Me listat e deputetëve pacipësia e klasës politike arriti kulmin

Postuar në 08 Maj, 2013 03:44
Intervistë me Mustafa Nanon

Pyetje: Keni postuar në Twitterin e faqes suaj Respublica.al një pohim të fortë: Ç’bordello me këto listat. Më ngjajnë të gjithë kandidatët si kurva, e mes kurvave bien në sy ato që kanë ndërruar partner. Per ke eshte ky postim, kini parasysh emra te vecante? Cfare ju ka ngacmuar me shume si vezhgues i politikes ne keto lista?

Përgjigje: Është një shthurje totale. Kanë tejkaluar çdo përfytyrim që mund të kishim ne për pacipësinë e tyre. Fjala vjen, nëse deri më sot ka pasur 5% meritokraci brenda partive, me këto lista po shkojmë te 1% meritokraci. Të liqtë e të paaftët kanë zaptuar pothuaj 100% të hapësirës politike e publike. Në të djathtë kanë hequr Mark Markun e Selami Xhepën, të vetmit që kishin pak respekt për veten, dhe në vend të tyre kanë vënë tre socialistët që i shërbyen Berishës në një moment delikat të tijin (!!!). Gjë e paprecedent, e paskrupullt, e ububushme. Ka mbetur akoma ndonjë emër i fismë atje, si Visar Zhiti, Halim Kosova, Dashamir Shehi, dhe e di? Inatin nuk e kam më me të liqtë tani. As me Berishën. E kam me këta që janë të fisëm. Nuk do duhej t’ia bënin këtë shërbim Berishës.

Në të majtë, me listat është demonstruar që Edi Rama ka një projekt për ta bërë partinë totalisht të tijën. Me sa duket, ka në plan të rrijë aty, edhe nëse do të humbasë. Ngjarja ‘Kokëdhima’ nuk e ka të keqen që ka kandiduar Koço Kokëdhima, a thua se Kokëdhima bart ndonjë virus të çuditshëm. Kokëdhima është një si të tjerët nëpër lista. Prandaj e keqja është gjetkë; është që Rama po ndërton një parti miqsh, që nuk ka ndërmend ta lëshojë më. Në Shqipin e sotëm e kam shpjeguar më gjatë këtë dukuri në një shkrim timin.

Pyetje: Si do ishte sipas Mustafa Nanos nje liste e mire deputetesh?

Përgjgije: Ja, ju thashë dy tri-emra më sipër, që do t’i zgjidhja dhe unë. Do të zgjidhja dhe Shegushe Ligorin, dhe Arben Isarajn nga ana tjetër. Doni emra të tjerë? Ka dhe plot të tjerë, por që politika nuk i preferon. Mund t’ua them, por do ishin gjithsesi zgjedhje subjective, të mijat. Çështja nuk është që dikush medemek i virgjër të bëjë listat. Jo, listat duhen bërë me votim, me primaries. Le të zgjedhin vetë socialistët e demokratët se kë duan të kenë deputetë. Mund të votojnë dhe online për një gjë të tillë. Por kush i lë se?

Pyetje: Jeni autor i asaj frazes tashme te famshme qe “ia vlen edhe nje bashkim qelbesirash per te rerzuar regjimin”. I qendroni?

Përgjigje: Po, i qëndroj akoma. Por jo ngaqë kam besim te Rama e Meta. Si mund të ketë besim një njeri te këta? Problemi është se, në ndryhsim nga këta, Berisha nuk është thjesht një person. Berisha është frymë, është trashëgimi (ka 23 vjet që dikton çdo gjë këtejpari), është “ideologji”, është si enverizmi. Edhe po të vdesë tani, ne do të kemi punë me berishizmin. Ndërsa Rama-izm e Meta-izëm nuk ka. Rama e Meta janë dy persona që mund të munden kollaj.

S’ju binda? E di, e kam vënë re që s’kam bindur shumë njerëz me tezën time. Por unë i qëndroj. Ikja e Berishës nga politika është përparësia nr. 1 e vendit, dhe ka vlerë në vetvete, pavarësisht nga fakti se kush vjen pas.

Pyetje: Keni bere shpesh parashikime, jo vetem ju por edhe te tjere  per 23 qershorin.   Tashme me listat, jemi dicka me afer asaj qe mund te hipotetizohet si rezultat i 23 qershorit. Si e shikoni tani pas publikimit te listave 23 qershorin?

