Ballkani - shtëpia e Zotit apo çerdhja e fantazmave

Në kohën e dominimit osman termi Ballkan kishte konotacion pozitiv. Konotacionin negativ këtij termi ia dhanë krimet serbe, greke e bullgare gjatë luftërave ballkanike.
Emri Ballkan rrjedh nga fjala perse Balak, që ka kuptimin e shtëpisë së lartë apo malit. Në literaturën evropiane termi Ballkan është përdorur për herë të parë më 1809 nga gjeografi gjerman A. Zeune. Emërtimi i gjithë gadishullit me këtë emër daton nga viti 1827.
Në këtë kohë fjala Ballkan kishte konotacion jashtëzakonisht pozitiv: kishte kuptimin e "shtëpisë së lartë", vendit të PERENDISE, aty ku u zhvillua qytetërimi. Këtë konotacion termi Ballkan e posedonte deri në kohën Perandoria Osmane u zbua prej gadishullit.
Konotacioni negativ i emrit Ballkan nisë me luftërat Ballkanike. Përkatësisht, me mizoritë serbe, malazeze, greke e bullgare ndaj popullsisë myslimane të kohës në Luftën e Parë Ballkanike dhe vazhdon me mizoritë serbe e greke ndaj bullgarëve në Luftën e Dytë Ballkanike. Konotacionit negativ të termit Ballkan në fakt më së shumti i kontribuuan miqtë e Serbisë.
“Iracionaliteti i ballkanikëve” – devizë për të barazuar agresorin me viktimën
Meqë krimet serbe ishin evidente dhe nuk mund të fshiheshin, sepse Serbia doli përfituesja më e madhe në këto luftëra, atëherë ato duheshin arsyetuar. Arsyetimi ishte se nuk janë vetëm serbët të këqij, por të gjithë janë njësoj. Miqtë e serbëve, që në shumicë ishin të grumbulluar në qarqet politike e intelektuale angleze e franceze, u angazhuan me tërë qenien që të mblidhnin dëshmi për iracionalitetin e fiseve ballkanike. Kjo bëhej me qëllim që Perëndimit t'i jepej mesazhi: lëreni ballkanikët të vriten mes veti, mos ndërhyni në iracionalitin e tyre, le të jetojnë me ligjet e tyre.
Natyrisht, ligjin e bën më i forti, dhe ky më i forti ishte Serbia. Ishte më i forti sepse gëzonte përkrahje ruse, angleze e franceze. Ky stereotip furnizohet edhe sot e kësaj dite.
"Balkan ghosts" ("Fantazmat ballkanike")
Një shkrimtar amerikan, pak kohë pra fillimit të shpërbërjes së ish Jugosllavisë, shkroi librin, shumë të lexuar në Amerikë, "Balkan ghosts" ("Fantazmat ballkanike").
Libri në dukje të parë nuk duket pro-serb, madje ai i trajton edhe serbët njësoj si edhe popujt tjerë ballkanikë: irracionalë, emotivë, të egjër etj, për të lënë përshtypjen e një autori objektiv. Në mesin e margaritarëve tjerë, gjithsesi atraktivë për zbavitjen e lexuesit perëndimor, autori paska takuar një shqiptar i cili nuk e pika rakinë vetëm e vetëm se këtë e pinë serbët, armiqtë e tij të përbetuar! Hilja është kjo: nëse ndodhë ndonjë gjë e keqe në Ballkan, mos u çuditni dhe mos lodhni kot të gjeni shkaktarin, kjo do të jetë vetëm një shprehje e irracionalitetit të tyre që i karakterizon të gjithë ato fise primitive.
Në kohën kur po shkruhej libri, serbët i kishin planet e gatshme për të gjitha ato të këqija që do t'i bënin. Dhe libri pati efektin e vet. Thuhet se kur Presidenti Clinton e lexoi këtë libër ndryshoi mendimin e tij për ndërhyrje në Bosnje më 1992. U desh të bëhen edhe tri vjet të tjera lufte e të vdisnin 200.000 boshnjakë që administrata amerikane t'i kthehej opcionit për ndërhyrje në Bosnje. Në ndërkohë serbët ia arritën qëllimit të tyre për copëtimin e Bosnjës.
