne ne forme auto-censure. Kur Balla apo Tahiri jane ne opozite humbin gjyqet ... le ta shohim sa gjyqe do humbin ato ne kohen qe jane ne pushtet. Shqiperia eshte vend i vogel, ''te gjithe njohin te gjithe'' dhe juristi ka frike jo vetem per veten por gruan, femijet e familjen me gjere. Po ashtu kemi korrupsionin aktiv dhe fjale qe degjohen per pagesa-per-nje-vend-pune. Te habit dicka qe nuk e kam pare ne media, dhe situata nuk ka si shkon me keq...si nuk doli nje, NJE i vetem te thote-stop. Ka ardhur fundi dhe ketu e me pas une nuk luaj. Kjo eshte hasur ne shume shtete ne periudha te turbullta, ne fakt dhe kur gjyqtaret jane kercenuar me jete. Prape, diku...dikush, ka thene, Mjaft. S'po kerkojme nje Di Pietro por asnje prokuror e gjyqtar nuk u degjua te thote: Nuk lekundem para asnje presioni dhe do zbatoj ligjin. Ky shembull do inspironte dhe te tjeret, sado naive te duket kjo ide.

Per kete une fajesoj shume Nivelin e II-te te Manaxhimit te Drejtesise. Cdo kryetar gjykate ne rrethe e deri ne Tirane. Askush nuk shef askend e kerkush nuk eshte pergjegjes. Te gjithe ruajne vendin e tyre e presin Politiken te vije me ''Vizione te Reja'' bejne sikur nuk shohin se ditet e vitet kalojne. Gjyqtare ne pozita te rendesishme, pedagoge te juristeve qe vine me pas... te gjithe te lumtur per status-quo e te gjithe bejne te verberin! Kr-Gjykates ne Puke thonte une s'di asgje pse me permendet emri! Kr i Madh -Xh. Zaganjori thote te njejten gje, te gjithe te paditur e te papare!! Kush do e rregulloje drejtesine? Kjo situate nuk pret per analiza e per rekriminime te ndersjellta. Gjyqtaret vete duhet te flasin e veprojne, i kane te gjithe mekanizmat ligjore te shkojne "kunder-rryme" e per te denuar ''shoket e tyre'' te korruptuar apo te friksuar! Po ndeshemi me nje fenomen tipik, paralel me ata qe thonin: nuk dime gje dhe ''zbatuam urdherin'' si ushtare te denje te kombit.

Von Manstein, nje nga oficeret me te talentuarit te Vermahtit e strateget me te mire te L2B (qe nga plani per pushtimin e Frances, e luften ne Bashkimin Sovjetik) qe nje gjeni i artit ushtarak por i deshtuar moralisht. Kur fund i Gjermanise tashme ishte i qarte, ai vazhdonte te luante shah, me letra e degjonte muzike klasike. Duke vazhduar me stilin standart ‘’pse ta trondis varken’’ ti leme punet si jane, nuk eshte faji im. Ushtaraket e pergatitur per te rrezuar Hitlerin i kerkuan ndihme atij, pergjigja ishte: "Fieldmarshallet Prusiane nuk rebelojne!" Officeri Phillip Von Boeselagger, i cili qe me 1942 mendonte te vriste Hitlerin dhe Himlerin [adjutant i Fieldmarshallit Gunther Von Kluge, nder te paktet pjesmarres ne Operacioni Valkyrie qe i shpetuan raprezaljeve] me vone tha keto fjale: Ne raste te qarta Fieldmarshalli Prusian duhet te rrebeloje perndryshe te kish ngelur komandant batalioni.

... @ Z. Zaganjori e ''Shefat e Drejtsise''

Brockulla zoti Stefani !

Brockulla zoti Stefani ! Brockulla !

Te me ndjesh , nuk u reka te te fyej por nuk gjeta asnje fjale tjeter ne fjalorin e shqipes per te percaktuar sa ke thene !

E para : Drejtesi apo organe drejtesie te pavarura nga politika , as nuk ka patur dhe as nuk ka ne asnje vend te botes ! Drejtesia eshte kryekeput vecse politike ! Sigurisht nuk mbajne ditirambe politike gjyqtaret , por me veprimtarine e tyre bejne plotesisht politike ! Atehere "kush e ha ate koqe te uliri" thone greket , qe te caktoje gjyqatre qe "bejne politika" jashte politikes ?

Se dyti : Ti mund te ankohesh se ketu ne Shqiperi gjyqatret jane te tredhur nga personat politike ! Kjo edhe mund te hahet si ankese ! P.sh. ne rast se donte ose do Berisha mund te denohej me burgim te perjetshem edhe nje minister i tij (pra i PD-se) dhe "drejtesia" do ta zbatonte me zell te madh kete "nenkuptim" te fjaleve te Berishes , sic dhe ka ndodhur ! Por kjo nuk eshte drejtesi apo lufte kunder korrupsionit , apo jo ?

Se treti : Shqiperia i ka njerezit qe as nuk e cajne per politiken dhe kur te duash i hetojne me paanshmeri ceshtjet si kundrejt Berishovicit ashtu edhe kunder Ed Rames ! Pra nuk eshte se i mungojne njerezit apo kuadrot ! Poooor kush mundet t'i emeroje ata ? Edhe sikur gabimisht te caktojne ndonje te tille , po nuk iku me presion e heqin fare nga kjo bote ! E ke parasysh Toto Rinen ?

E katerta : Cfare zgjedhje te gjyqtareve te paanshem mundet te beje nje politike qe dhe deputetet i zgjedh kryetari i partise dhe vetem sa tallen me popullin qe e nxjerrin kot ne zgjedhje ?

E pesta : Propozimi juaj per nje EULESH , eshte thjesht per ta kthyer Shqiperine ne nje koloni "de jure" ! Ne qe tani kemi "deputete" , Ministra , politikane vendimarres ose te dores se dyte , qe jane "punesuar" neper ambasada , qe marrin lekun e Shqiperise dhe bejne "duvane" e harbuterise ! Sa mendon se do te shtohet "ky rreth" nga EULESH-i qe ju propozoni , pra numri i ketyre "te punesuarve" ?

Do zgjatesha edhe me disa pika , por e di qe flas kot , dhe c ' eshte me e keqja te prish humorin edhe ty ! Por mos na u beni hedhes idesh te tilla ! Shqiperia vuan se nuk ka sovranitet ! Ndersa ti propozon qe t'ia marrin frymen fare !

Add new comment