Midis Qosje-manisë e Qosje-fobisë
Filipikja që kreu i Akademisë së Shkencave e të Arteve të Kosovës, Hivzi Islami kish shkruar në adresë të Rexhep Qosjes tërhoqi aty për aty vëmendjen e shumë vetëve, por të parët që reaguan ishin 37 vetë nga Tirana, mes të cilëve kish akademikë, shkrimtarë, gazetarë e intelektualë publikë.
Këta të fundit bënë një letër publike në DITA, ku denonconin fillimisht “gjuhën e fjalorin e Hivzi Islamit, të papajtueshme me normat e moralit publik e akademik”, e “transferimin e gjuhës së urrejtjes e të përbaltjes nga politika në debatin shkencor intelektual”, dhe më pas mjerimin intelektual të Hivzi Islamit që ngrihet mbi një personalitet poliedrik të jetës sonë kombëtare, për një protagonist të vijës së parë të intelektualëve që profesionin e tyre si njerëz të dijes e të letrave e përjetojnë si një mision patriotik e qytetar, e për … (në këtë pikë hosanarat për Qosjen nuk kishin të sosur).
Më kanë bërë përshtypje edhe fletë-rrufeja (kështu e quan me të drejtë Ardian Vehbiu) e Hivzi Islamit, edhe reagimi i 37-shes. Shkrimi i Islamit kish natyrë të fortë polemike, por në të nuk kish asnjë gramë klas e elegancë; përkundrazi, ai demonstronte në atë shkrim një varfëri të frikshme stilistike, dhe ca mendësi që ta bënin autorin të largët në kohë shí si të ish një mamuth a dinosaur. Të kapte në befasi e të tralliste me guximin “për t’i marrë fytyrën” tjetrit duke e damkosur faqe botës për divorcin, për orgjira, për stilin e tij të jetës, për mendimet e shprehura (ja një pyetje që vetëm një akademik si ai mund ta bëjë: në emër të kujt fole kur kërkove që veriu i Kosovës të shkonte në Serbi?), etj, etj. Shkurt, ishte prej atyre shkrimeve që, pasi i lexon, fillon e mendon se do të ishte mirë të ekzistonte institucioni i censurës (një shkrim i tillë, po nga Kosova e kundër kryeministrit Thaçi, më është futur off-side para nja dy a tre muajsh edhe në ResPublica).
Por edhe letra e 37-shes, ndonëse ishte stilistikisht dhe etikisht korrekte, ishte bajagi e çuditshme, qoftë për frazat e vjetra cliché që kish qëmtuar A.Lela, si “akuza jo parimore”, “proceset e emancipimit e demokratizimit të shoqërisë”, etj (Lela e kish kaluar me një nëntekst kritik të mezipikasshëm shkrimin bombë të Hivzi Islamit; dhe kuptohet pse), qoftë për shqetësimin dhe alarmin që vibronte në atë letër për shkak të faktit që ish sulmuar Ai, Rexhep Qosja d.v.
Ata e kishin nisur letrën me një motivim të fisëm (kundër gjuhës së përbaltjes e të urrejtjes), por kjo ishte me sa duket një pedanë, në mos një dredhí, për të dalë tek pyetja retorike: a mund të kritikohet në atë farë feje Rexhep Qosja?
Duhet thënë se Qosja i fryrë, edhe i vetëfryrë, deri në trajtën e një miti është shndërruar në një nga gjërat më bezdisëse këtyre anëve. Personalisht, nuk jam i sigurtë nëse më shumë ndjej bezdi prej 55 pyetjeve marroke të Hivzi Islamit, apo prej idesë që ka ca njerëz, mes të cilëve është dhe Qosja vetë, që tek Qosja shohin një ikonë kombëtare.
Dita
Comments
nuk ka sesi
<p>nuk ka sesi juve,vehbiut,lubonjes dhe ne pergjithesi gjithe grupit <em>gjasme globalist-ish internac</em><em>ionalist</em> t'ju pelqeje qosja , nje kombetarist shqiptar. ne evropen e kombeve dhe nacionalizmit pikpamjet tuaja jane ne nivel te paperfillshem. vetem ne shqiperi(dhe ne afrike) qe ka nje problem kombetar per te zgjidhur njerezit pa atdhe ose krahinaristet(shiko matoshin) si te lartpermendurit promovohen dhe financohen jo vetem nga sorrosi.</p><p>rexhep qosen e luftojne se deklarohet shqiptar e jo kosovar. kjo do te thote se ai lufton per nje shqiperi qe duhet te perfshije kosoven dhe jo vetem ne kufijte e saj. ndersa hivzi jugosllavo-kosovari eshte per copetimin e trojeve dhe krijimin e principatave te pafuqishme qe do te asimilohen nga fqinjet gradualisht. ky eshte thelbi i debatit, te tjerat jane muhabete grash(lela-sh)</p>
Il Signor Mustafa zbriti ne
<p>Il Signor Mustafa zbriti ne Tirane ne vitin 1991. Tani i jep mesime edhe Rexhep Qoses. Sic thoshte Bernard Show, il signor Mustafa ka kaluar nga barbaria ne dekadentizem. Dhe shqiptaret qe ai i pandeh budallenj rrine e qeshin me il signor Mustafa-n dhe gjepurat apo cmitizimet e tij.</p>
A mund ti quajme
<p>A mund ti quajme flete-rrufete e Qoses kunder Berishes "midis Berishe manise dhe Berishe fobise" ? </p>
Add new comment