Përgjigje: Unë shpresoj që shqiptarët t’i thonë ‘jo’ Berishës e regjimit të tij. Me Berishën në pushtet, me një mandat të tretë, kam frikë se asgjë nuk do varet më nga ne, ndërsa me Berishën të sikterisur gjithçka do të varet nga ne. Nga ne të gjithë. Shumë pak do të varet nga Rama e Meta. Të paktën gjatë mandatit të parë të tyre. Nëse e marrin këtë mandat. Që ju humbtë mandata, ju humbtë!

P.S. Ndryshon fjala mandat (autoritet i dhënë nga zgjedhësit për një kohë të caktuar) nga fjala mandatë (këtu: fytyra).

Intervistë dhënë Ditës

Comments

Submitted by Albi (not verified) on

Në të majtë, me listat është demonstruar që Edi Rama ka një projekt për ta bërë partinë totalisht të tijën. Me sa duket, ka në plan të rrijë aty, edhe nëse do të humbasë.

Pastaj thua keto:

Ndërsa Rama-izm e Meta-izëm nuk ka. Rama e Meta janë dy persona që mund të munden kollaj.

Shumë pak do të varet nga Rama e Meta. Të paktën gjatë mandatit të parë të tyre.

Ky eshte kundershtim i paster me vetveten. Rama edhe dashka te rrije perjete aty edhe nuk qenka i fuqishem. "Berishizmi" nuk eshte ndonje fenomen i rralle Muco, perkundrazi haset ne cdo shoqeri. Eshte perqendrim tipik pushtetesh te lideri absolut. Rama ate po tenton te bej. Dhe deshira e individit per te patur pushtet ka lindur me njerezimin, para se te ishin Berisha e Rama, e do jete edhe mbas tyre. Eshte detyra e shoqerise te di ti frenoje. Kete ben kjo e shkreta demokraci.

Ah dhe nje gje nuk rrija dot pa e permendur:

Jo, listat duhen bërë me votim, me primaries. Le të zgjedhin vetë socialistët e demokratët se kë duan të kenë deputetë. Mund të votojnë dhe online për një gjë të tillë. Por kush i lë se?

Po ku je mor burre se u came duke fol per kete gje ne blog, une, Bard, Hapi, Tani e te tjere. Po te lutem na sill icik artikullin e plote nga Shqip se ka ca gjera te bukra te tjera ne ate mes.

Submitted by Bard (not verified) on

Z.Nano, mos u 'ep kaq shpejt, dite me te keqija do te vijne. Shpresoj te mos te te duhet edhe ty te besh mea culpa si Zaloshnja per idete e mbrojtura dikur. Mos u dorezo edhe pak kohe(sa dite ka ngelur deri me 23 Qershor, se me duket nje jete e tere gjer atehere?) Edhe Vehbiut meqe ke muhabet, thuaji mos te prishi radhet tash qe pothuaj jemi ne destinacion.

Ne lidhje me intervisten ketu, mbaje shenim kete: Rama&Meta kane per te na zhgenjyer te tereve; jo per ate qe presim prej tyre, por per ate qe nuk presim: qe ata te çimentohen ne pushtet ne ate fare feje sa te mos kete kelysh kurve qe t'i largoje me prej aty. Por kjo s'do te thote qe do te na marre malli per Berishen; thjesht do te na breje ndergjegja qe nuk arritem te gjenim dot nje rruge me te mire. Ca njerez i'a dalin qe ne vend qe t'i vrase ndergjegja, e vrasin ndergjegjen paraprakisht me nje doze vdekjeprurese pragmatizmi. Nje vdekje e ngadalte por e domosdoshme...

Submitted by dritan (not verified) on

plotesisht dakord me Mustafain...sidomos me "mallkimin" e fundit:)

Por meqe permende  nje ish deputete te PS me inicialet SH.L dhe meqe me ka lidhur puna disa here me karrieren e saj ne drejtesi , te garantoj qe meritokracia nuk ka lidhje me te . Korrupsioni - po.

Submitted by Liku (not verified) on

jam shume dakort me z.M. Nano.

Turp per te "fismit", (cfare te fismish...ku ka te fismem ketu; keto te gjithe shohin ate rrogen e deputetit i japin edhe bythen atij qe i paguan),qe rrine me budallenj e behen paterica per kriminelin berisha!