Mirëpo, ashtu siç me fundin e dominimit osman në gadishull i erdhi fundi konotacionit pozitiv të termit Ballkan, tani kur po përfundon periudha e dominimit serb në Ballkan po i vjen fundi edhe konotacionit negativ të tij. Indikatori më i qartë është transformimi i opinionit të publikut të zakonshëm në Amerikë.
Stereotipi për ballkanikët irracionalë i dha kohë Serbisë
Kur filloi lufta slloveno - serbe, amerikanët e zakonshëm morën vesh se në një vend të quajtur Jugosllavi po ndodh diçka, por nuk e dinin se çka po ndodh dhe ku i bien Jugosllavia.
Kur filloi lufta kroato - sërbe, publiku i zakonshëm amerikan kuptoi se po bëhet një luftë në një shtet të Evropës, por nuk e dinin se kush janë palët në konflikt dhe për çka po luftojnë.
Kur filloi lufta mes serbëve dhe boshnjakëve, meqë mediet përgjithësisht boshnjakët i quanin Myslimanë, publiku i zakonshëm amerikan e kuptoi se njëra palë qenkan myslimanë dhe sigurisht që këta duhet të jenë të këqijtë, ngase të krishterët duhet të jenë si ne.
Pas tri viteve të luftës në Bosnje, më në fund u kuptua se viktima janë pikërisht këta myslimanët dhe se logjika e thotë se të këqij janë ata që shkaktojnë viktima dhe këta na qenkan serbët. Dhe meqë serbët na qenkan të krishterë ata po na turpëruakan edhe ne. Kështu zemërimi amerikanëve të zakonshëm ndaj serbëve u shumëfishua.
Kur filloi lufta në Kosovë, amerikanëve të zakonshëm nuk u interesoi se kush janë shqiptarët, por u mjaftuan me shfryrje dufi: "prapë këta serbët". Kësisoj e keqja më në fund e mori emrin e vet të vërtetë.
E vërteta është se trazirat në Ballkan nuk i shkakton irracionaliteti i ballkanikëve, por sjellja makiaveliste e serbëve. Por, meqë Ballkani si term politik pësoi të dyja konotacionet, atë pozitiv dhe atë negativ në një mënyrë u konsumua dhe tani, kohëve të fundit, ky term gjithnjë e më shumë po zëvendësohet me termin Evropa Juglindore.
Faik Konica shpiku i pari termin Evropa Juglindore
Në terminologjinë politike termi Evropa Juglindore i përket këtyre viteve të fundit.
Sikur Faik Konica ta kishte botuar librin e vet të lënë përgjysmë "Shqipëria, kopsht shkëmbor i Evropës Juglindore" do të kishte ngelur në analet e shkencave politike si pagëzuesi i gadishullit. Fatkeqësisht, libri i Konicës, i shkruar para gati 8 dekadave, është botuar tani vonë dhe atë vetëm i përkthyer në shqip.
Termi Evropa Juglindore po e zëvendëson termin Ballkan për të njëjtat arsye të cilat i përmend edhe Faik Konica. Botimi në anglisht i librit të Konicës i lënë përgjysmë, qoftë edhe me 8 dekada vonesë do të ishte një kontribut për shkencat politike në përgjithësi dhe një interes i veçantë për shqiptarët, pasi ky libër, fatkeqësisht i lënë përgjysmë, do të shënonte kontributin e një shqiptari në kthesat politike.
Natyrisht, termi Evropa Juglindore, nuk ia kthen këtij rajoni në kuptimin politik prestigjin e dikurshëm si djep i qytetërimit, si rajon nga ku edhe rrjedh emri Evropë (fillimisht Evropë është quajtur vetëm rajoni i Ballkanit të sotëm), por thjesht i jep kuptimin politik se ky rajon është pjesë e Evropës ashtu si edhe pjesët e tjera.
Comments
(DELETED)

