Nga barazimi në sondazhin e parë publik, tek humbja e thellë e Berishës

Duke u munduar të gjejnë shkaqet e humbjes së thellë të koalicionit të udhëhequr nga Berisha, analistë e politikanë pranë tij citojnë rezultatin e sondazhit te parë të bërë publik në Ora News, i zhvilluar nga IPR Marketing në periudhën 25-30 prill. Sipas atij sondazhi, koalicioni i majtë kishte një epërsi prej vetëm 2% ndaj të djathtit – praktikisht një barazim statistikor. Dhe analistët e politikanët pranë Berishës argumentojnë se diçka e nëndheshme, e çuditshme, ka ndodhur, e cila ka bërë që, nga një barazim statistikor në 30 prill, të shkohej në një humbje katastrofike të koalicionit të djathtë në 23 qershor, me plot 18.5% diferencë.
Në fakt, asgjë e çuditshme s’ka ndodhur.
Rezultati i sondazhit të 30 prillit përfaqësonte preferencat e atyre votuesve që do të merrnin pjesë në zgjedhje dhe që e kishin ndarë mendjen se për cilën parti do të votonin. Ndërkohë këta votues përbënin vetëm 75% të atyre që ishin shprehur se do të mërrnin pjesë në zgjedhje. Ndërsa 25% të tjerë, edhe pse kishin deklaruar se do të merrnin pjesë në zgjedhje, nuk kishin deklaruar se për cilën parti do të votonin (16% deklaruan se ishin ende të pavendosur për cilën parti do të votonin dhe 9% nuk deshin ta tregonin preferencën e tyre).
Se sa prej tyre kane qene vertet te pavendosur dhe sa kane patur frike ta deklarojne voten ne telefon, vetem Zoti mund ta dijë, por 25% e pjesëmarrësve në zgjedhje eshte nje shifer e madhe - ajo përkthehet në rreth 430 mijë votues që nuk ishin përfaqësuar në rezultatin e sondazhit të 30 prillit. Dhe rezultati i 23 qershorit tregoi se pjesa dërmmuese e tyre ia dha votën koalicionit të majtë, i cili e mbylli garën me rreth 315 mijë vota epërsi.
Comments
Sipas kesaj Zaloshnja, i bie

Sipas kesaj Zaloshnja, i bie qe 315 000/430 000=73% e te padeklaruarve votuan majtas, apo jo? Me marzhin e gabimit +-5%(maksimimumi) qe merren ne kesi lloj sondazhesh, sondazhi hidhet poshte automatikisht, ngaqe shmangia nga mesatarja eshte mbi marzhin e gabimit. Por le ta leme menjane statistiken; si ka mundesi qe ata qe deklarojne se per ke do te votojne jane te ndare pothuaj 50%/50%, ndersa pjesa tjeter, qe nuk e deklarojne voten qenkan 75% me koalicionin e majte/25% me te djathten? Pa dyshim qe keto zgjedhje e hedhin poshte ate sondazh, dhe per rrjedhoje edhe analizen tende me siper. Mendoj qe kjo ka nje shpjegim me te thjeshte: ka te ngjare qe ata qe nuk pranonin te deklaronin voten, te kene qene masivisht votues te majte, dhe per shkak te intimidimit parazgjedhor nuk donin te identifikoheshin si te tille...

"Ndërsa 25% të tjerë, edhe

"Ndërsa 25% të tjerë, edhe pse kishin deklaruar se do të marrnin pjesë në zgjedhje, nuk kishin deklaruar se për cilën parti do të votonin"

te gjitha komentet kane te

te gjitha komentet kane te bejne kryesisht me nje ceshtje : ku fshihet gabimi! tek emigrantet apo tek te pavendosurit? tek mosdeklaruesit e votes apo tek te "shiturit"?

po kjo nuk eshte nje ceshtje e dores se pare. mesazhi politik ishte aq i qarte sa as manipulatori me i perkryer i mesazheve nuk kishte me c'te bente, vecse te jepte doreheqjen.

gabimi i analisteve qe vazhdojne te mos u besojne syve eshte se ata e shohin elektoratin si nje qenie pasive, qe reflekton aksionin politik te aktoreve kryesore politike. nderkohe qe elektorati ka nje dinamike zhvillimi shume me te zhdervjellet dhe analitike se sa c'e mendojne "analistet".

sipas meje disa elemente kane qene vendimtare:

1. Berisha shikohej si rrezik kombetar, qe mund ta destabilizonte keqas vendin, ne rast se rezultati nuk do te ishte i qarte

2. votuesit kuptuan se me Berishen i priste nje 4 vjecar tjeter si ai i kaluari, pa asnje mundesi permirsimi, perkundrazi me rrezikun qe vota pro te interpretohej si mbeshtetje per gabime dhe faje te renda

3. sinjalet qe vinin nga nderkombetaret ishin kunder Berishes.

4. Rama nuk eshte provuar si kryemminister: ne demokraci te rrezikosh eshte e vetmja menyre per te mbijetuar.

Zaloshnja, po si nuk pash nje

Zaloshnja, po si nuk pash nje analist qe shqyrton pjesmarrjen si asnjehere tjeter te emigracionit? Po a e kuptoni se cfare peshe ka patur emigracioni? Dhe te mos harroni qe ky emigracion asnjehere nuk eshte perfshire ne sondazhe!!!

mediat raportuan se 51 mije
mediat raportuan se 51 mije shqiptare erdhen ne ditet para zgjedhjeve ne Shqiperi, por nuk mund te dihet raporti i votimit te tyre mes te djathtes e se majtes. Gjasat jane qe ata qe kane ardhur me Belair dhe ata qe kane hyre nga Kosova apo Maqedonia (me te drejte votimi ne Shqiperi) kane votuar per te djathten.
Ku te shkoi ai raporti i

Ku te shkoi ai raporti i famshem 52% me 48% ndermjet te majtes e te djathtes, kete na thuaj. Se na e bere koken daulle me kete, 3 muaj rresht deri diten e zgjedhjeve.

e majta nga 52% u rrit ne

e majta nga 52% u rrit ne 57.5%. lsi nga 4.8% shkoi 10.5%

Po se u ruajt nga sulmet

Po se u ruajt nga sulmet tuaja dhe te pekinisteve, hoxhisteve, canisteve, zheisteve, etj.. Dyhet te dini se edhe sondazhi i IPR Marketing, i shpalli pak te ulura dhe me rezerva rezultatet, pikerisht nga sulme te tilla. i vetmi qe i kerkoi falje kesaj kompanie ishte Enkel Demi ....

Add new comment