Submitted by Andreas (not verified) on

Muço nuk jam dakord me ty kur thua se Kokedhima eshte njesoj si emrat e tjere. Per mua kandidimi i Kokedhimes nuk eshte nje emer por nje fenomen qe flet shume me teper. Dhe per me teper ne nje graduatorie kaq te sigurte, eshte ose nje arrogance super e tepruar e Rames ose tregon qe ky i fundit eshte i kapur per koqesh keqaz fare nga Kokedhima. Po gjithsesi, kandidimi i Kokedhimes eshte nje gabim shume here me i madh se te gjitha gabimet e tjera te mara bashke, qe Rama ka bere ne keto lista. Mjafton te shohesh se si e ka komentuar/s'komentuar sot ne gazeten e tij Shekulli, atakimin qe Berisha i ka bere nga Orikumi. E ka transformuar gati gati ne nje kompliment, duke hequr çdo reference nga ato çka realisht ka thene Berisha dhe qe rastesisht jane mese te vereteta.

Submitted by RP (not verified) on

Ve re nje fenomen jo te ri;sherr te papare per te kandiduar per deputet.Deputeti eshte nje person qe merr nje rroge modeste per kandidaturat qe ofrohen.Psh,ofrohen profesore-doktore,ca jane fare te rinj,qe akoma nuk jane afirmuar ne profesionet e tyre dhe eshte zhgenjim i madh,se jo vetem shkenca dhe kultura shqiptare,pedagogjia e fusha te tjera humbin figura potenciale,por keta me vetedije futen ne griresen e politikes,qe di vetem nje recete te beje;qofte me qepe!Kokedhima,ok,eshte qytetar shqiptar dhe ka te drejten e tij te shenjte te kandidoje,sepse si Rilindas ia kalon edhe Naim Frasherit; e ç'beri Naimi tek e fundit?Ca vjersha me fusha e bregore,me qirinj...Ate simboliken e qiririt,edhe tere jeten te mundohet muza e Rames me gjithe hamesit e ngjalave,nuk e arrin dot megjtihate,por 2K beri gazete,ndertoi pallate dhe ka bere libra sesi te behesh milioner;kollaj ajo pune,lexo manualin e 2K dhe behesh milioner.Por 2K mund te kandodonte si bisnesmen i madh ne Librazhd,Moker ose edhe ne Tirane brenda,se mjafton te premtonte se do ngrinte nja 5 parqe me lule dhe peme dhe une do ia jepja voten i pari;nuk nevojitej te ishte fitues ne Vlore duke qene i dyti ne liste.Se fundi,meqe Muçi eshte me origjine nga nje zone"qe e ka nda mendjen"per PS edhe sikur tu kandidosh Rremen  e Kafes(pronari i Kafes se Rremes),me duket qesharak qe ti merr korçarin dhe e kandidon ne Tropoje,tropojanin ne Vlore,vlonjatin ne Lezhe,etj.Koncepti i deputetit nis me Perfaqesimin,pra,zona ime perfaqesohet nga njeri prej nesh,dmth deputeti duhet te jete banues ose lindur  e rritur ne kete zone,qe njeh problemet me rrenje,qe di mentalitetin e me rradhe e kshtu ai denjesisht perfaqeson zonen e tij.Ti me merr Erjonin dhe e çon ne Fier,me sjell ne Berat Shalsin,kur kollaj fare çoje Shalsin ne Fier,se Shalsi çun i mire eshte,por Lefteri e njeh mire zonen e tij dhe ia di"kleçken"zgjedhjeve.Me aq sa di si emigrant,vetem, me nje levizje kaq trashanike,ne Berat Rama rrezikon nje mandat,vetem duke çuar Shalsin ne vend te Erjonit;mund te kete bere trpllqe te papara ne zona te tjera;te shohim!Kurse pakenaqesite do ishin,se normale kjo!Vete themi qe duhet nderruar ca skuadra,ok,do nderruar,por ai Sterkaj more aman,me ke parti do kandidoje,se ai eshte si mamine pa timon,iken majtras e djathtas,si rilindas i dehur pas daulles.Andej nga kampi i Berishes kane futur ne porte Kaç Islamin;ohohohoohoho,ky i ha golat siç ha derri llucen-

Submitted by Anonim (not verified) on

O Muç, po a nuk ishe ti ai qe e bekove kete koalicion Rama-Meta? A nuk ishe vete ti qe thoje me mire "te keqen me te vogel"?