(DELETED)

O Nexhmedin Që ti ke dëshirë

O Nexhmedin

Që ti ke dëshirë që perandoria Otomane (alias turqia e sotme) të rivendosë ndikimin dhe hegjemonisë e saj të dikurshme kjo nuk ka asnjë dyshim (kjo kuptohet dhe nga shkrimet e tua të mëparshme).

Por ajo që nuk kuptohet mirë është: Se si ka mundësi që një "Shqipetar" të ketë dëshirë të futet përsëri nën ndikimin turk.

E vura kastile emrin Shqipetar në thonjëza sepse unë besoj që ti duhet të jesh pasardhës i turqëve të mbetur mbas largimit të otomanëve, dhe nuk rrjedh në dejet e tua gjak Shqipëtari.

Unë nuk kam asgjë kundër Turqisë por unë ndjehem Shqipëtar Evropian dhe ma ka enda që dhe mardhëniet tona të kenë përparësi me vllezërit tanë Evropianë që kemi të njëjtin gjak dhe të njëjtën rracë, dhe jo me Turqit aziatikë, të cilët erdhën me dhunë në trojet tona dhe po me dhunë ndryshuan strukturën fetare dhe etnike të shoqërisë tonë të atëhershme.

Ne kemi të njëjtën gjak dhe rracë me kombet evropiane dhe me fqinjët tanë Grekë, Kroatë, Italianë, Serbë, Bullgarë etj.

Gabimi jonë i madh qëndron në faktin që ne nuk bëmë atë që bënë fqinjët tanë mbas çlirimit nga zgjedha otomane. Ata (Serbët Grekët,Bullgarët) i pastruan gjurmët dhe trashëgiminë myslimane nga trojet e tyre, kurse ne nuk e bëmë dhe prandaj vazhdojmë të kemi në gjirin tonë njerëz të llojit tënd.

Por megjithatë të mos ta zgjas shumë, një gjë është e sigurtë: E ARDHMJA E SHQIPTARËVE ËSHTË NË EVROPË DHE MARDHËNIET TONA (do apo sdo ti dhe ca si puna jote) DO TË NDËRTOHEN ME SIVLLEZËRIT TANË EVROPJANË, ME TË CILËT KEMI NJË GJAK DHE NJË RRACË

Tung

ILIRI

Faik bèj Konica ka

Faik bèj Konica ka thene:

Të kishin pakë ment Shqipëtarët, nukë këmbejnë as një fjalë me këta zgjebët. Të mos ish kombi shqipëtarë një komb i poshter e i ndyrë, i dergojin n’Anadoll, me një shkelm prapa!

E ka thene per ty Konica

E ka thene per ty Konica kete. Pse nuk e citon Konicen te plote, se fjaline me siper ai e ka per muhaxhiret si puna jote, te huaj qe vijne te na tegojne punet e shqiptareve.

Un nuk ka ardhe nga Anadolli,

Un nuk ka ardhe nga Anadolli, por ka ardhe nga Europa ku ju shqiptart plaset te futeni e nuk ju len mentaliteti anadollak. Ha,ha,ha.

A e di c'ke ti?! Pa provo te

A e di c'ke ti?! Pa provo te kthehesh andej nga erdhe se mbase do jemi me mire edhe pa ty neper kembe. Na ler neve ne mentalitetin anadollak, se ia dalim edhe pa ty.

Orè,! Un jam kethyer ne

Orè,! Un jam kethyer ne vendin tim, ne Europe, qe kur rà komunizmi shqiptar. Ketu ne Europe ka mbi njimiljon shqiptar, qe kan ikur nga Shqiperia e tyre e dashur dhe kan krijuar ketu jeten e tyre te lire. Ju e gezofshi Shqiperine e vllezerve turq-osman, Kosoven e vllezerve turq-osman si dhe te muhaxhirve turq. Ju kan klonuar turqit dhe ju kan bere si vehtja. Per kete ju nuk jeni as koshjent. Per kete arsye nuk ju do askush ne Ballkan.

Ka ca dite qe s'po me ze

Ka ca dite qe s'po me ze gjumi pse nuk me do Ratko Mladici

Shyqyr qe e nxorre me ne fund koken e muhaxhirit e po na drejtohesh 'ju shqiptaret". Ti je i huaj Paul, muhaxhir i huaj qe nuk te dhembin shqiptaret prandaj e ke kollaj qe hedh helm kudo qe shkruan. Po ti duhesh falenderuar, se shkruan me emrin e vertete. Kush e di c'kombesi kane edhe ca te tjere me psuedonime qe ndersejne shqiptaret kunder njeri-tjetrit duke u share fene e fisin.

sharlatan ma te madh nuk mun

sharlatan ma te madh nuk mun me xhet njeri. Ky asht doktor i shekncave dhe kjo tregon per nivelin arsimor ne Kosove...ky ka lexu ne wikipedia dhe sjell konstatime, ky insan nuk mundet pa plagjiature...

