Tulipa Albanica, Shqipëria i vetmi vend europian me tulipanë “vendas”

Postuar në 08 Gusht, 2011 04:35

Gazeta britanike The Guardian i kushton një ekstrakt të shkurtër në faqet e saj lules tulipa albanica, një tulipani që, sipas saj, është i vetmi me origjinë shqiptare në një familje prej 100 speciesh të kësaj familjeje. Quentin Wheeler, drejtor i Institutit Ndërkombëtar të Eksplorimit të Specieve në Arizona State University, shkruan se Tulipa Albanica i njohur më parë si Tulipa Australis u zbulua në fshatin Surroj dhe ka ngjyrë të kuqe dhe një të verdhë të bollshme. Wheeler shton se kjo lloj luleje mund të ketë përhapje më të gjerë edhe në habitate të ngjashme në Ballkan. Nga më shumë se njëqind lloje të ndryshme tulipanësh, shumica e kanë origjinën në Kinë dhe Azinë Juglindore dhe janë sjellë prej andej në Afrikën e Veriut dhe Europë.

Me Tulipa Albanica Shqipëria është i vetmi vend europioan që pranohet si vendlindja e kësaj luleje të bukur. The Guardian e titullon ekstraktin  “New to Nature No 49: Tulipa Albanica (Hyrje e re në natyrë: Tulipa Albanica).

L.A.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.