Submitted by Altin (not verified) on

Njeqindijehere me mire Koco se sa ata deputete qe ngrejne e ulin kartonin si i thot kryetari e qe pastaj e shesin b.... te Sala per 50.000 Euro

Submitted by Dritan (not verified) on

Ore nje gje nuk po kuptoj une:Eshte me e rendesishme ikja e Berishes apo lista e Rames?

Mos u beni me katolik se Papa. Ok, te gjithe pranojme qe ne lista ka x, y, z qe kane qene, kane bere, meritojne, etj etj etj. Por te lutem, kurrsesi mos krahasoni Kokedhimen me pacavuren e listes se PD. Kokedhima mund te kete ato te tijat, por ne plan intelektual qendron me lart sesa ato palacot e PD (nuk e njoh kokedhimen dhe skam interes ta mbroj ketu).

Pushteti!!! Eshte i embel, te jep krahe, te ben me k*** te medha, por ti leme pak menjane hamendesite se cfare do behet po te vije shumica e vertete ne pushtet. Se Edi Rama mund te rrije ne pushtet 8 vjet dhe pastaj te largohet, atehere cfare do thoni ju? Ku e keni aftesine per te parashikuar ate qe do ndodhe me Ramen apo me ndonjeri tjeter?

Te jemi pak me shume realiste. Shikoni fushaten e zgjedhjeve ne Amerike. Biznesi qendron i lidhur forte pas pushtetit dhe fushatat financohen mire, po mire fare, nga biznesi, si ai i lidhur ngushte me Presidentin ashtu edhe ai me ate te kampit kundershtar. E pse e bejne kete? Per qajf? Jo ore jo, qe te kapin prek koqesh (sic thote njeri me siper) pikerisht presidentin e ardheshem. Keshtu qe mos na shisni dengla ketu duke u perpjekur te beheni mbartes te idealeve apo pastertise se pushtetit ne Shqiperi......fatkeqesisht keshtu ka ndodhur gjithmone.

Pushteti i lidhur pas biznesit, apo e kunderta eshte nje aspekt si cdo tjeter qe haset ne cdo shoqeri. Problemi vjen tek emancipimi i shoqerise dhe tek te numeruarit i sakte i votave. Kur shoqeria eshte e emancipuar neser mund te zgjedhe nje biznes prane pushtetit disi me te mire, se ky i sotmi, mund edhe nje kryeminister me te mire se ky i sotmi. E pra, ne tere llumin qe shoqeron Ramen, mos u perpiqni te njollosni Ramen dhe te kuptoni qe ai kaq mund te beje. Edi Rama nuk eshte si Berisha qe kontrollon gjithcka.

Submitted by Andon Nuriu (not verified) on

Jam dakord me Muc Nanon, "berishizmi" tashme eshte kthyer ne fryme dhe qe te ecim perpara fillimisht duhet zhdukur ai, pastaj vijne te tjerat, edhe kritikat tej mase te drejta per Ramen dhe Meten.

Submitted by Anonim (not verified) on

ueee ti ktu mo vlla? ca ben? nuk eshte nevoja,  te gjithe ata qe kane komentuar me siper, i ke po tek Peshku mor burr.

vetem mua jo.

Submitted by Tiku (not verified) on

listat duhen bërë me votim, me primaries.

Ka nje problem me kete sistem te ne qe u verejt tek sondazhet online  tek Shqiptarja.com . U sulen te gjithe deputet kush te klikonte me shume, si perfundim dolen disa rezultate qesharake. Neqofte se do te beheshin dme votim te drejtperdrejte do te kishim nje dyndje gangsterresh me leke qe do benin njeren per tu bere te paret ne liste.... Ideja eshte e bukur por konteksti...

Submitted by Albi (not verified) on

do te kishim nje dyndje gangsterresh me leke qe do benin njeren per tu bere te paret ne liste.

Ca ndryshimi ka kjo nga:

a) zgjedhjet e pergjithshme ne Shqiperi?

b) menyra se si zgjidhen tani kandidatet, kur kryetaret e kane bere listen ankand?

Edhe zgjedhje problematike jane mire se pa zgjedhje fare. Ndryshe hajde kthehemi ne komunizem.

Add new comment

Plain text

• No HTML tags allowed.
• Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
• Lines and paragraphs break automatically.