Ku e gjen Respublica kete

Ku e gjen Respublica kete .... qe na lodh koken me turqinine...
Boll kemi KlanHD-ne me telenovelat sojesorrollope...
O Zot, fale se s'di cfare ben i shkreti...
Megjithese cfare te falure?
Tipa si ky duhen cuar ne Guantanamo..atje ta mesoje mire, se si quhet termi myslimane dhe amerikane, meqe tenton ta beje krahasimin ne nje nga paragrafet e vet...
Turp qe na lodh gjuhen tone te bukur, me turqizmat e dala boje...
Rrofte Shqiperia dhe Kosova, te dyja te bukura, te dyja shqiptare dhe jo turke...

Pse valle lejohen

Pse valle lejohen artikullshkrues te tille qe nuk jane kurrsesi analist historik jo e jo, por as editorialist te certifikuar.Mister Spahiu eshte nje mjek qe ka mbaruar ne Shqiperi shkollen dhe se ka ushtruar as nje dite profesionin e tij ne vend te vet.I eshte dashur te shkoj te jetoj ne Mitrovice dhe atje te behet mjek i rendomt.Keshtu qe reputacioni i tij eshte i paperfillshem madje i neveriteshem. Eshte nga ata qe ka kritikur Ismail Kadaren pse mori pjes ne firmosjen me shume te ndritur te tjere qe mos te luhej me ndryshimin e historis se mesjetes dhe te mos i beheshin elozhe ne tekste shkollore historis Osmandhinjve ne trevat edhe kontet e Arberit.

Ndersa per termin Ball KHAN - qe te transliterosh sot do te thote pjesa e perparme e Kanes( cyci i kanes) per ngjashmeri vizive te pamjes se zvogeluar e hartes se Ballkanit. Nje perkthim tjeter eshte top i zjarrte fjale per fjale ne turqishte.Mbase perkon shume me gjylen e zjarrte me fitil te armeve te vjetra te osmandhinjve.Apo nje fuci baroti e etiketuar nga Europa. E gjithe zona Ballkanit qe fillon nga siper Sllovenis dhe mbaron deri ne Parge mundet te quhet ndryshe dhe ILIRIADA dhe nuk pse te quhet me asnje mburrje ballkan/izma, e aq me pak as Europa juglindjes.Ose Heleno-Iliriada. A e dini se kufiri i fundit dhe muri i fundit i kalase ILIRE eshte ne qender te sheshit te Vjenes ne Austri?Kjo eshte krenari e vertet.

Pse valle lejohen

Pse valle lejohen artikullshkrues te tille qe nuk jane kurrsesi analist historik jo e jo, por as editorialist te certifikuar.Mister Spahiu eshte nje mjek qe ka mbaruar ne Shqiperi shkollen dhe se ka ushtruar as nje dite profesionin e tij ne vend te vet.I eshte dashur te shkoj te jetoj ne Mitrovice dhe atje te behet mjek i rendomt.Keshtu qe reputacioni i tij eshte i paperfillshem madje i neveriteshem. Eshte nga ata qe ka kritikur Ismail Kadaren pse mori pjes ne firmosjen me shume te ndritur te tjere qe mos te luhej me ndryshimin e historis se mesjetes dhe te mos i beheshin elozhe ne tekste shkollore historis Osmandhinjve ne trevat edhe kontet e Arberit.

Ndersa per termin Ball KHAN - qe te transliterosh sot do te thote pjesa e perparme e Kanes( cyci i kanes) per ngjashmeri vizive te pamjes se zvogeluar e hartes se Ballkanit. Nje perkthim tjeter eshte top i zjarrte fjale per fjale ne turqishte.Mbase perkon shume me gjylen e zjarrte me fitil te armeve te vjetra te osmandhinjve.Apo nje fuci baroti e etiketuar nga Europa. E gjithe zona Ballkanit qe fillon nga siper Sllovenis dhe mbaron deri ne Parge mundet te quhet ndryshe dhe ILIRIADA dhe nuk pse te quhet me asnje mburrje ballkan/izma, e aq me pak as Europa juglindjes.Ose Heleno-Iliriada. A e dini se kufiri i fundit dhe muri i fundit i kalase ILIRE eshte ne qender te sheshit te Vjenes ne Austri?Kjo eshte krenari e vertet.

Add new comment