Borxhi i ri publik s'mbulon dot detyrimet e vjetra qysh nga 2005-a në Shqipëri

Postuar në 15 Qershor, 2015 11:37

Për vitin 2015, në buxhetin e shtetit është parashikuar një deficit prej 58 miliardë lekësh (rreth 415 milionë euro), i cili do të mbulohet me borxh të ri publik (të brendshëm e të huaj). Por ky borxh i ri nuk mjafton për të mbuluar interesat e borxhit të vjetër (49 miliardë lekë), shlyerjen e parashikuar të detyrimeve të vjetra ndaj kompanive (20 miliardë lekë) dhe deficitin e fondit të pensioneve (46 miliardë lekë).

Deficiti i fondit të pensioneve përbën një detyrim të bartur të shtetit ndaj ish-punonjësve që kanë dalë në pension, i cili nuk përballohet dot nga kontributi i sigurimeve shoqërore të atyre që janë sot në punë.

Në vitin 2014, deficiti buxhetor ishte 72 miliardë lekë dhe u mbulua me borxh të ri (të brendshëm e të huaj). Por ai borxh i ri nuk mjaftoi për të mbuluar interesat e borxhit të vjetër (40 miliardë lekë), shlyerjen e parashikuar të detyrimeve të vjetra ndaj kompanive (34 miliardë lekë) dhe deficitin e fondit të pensioneve (40 miliardë lekë).

Në vitin 2013,  deficiti buxhetor ishte 70 miliardë lekë  dhe u mbulua me borxh të ri (të brendshëm e të huaj). Por ai borxh i ri nuk mjaftoi për të mbuluar interesat e borxhit të vjetër (43 miliardë lekë) dhe deficitin e fondit të pensioneve (35 miliardë lekë).

Në vitin 2012,  deficiti buxhetor ishte 50 miliardë lekë dhe u mbulua me borxh të ri (të brendshëm e të huaj). Por ai borxh i ri nuk mjaftoi për të mbuluar interesat e borxhit të vjetër (41 miliardë lekë) dhe deficitin e fondit të pensioneve (40 miliardë lekë).

Në vitin 2011, deficiti buxhetor ishte 46 miliardë lekë  dhe u mbulua me borxh të ri (të brendshëm e të huaj). Por ai borxh i ri nuk mjaftoi për të mbuluar interesat e borxhit të vjetër (41 miliardë lekë) dhe deficitin e fondit të pensioneve (35 miliardë lekë).

Duhet shkuar mbrapsht deri në vitin 2004, për të gjetur një buxhet të shtetit shqiptar ku borxhi i ri (36 miliardë lekë) mbulonte interesat e borxhit të vjetër (24 miliardë lekë) dhe deficitin e fondit të pensioneve (12 miliardë lekë).

Shënim: Kriza financiare u bë alarmante në Greqi disa muaj më parë, kur qeveria, me borxhin e ri, nuk po mbulonte dot interesat e borxhit të vjetër dhe deficitin e fondit të pensioneve.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.