Ti qofsh o Lulzim Basha!

Postuar në 03 Prill, 2012 04:42

Fotografitë më mbresëlënëse të Tiranës, por edhe më pak të njohurat, janë padyshim ato të qytezës osmane të para-ndërhyrjeve urbanizuese. Dhe jo vetëm fotografitë, por edhe gravurat e rralla që nga Edward Leare e tekëndej apo përshkrimet plot ngjyra te Degrandit, Hahnit a Ipennit. Nga kjo Tiranë, e banuar në masë dërrmuese nga muhamedanë, e më pak nga gogë a vllehë, thuajse nuk ka mbetur asgjë: një a dy shtëpi, jashtë hirit të institucioneve e që IMK-ja ua ka harruar derën, ura në rrugën që shpinte për Shinjergj dhe xhamia e famëshme e Ethem Beg Tiranës në qendër, të cilën Enveri e kurseu. Kjo nga Tirana osmane; vetëm kaq!... Ah, jo, edhe një gjë tjetër: kopshti i Namasgjahut pranë urës së Tabakëve. E pra për t’u kthyer tek fotografitë, ndër më të bukurat e asaj Tirane, dhe ndër më interesantet janë ato ku në sfond duket selvitë shekullore të Namasgjahit.
Uzurpimi i dhuntë i Tiranës nga Toptanasit kërkonte një peshqesh për qytetin dhe trashëgimtarët e shumtë të familjes krutane, pas qetësimit të situatës nga rënia e pashallëqeve vendosën të paqtohen me qytetarët përmes dhurimit të një prej pronave më për zemër që ata kishin: truallit të freskët e të plleshëm buzë Lanës të destinuar për faljen e namazit, të kremtet e mëdha, sidomos Bajramin. E sa i takon vendit, zgjedhja e mësipërme u bë pasi dukej se sheshi para xhamisë së vjetër nuk mjaftonte, e ndërkaq për të mos përzjerë “shenjtni e profani” në fushën e pazarit pranë xhamisë së Ethem Begut u hoq dorë dhe nga kjo. Fusha e rrethua me avlli të fortë me gurv të bardhë dhe u mboll simbas zakonit me pemë të shenjta e jetëgjata,simbol i amëshimit: selvi. Kjo shënon dhe një nga piketat e forta të formimit të thurjes urbane të Tiranës së ardhme, e cila do të zhvillohej me shumë shpejtësi në të ardhmen e afërt. Ngjarjet fetare e historike që u ngjizën në atë fushë qenë aq të rëndësishme saqë mbreti Zog, e ruajti parkun në fjalë duke e integruar me parqet mbretërore dhe me lulishten popullore (milet bahçenë) aty pranë duke u mjaftuar me shembjen e mureve të gurit, por jo me prerjen e selvive. Parku u shpëtoi ndërhyrjeve të planeve austriake e italiane, sovietike e shqiptare, franceze e zvicerane, por nuk i shpëtoi Lulzim Bashës që në një akt të paparë abuzimi me Ligjin e Trashëgimisë, godet parkun historik-monumental më të vjetër të qytetit dhe një ndër monumentet më përfaqësuese të vjetërisë dhe qytetarisë së kultit muhamedan në Tiranë.
Kam qenë anëtar i jurisë ndërkombëtare për xhaminë a Tiranës dhe në fjalën time aty kam theksuar se xhamia e re (sipas planit francez) në ballë të rrugës së Dibrës, brenda zonës këmbësore të kryeqytetit, ish një hapësirë e re, e cila zhvillohej duke ruajtur të paprekur truallin e Parkut të Namasgjahut, konsideruar ndër të tjera pjesë integrale e ansamblit monumental të kryeqytetit që në maj të vitit 2000, dhe listuar si Monument Kulture në vitin 2006.
Veprimi i zotit Basha, pa marrë në konsideratë as statusin special të këtij monumenti, as planin rregullues të kryeqytetit, as zonat e gjelbëra të tij dhe as “mendimin e qytetarëve të Tiranës multikulturore” që ai kaq shumë mburret se e ka në hater është një tjetër rekord në dëmtimet e gureve të themelit që Tirana ka. Ai dhe ata që e shpurojnë, qofshin!
(sg/shqiptarja.com)

Comments

Submitted by davidi (not verified) on

me duket se xhamia behet ne vendin e kuvendit te sotem... dhe i bie qe selvite ti kesh aty akoma. sa bukur e kishit vendosur me francezet per xhamine perballe me rrugen e dibres, mu ne mes te tiranes me perspektive europiane dy xhami. ti dhe mendjeshkurter te tjere si ti duhet te kishit ruajtur asnjanese nga simbolet fetare qendren e tiranes sepse ajo i perket nje populli dhe nje shteti laik. tani qendra me shamine e et'hemit me katedralen e anastasit e me ate te rrok mirdites duket si nje buce me tri koke. pak a shume si ai qeni i ferrit mitologjik. ne dreq te vesh ti besimet shushunja shqiptare dhe gjithe gabimet gramatikore dhe sintaksore qe ke ne te shkruar.

Submitted by mandi tirane (not verified) on

O ARTAN

KE HARRUAR TE VDESESH TI LALE

Submitted by gjergji (not verified) on

Po mire... anuk eshte thelbi ketu ruajtja e objekteve te shpallura monument kulture? Keto te tjerat jane bla-bla dhe opinione personale. Per mua ne te dy vendet mund te behej xhamia pa problem, por duke iu referuar standardeve ligjore. Thelbi eshte i drejte, monumetet e shpallura o jane te tilla o nuk jane. Duhet mbrojtur principi se perndryshe nuk kemi se si te gjykojme pa rene ne subjektivizem. Monumentet nuk duhen prekur.

Add new comment

Plain text

• No HTML tags allowed.
• Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
• Lines and paragraphs break automatically.